Namazi i natës – Vlera e tij (II) – 2

Namazi-86Namazi i natës – Vlera e tij (II) – 2
11 – Lejohet xhelozia ndaj atij i cili falet natën ,sepse ka shpërblim të madh dhe e ka vlerën më të madhe se dunjaja e çfarë ka në të, Abdullah ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell nga i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” Nuk ka xhelozi (hased) përveç se në dy persona: Njeriut të cilit Allahu ia ka dhuruar Kuranin dhe ai e lexon atë natën dhe ditën si dhe njeriut të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe ai e shpenzon atë ditën dhe natën.[1] Gjithashtu përcjell Abdullah ibn Mesudi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” Nuk ka xhelozi përposse në dy njerëz: Njeriut të cilit i është dhënë pasuri të cilën e ka shpenzuar në hak, si dhe njeriut të cilit Allahu i ka dhuruar urtësi dhe ky me të gjykon dhe i mëson të tjerët.”[2]

12 – Leximi i Kuranit në namazin e natës është profitabile, bazuar në hadithin e Abdullah ibn Amrit -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” Kush falet me 10 ajete nuk llogaritet prej të pakujdesshmive (gafilëve), ndërsa kush falet me 100 ajete shkruhet prej të devotshmëve kurse kush falet me 1000 ajete llogaritet prej atyre të cilet fitojnë shpërblim me thesare.”[3]

Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” A dëshiron ndonjëeri prej jush që kur të kthehet tek familja e tij të gjen tre deve të mëdha e të trasha?” – thamë: Po. – Tha:” Tre ajete të cilat i lexon ndonjëeri prej jush në namazin e tij ato janë më të mira për të se sa të ketë tre deve të mëdha e të trasha.”[4]

Ndërsa i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ia ka caktuar Abdullah ibn Amrit -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kohën me të shkurtë për të bërë një hatme, kur i ka thënë:” Për një muaj”, më pas “ për 15 ditë”, më pas “për 10 ditë” më në fund për ” për 7 ditë.”[5] Tha Amri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij,: Unë kam mundësi edhe më tepër o i Dërguari i Allahut. – i tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, :” Nuk kupton gjë ai i cili e lexon Kuranin për më pak se tri ditë.”[6]

Katër: Koha më e mirë për të falur namaz nate është pjesa e tretë e natës, edhe pse lejohet që namazi i natës të falet në fillim të natës ose në mes të saj ose në fund të saj. Kjo e nxiret nga hadithi i Enesit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë:” i Dërguari i Allahut nuk agjëronte ndonjë muaj sa që mendonim se nuk do të agjëroj fare, ndonjëherë agjëronte aq shumë sa që mendonim se do ta agjëroj tërë muajin. Poqëse dëshiroje ta shihje atë duke u falur natën do ta shihje, poqëse dëshiroje ta shihje duke fjetur do ta shihje.[7] Krejt kjo tregon për lehtësim, kështu që besimtari falet natën aq sa ka mundësi, mirëpo e mira e të mirës është që të falet natën në pjesën e tretë të natës, pra në pjesën e fundit të saj, duke u bazuar në hadithin e Amr ibn Abeses -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” Zoti është më afër robit të tij në thellësinë e fundit të natës, poqëse ke mundësi të jesh prej atyre të cilët e përmendin Allahun në atë kohë bëhu prej tyre.[8] Ndërsa akoma më i qartë është hadithi i ebu Hurejres-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” Zoti i lartëmadhëruar zbret çdo natë në qiellin e dunjasë kur është pjesë e tretë e natës dhe thotë: Kush më lutet Mua t’ja pranoj lutjet, kush kërkon diç prej Meje t’ja jap, kush kërkon falje nga Unë ta fali. Kështu vepron derisa të ndriçon agimi.”[9]

Xhabiri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” Gjatë natës egziston një orë në të cilën poqëse besimtari i lutet Allahut për mirësi në dunja dhe në ahiret Allahu do t’ja jep atë çfarë ai e lyp ,kështu vepron(Allahu) çdo natë.”[10]

Abdullah ibn Amr ibn As-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” Namazi më i dashur tek Allahu është namazi i Davudit-paqa e Allahut qoftë mbi të, si dhe agjërimi më i mirë tek Allahu është agjërimi i Davudit-paqa e Allahut qoftë mbi të, i cili gjysmën e natës flente, një të tretën e saj faleshte, pastaj në një të gjashtën e saj flente kurse agjëronte një ditë po e një ditë jo dhe nuk ikte prej lufte.”[11]

Kur është pyetur Aisheja-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, se cila vepër ka qenë më e dashur te i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: E vazhdueshmja. – i thashë: Kur çoheshte për tu falur? – Tha: Çohej kur dëgjonte zëra. (zërin e gjelit)[12]. Kurse në një hadith të saj thuhet:” Të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e zgjonte Allahu natën kështu që ai falej deri në syfyr derisa e mbaronte virdin (te falurën e zakonshme) e tij.[13]

 

[1] Tranmeton Muslimi në librin “Namazi i udhëtarit”, kaptina “Vlera e faljes me Kuran” nr.815.

[2] Mutefekun alejh, Buhariu në “Kitabul ilm, “Babul igtibatu fil ilmi vel-hikmeh” nr. 73, Muslimi në “Kitabul salatul musafirun”, “Babu fadlu men jekunu bil Kurani vejualimunu ve fadlu me te alem hikmehu min fikhi ev gajrihi fe amile behave alemena” nr.816

[3] Mundhiri në “Tergib ve terhib” 1/495, transmeton Ebu Davudi në “Kitabul shehru Ramadan”, “Babu tahzibul-Kuran” nr.1398 si dhe Ibn Huzejmeja në Sahihun e tij 2/181 nr.1142, Albani hadithin e ka bërë të saktë bë “Sahih Ebu Davud” 1/263 si dhe në “Silsiletu ehaditha sahiha” nr.643.

[4] Transmeton Muslimi në “Kitabul salatul-musafirun”, “Babu fadli kiraetil Kuran fi salah ve tealumuh” nr. 802.

[5] Sunen Ebu Davud në “Kitabul shehru ramadan”, “Babu tahzibul-Kuran, nr.395, Albani e ka bërë hadithin të saktë në “Sahih sunen Ebu Davud” 1/262.

[6] “Sunen Ebu Davud”, “Kitabul shehru Ramadan”, “ Babu fi kem jekrau el-Kuran, nr.1390, Albani hadithin e ka bërë të saktë në “Sahih sunen Ebu Davud” 1/261.

[7] Transmeton Buhariu në “Kitabul tehexhud”, “Babu kijamu nebij leje min ve neubihi ue ma nusiha min kijamul lejl” nr. 1141.

[8] Transmeton Timidhiu në “Kitabul davit”, “ Babu fi duai dajf” nr. 3579, Ebu Davudi njejtë si ai në “Kitabul tetavui”, “Babu men ruhisa fina idha kaneti shemsu murtefiatun nr.1277, Nesaiu në “Kitabul-mevakit”,”Babu nehju ani salati badel-asri” nr 572, Albani e ka bërë hadithin sahih në “Sahih sunen Timidhi” 3/183.

[9] Mutefekun alejh: Buhariu nr.145, Muslimi nr.758.

[10] Transmeton Muslimi nr.757

[11] Mutefekun alejh, Buhariu nr.1131, 1979 si dhe Muslimi nr.1159.

[12] Shënim i përkthyesit

[13] Ebu Davudi nr.1316, Albani e ka bërë hadithin të mirë në “Sahih sunen Ebu Davud” 1/244.

 

Shkëputur nga libri “Namazi i natës”

Autor: Dr. Seid ibn Alij ibn Vehf el-Kahtani

Përktheu: Nexhat Ceka

You may also like...