Namazi i teravive – Mendimet

7Namazi i teravisë në Ramazan!

Imam Tirmidhiu, rahimehullah, thotë:
” Shumica e dijetarëve islam janë të mendimit që namazi i teravisë duhet të falet njëzetërekate.
Të këtij mendimi janë Omeri, Aliu dhe shumë prej shokëve të pejgamberit alejhi selam.
Të këtij mendimi janë edhe shumica e fukahave islam, siç janë:
Sufjan et Theuri, Abdullah Ibën Mubareku, Imam Shafiu, fukahatë e medh’hebit Hanefij, fukahatë e medh’hebit hanbelij, etj.
Saqë, Imam Shafiu, thotë:
” Kështu i gjeta njerëzit në Meke duke e falur namazin e teravisë, pra e falnin njëzetë rekate namazin e teravisë.”
Imam Maliku thotë se namazi i teravisë lejohet të falet edhe 36rekate duke mos e llogaritur vitrin.
Disa dijetarë të tjerë janë të mendimit që prej sunetit është që namazi i teravisë duhet të falet tetë rekate, ndërsa falja e namazit të teravisë njëzetërekate është mustehab(një gjë e pëlqyer).”

nga arabishtja;
Suad Shabani

You may also like...