Ndarësi i shoqërive dhe bashkësive – Vdekja – 1

Vdekja-2Ndarësi i shoqërive dhe bashkësive-vdekja

Vdekja është ajo e cila çdo herë është afër njeriut madje edhe më afër se lidhëzat e këpucëve të njeriut, ajo është prishës i kënaqësive njerëzore, ndarës i bashkësive. Këtë e kanë shijuar njerëzit të cilët kanë qenë shumë më të mirë se ne, të cilët madje gjithe jetën ia kushtuan botës tjetër-ahiretit me punën dhe veprën e tyre, për këtë arsye duhet ta përkujtojmë vdekjen dhe njëkohsisht të punojmë për atë e cila na pret pas saj, pra jeta e përhershme.

Shkaqet të cilat çojnë deri tek ngurtësimi i zemrave

Të dashurit e mi dijeni se ngurtësimi i zemrës është sëmundja e rrezikshme me të cilën jemi sprovuar në këtë kohë, e ndëgjojmë Kur’anin Famëlartë përsëri zemrat tona nuk ndikohen, prezantojmë në varimin e vëllëzërve tonë mësim nuk marim, dëgjojmë këshilla të ndryshme rëndë përkujtohemi, e gjitha kjo sepse zemrat tona janë forcuar dhe ngurtësuar. Por një gjë e dim, se çdo sëmundje që egziston veçse Allahu për të ka zbritur ilaçin e saj, e pa dyshim se ilaçi më i mirë i zemrës së sëmurë është leximi i ajeteve të Kur’anit, duke i kuptuar ato dhe duke medituar mbi to, pasi që ky libër nëse do të shpallej apo të zbriste mbi një kodër do ta shihje kodrën të strukur e të çarë prej frikës nga pronari i këtij libri, Allahut Fuqiplotë, thotë Allahu në Kur’an:” Libër të cilën ta zbritëm ty (o Muhamed), i begatshëm që ti studiojnë argumentet e Tij.”(Sad:29)

Sa e sa këshilla dhe mësime ka në ajetet e suret e këtij libri, mirëpo siç ka thënë vet Allahu:” Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë të forta si guri apo edhe më të forta se guri.” (Bekare:74)

I Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshra e Allahut qofshin mbi të) na ka këshilluar me një këshillë prekësë, e shkurtër por me kuptim të madh, madje për këtë janë të pajtimit të gjithë dijetarët se kjo këshillë është një prej këshillave më të mira të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshra e Allahut qofshin mbi të), e kjo pa dyshim nuk është për tu habitur sepse të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i janë dhënë “Xhevamiul kelam” – fjalë të pakta por me kuptim të lartë, e kjo këshillë është:” Përmendeni sa më shumë prishësin (shkatëruesin) e kënaqësive.”, pra vdekjen.

Po vëlla i dashur prej atë ditë të cilën e kemi haruar vdekjen dhe agoninë e saj, varrin dhe erësirën e tij, llogarinë dhe qortimin gjatë jetës në të, urën e siratit dhe hollësine e saj, kur i haruam gjitha këto na u ngurtësuan zemrat tona, e na janë bërë sikur gurëzit, madje edhe më të ngurta. Pra për këtë arsye i dërguari i Allahut (paqa dhe mëshra e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” Përmendeni sa më shpesh prishësin e kënaqësive.

Nuk i përmendet vdekja një të forti vetëm se e dobëson atë, nuk i përmendet atij i cili mburet apo krenohet vetëm se e nënçmon atë, nuk përkujtohen shumica me të vetëm se i pakëson ato, sepse VDEKJA…është VDEKJE.

Nuk mund të ikësh prej saj, e as të fshehesh dikund

Ku të zbret e bën varr atë vend

Këtë e shohim me sytë tanë, e kjo është realitet

Mirëpo edhe pse e dimë së është realitet duam ta përgënjeshtrojmë

Tek Allahu ankohemi për ngurtësine e zemrave tona

Sikur këshilluesi vdekja çdo ditë mban zi e qanë

Shpresojmë me shpresë të gjatë dhe e presim prodhimin e saj

E ndoshta vdekja është më afër se shpresat tona

 

Vdekja është siç kanë thënë dijetarët: Ndarja e shpirtit nga trupi apo pauzë në mes këtyre të dyjave, kalim prej një gjendje në një tjetër, kalim prej një vendi në një tjetër, madje Allahu për këtë arsye dhe e ka quajtur fatkeqsi, ka thënë:” Nëse jeni në udhëtim dhe ju gjen fatkeqësia (telashja) e vdekjes.” (Maide:106) Mirëpo fatkeqësia më e madhe, Allahu na ruajtë është gafleti-shkujdesja ndaj vdekjes, mos përkujtimi i saj dhe mos përgatitja për të, e kjo pa dyshim se është edhe më e madhe se vet vdekja.

Nuk është e rastësishme se si komentatorët e Kur’anit ajetin:” Ai është i Cili krijoi vdekjen dhe jetën për t’ju provuar se cili prej jush është më vepër mirë.” (Mulk:2)  e kanë komentuar duke thënë se e ka kuptimin: Ai i cili më shumë e përmend dhe e përkujton vdekjen ai pregatitet më shumë për të. Ebu Alij Ed-dekik (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Kush e përmend shpesh vdekjen fiton tre gjëra:

E para: pendohet shpejt, e dyta: është aktiv i disponuar në adhurime, dhe e treta: është i lumtur shpirtërisht. Kurse ai i cili e ka haruar vdekjen humbë apo dënohet në tre gjëra:

E para: vonohet në të penduarit e tij tek Allahu, e dyta: ndejn vështirësi në adhurim dhe e treta: nuk është i rehatshëm shpirtërisht.

Pra ajo e cila ndikon në zemër është të përkujtuarit e vdekjes, në gjendjen e saj, agoninë e saj, varin dhe erësirën e tij,  prandaj dhe i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” Me të vërtet në fillim ua kisha ndaluar ti vizitoni varrezat, e tani ju urdhëroj ti vizitoni sepse ata ua përkujtojnë vdekjen.”

E prej asaj dite kur njerëzit e haruan vdekjen dhe jetën e amshueshme, e lanë namazin, u zhytën në detin e mëkateve dhe harameve të ndryshme e u larguan njerëzit nga urdhërat e Allahut…

O ti i pakujdesshëm i cili nuk vepron

E të ka mashtruar shpresa e gjatë

Vdekja të vjen papritmas

Kurse varri është sandëku i veprës

 

A ke menduar ndonjëherë kur ke dalur nga shtëpia yte herët në mëngjes se vallë a kthehesh për së dyti në shtëpinë tënde? A ke menduar vallë se kjo mund të jetë dita e fundit e jetës tënde? E në qoftë se tani në këtë moment të vjen meleku i vdekjes të ta mer shpirtin, vallë a je i kënaqur me veprat që i ke bërë? Mos u habit Allahu të ruajtë por jepi përgjigje vetvetes, sepse kjo nuk është aspak ekagjërim në pyetje, a je apo jo i përgatitur për ta takuar Allahun tënd?

Një njeri të cilin e njoh u paraqit tek familja nga ora një e drekës dhe u tha: Sot kma marë leje për të dalë nga puna para kohe më tregoni çfarë duhet t’ju sjell në shtëpi? I thanë: Duhet kjo dhe kjo. Tha: ora një jam aty inshAllah. Kaloi një orë, dy, tre mirëpo nuk erdhi fare. Kur para namazit të akshamit u paraqit në numrin e kësaj shtëpie dikush dhe u tha: Allahu ju lashtë shëndoshë juve sepse familjari juaj sa doli nga puna bëri ndeshje me një makinë dhe ndëroi jetë.

Më trego për Allahun: Vallë a ka menduar ky njeri kur është nisur për në shtëpinë e tij se nuk do të mund të mbrinë në të, apo a u ka shkuar ndërmend familjarëve të tij se ai i cili i bartë nevojat e tyre shtëpiake nuk do të mund të vijë tek ata këtë ditë?

Një njeri nga njerëzit e devotshëm i cili banonte në pjesën më të lartë të fshatit të tij ngritej në pjesën e fundit të natës, diltë në kopshtin e tij dhe thëriste me tërë fuqinë e zërit të tij duke thënë: Përgatituni për vdekjen, përgatituni për vdekjen, përgatituni për vdekjen. I përsëriste këto fjalë vazhdimisht dhe i dinin njerëzit se kush e bën këtë pothuajshe çdo natë, mirëpo erdhi një kohë kur ky mungoi për një kohë të gjatë, pra nuk ndëgjohej ai zë në fundit e natës. Si pasojë prijësi i atij fshati pyeti se ku është filani, i thanë se ka vdekur. Tha: çdoherë i përkujtonte njerëzit për vdekjen derisa vdiq edhe vetë. Po ai vdiq por si vdiq? çdoherë duke i këshilluar të tjerët për vdekjen derisa e kaploi ajo për të cilën këshillonte edhe vet atë, porse ajo kur i erdhi e gjeti të përgatitur për të, të kujdesur duke mos u mashtruar me shpresat e gjatë të kësaj jete.

Ka qenë Sufjan eth-Theuri (Allahu e mëshiroftë) të cilin njëherë i kanë thënë: Nëse do të thonin se shpejt do të vdesish çfarë lloj veprash do të bëjë për në fund të jetës tënde? U përgjigjë duke thënë: Nuk do të shtoja as një vepër më shumë edhe sikur ta dija kur do të vdisja. Pra ky njeri e ka adhuruar Allahun çdo herë sikurse me qenë dita e tij e fundit, duke mos lënë vepër të mirë pas dore gjatë tërë kohës, prandaj edhe sikurse ta dinte se kur do vdiste nuk do të mund të shtonte asnjë vepër më shumë.

Një njeri njëherë i ka thënë shokut të tij i cili ishte larg rrugës udhëzimit:

– O ti fulan, në qoftë se vdes në këtë hall a do të jesh i kënaqur? – i tha:

– Jo vallahi! Atëherë i tha:

– Po a kë bërë nijet ta ndërosh hallin në të cilin je në një gjendje në të cilën do të jesh i kënaqur me veprat e tua madje edhe në qoftë se vdes në atë gjendje? – i tha:

– Nuk më ka shkuar ndërmend për këtë asnjëherë! Ia ktheu pyetësi

– Po pas kësaj bote a ka botë me shpresa?! – iu përgjigjë mëkatari duke thënë:

– Jo vallahi! – atëherë i tha:

– Vallë çfarë mëndon në qoftë se të vjen meleku i vdekjes e ti je në këtë gjendje që je?!

Do të shpërngul ty vdekja nga shtëpia yte

Do ta zavendësoj ty vdekja shtëpinë me një shtëpi tjetër

Po të lësh çdo gjë për të cilën je munduar një kohë të gjatë

Prej pasurisë tënde do të biesh në varfëri

Në sytë e tu krimbat e varrit do të shoqërojnë

Ndërsa shtëpinë tënde do ta gëzojnë të tjerë në vendin tënd…

 

Po vëllau im shumë i dashur: Mos e haro vdekjen, sepse janë të pajtimit gjithë dijetarët se vdekja nuk ka vend të caktuar, e as kohë të caktuar e as arsye të caktuar kur vjen, e as jeta është e caktuar që ta dish se kur ajo do të viziton, por vin krejt papritmas pa e shijuar, thotë Allahu në Kur’an:” Thuaj: Ska dyshim se vdekja prej së cilës po ikni ka për t’ju zënë, e pastaj do të ktheheni tek Ai, që e di të padukshmen dhe të dukshmen, e atëherë Ai do t’ju njohtoj për atë çfarë keni punuar.”(Xhuma:8)

Agonia e vdekjes është e vërtetë që do tu vjen, kjo është ajo prej të cilës ti po ikje.” (Kaf:19) Që do të thotë kur ti vjen vdekja dikujt i thuhet: Kjo është ajo prej së cilës ti mundoheshe të ikësh. Prandaj gjatë ose shkurt një ditë do të vjen vdekja patjetër.

Njerëzit në prag të vdekjes ndahen në dy kategori:

E para: e cila e dëshiron takimin me Allahun dhe Allahu e dëshiron takimin me to.

E dyta: e cila e uren takimin me Allahun dhe Allahu e uren takimin me to.

Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) ka thënë: O i Dërguari i Allahut çdo kush prej nesh e uren vdekjen? – i tha i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):” Nuk është ajo qëllimi oj Aishe, robit të devotshëm kur i vjen vdekja, melekët e përgëzojnë atë me xhenet, se Allahu është i kënaqur prej tij, e jo i hidhëruar, atherë ky rob e dëshiron takimin me Allahun dhe Allahu e dëshiron takimin me të. Ndërsa robi mëkatarë i cili ka qenë i shkujdesur nga vdekja dhe nuk ka punuar për këtë ditë i vinë melekët në prag të vdekjes dhe e përgëojnë me hidhërim dhe dënim nga ana e Allahut, atëherë ky e uren takimin me Allahun dhe Allahu e uren takimin me të.

Omer ibn Abdulazizi (Allahu e mëshiroftë) u ka thënë bashkëbiseduesve të tij: Kur të uleni me mua ju kushtëzoj me tri gjëra në qoftë se doni që të rini me mua në një mexhlis: E para: Mos flitni për dynjanë, e dyta: mos merni nëpër gojë dikënd, dhe e treta: mos talleni e të bëni shaka asnjëherë. Kështu që e përkujtonin vdekjen, agoninë e saj, varrin, erësirën e tij, e kur ngriteshin nga mexhliset me Omer ibn Abdulazizin ngriteshin sikurse nga ndonjë xhenaze, çfarë këshillat të dobishme nëse do ti kishin praktikuar edhe neve sot…Prandaj nuk është për tu habitur për këtë burrë kur në fund të jetës së tij kanë treguar se ai e ka lexuar ajetin e Kur’anit në të cilin Allahu thotë:” Ky është xheneti të cilin e kemi pregatitur për ata të cilët nuk e duan mendjemadhësinë në tokë e as çrregullimin, e përfundimi i mirë u takon të devotshmive.” (Kasas:83)

Dynjaja sa e sa të të zgjatet ajo është e shkurtër, sa më shumë që të të duket e madhe ajo është e pavlerë, do të vijë një ditë kur do të palosesh në shtrat, do të dëshirosh ta përqafosh të voglin tënd mirëpo nuk do të mundesh, të mëdhejtë e tu por nuk do të mundesh sepse Ajo do të ndan për një çast nga çdo gjë e dashur për ty në këtë botë dhe atë pa të pyetur aspak.

Mjer për ty si do të jetë gjendja yte në ao momente, atë ditë kur syte e tu fryhen, ftohen gjymtyrët e tua , ndahen kërcit e këmbës, dëshiron të flasësh mirëpo nuk mundesh , dëshiron të thuash diçka mirëpo nuk mundesh:” Dhe kur të vjen agonia e vdekjes hak (e vërtetë) kjo është ajo prej së cilës ti po ikje, e kur ti fryhen surit, kjo është dita e premtuar, e atë ditë çdo njeri do të vijë bashkë me dëshmiarin dhe grahësin.” (Kaf:19-21)

Shkëputur nga libri: “Ndarësi i kënaqësive – Vdekja”

Pergatiti dhe pershtati: Nexhat Ceka

You may also like...