Ndihmat e Sirisë nesër pritet të mbrijnë në kampin e refugjatëve

Ndihmat e Sirisë - 4Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e humb dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Pas nisjes së karavanit të ndihmave ditën e shtunë me datë 11.01.2013 i përbërë nga 3 transportues – maune, të cilat bartin mbi 50 ton veshmbathje për refugjatët sirian sot në mbrëmje ato janë stacionuar në qytetin Adana të Turqisë i cili është afër 400 km nga caku ku janë drejtuar ndihmat.  Sipas marëveshjes më I.H.H- të Turqisë (organizata humanitare ndërkombtare turke) destinacioni i tyre final është qyteti Kilis i Gaziantepitit, qytezë 10 km nga Siria, prej ku me transport tjetër do të drejtohen në Halep të Sirisë, kurse këtë informacion na e siguroj përmes kontaktit Abdulmexhid Saiti për ndryshe kryetari i shoqatës humanitare “Drita” – Tetovë e cila është edhe bartësja juridike e gjithë nismës për ndihmën e Sirisë dhe refugjatëve të saj me veshmbathje.

Këto lajme të mira pa dyshim se i qetësojnë si zemrat e kontribuesve ashtu edhe ata të organizatorëve pasi që pas mbledhjes së një sasi aq të madhe rrobash nga gjithë Maqedonia perëndimore ishte një barrë shqetësuese dhe një përgjegjësi e madhe për gjithë ata që morën pjesë në këtë nismë. Por duke e ditur sinqeritetin dhe dëshirën për ti ndihmuar këtoa qindra mijëra refugjatë të dislokuar brenda dhe jashët Sirisë Ai i Cili gjithmonë i hap rrugët veprave bamirëse dhe i finalizon veprat humane – Allahu, edhe kësaj radhe me një lehtësi të madhe na e mundësoj që edhe ky projekt pothuajse pej sot të quhet i finalizuar për shkak të mbëritjes shumë afër cakut për ku ishin nisur, prandaj ne lehtësuesin e gjendjeve dhe ngjarjeve Allahu e falenderojmë dhe e lusim Atë që tua lehtësoj atyre shumë më mirë dhe më shpejt gjendjen se sa që kemi mundësi ne dhe ta çliroj Sirinë nga tirania e paparë me dekada e ta shijoj populli sirian lirinë ashtu siç po e shijojnë sot shumë shtete që u çliruan nga diktatura dhe tirania shume dekadore në vendet arabe.

Lutja jonë e fundit është Falenderimi i takon Allahut, paqa dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi gjithë pasuesit e tij deri në ditën e gjykimit.

Stafi i sh.q. Horizonti – Plus – Tetovë

You may also like...