Ndjesë o Ramazan… (II)

Ramazani-1 (2)Halid Rashid

Mirëse erdhe Ramazan, po të përcjellim…

Muaji më i mirë, muaji i bekuar, muaji bujar, i vlefshëm, në këtë muaji ka zbritur Kurani dhe librat tjerë qiellorë, në Ramazan është prezentë ndërmjetësimi (shefati) me agjërim dhe me Kuran.

Në Ramazan është namazi i teravisë, namazi i natës, në Ramazan është e pranishme teubeja – pendimi kurse nga ana tjetër është falja e mëkateve, gjatë Ramazanit lidhen shejtanët, hapen dyert e xhenetit e mbyllen dyert e xhehenemit, në Ramazan sundon bujaria, mirësia e Allahut dhe lirimi i robërve të Tij nga zjarri i xhehenemit. Ramazani është muaji i durimit, mirënjohjes, muaji i duave, është muaji i xhihadit dhe i fitoreve.

Si të mos gëzohet besimtari me këtë muaj i cili i ka të gjitha të mirat…thotë poeti:

Ndërmjet fletëve të thella ia dhamë banimin

Si mundet ti apo dikush tjetër prej njerëzve ta harrojë

Si kur ti ke qen i dashuri im kur isha fëmijë

Duke ecur më të mirat tuaja dhe veçoritë tua të ngritura

Dhe çdoherë në atmosferën tënde nuk kam tradhtuar premtimin

As nuk kanë kaluar ditët vetëm se të kam kujtuar

Është plakur trupi im nga dashuria ndaj teje

Dhe vazhdon zemra ime në dashuri ndaj teje si zemër e një djali të ri

Kurse ne dy kemi takim dashurie çdo vit

Takim në të cilin dridhen gjithë ndjenjat e mia

Syri im dëgjimi im zemra ime janë me ty

Si jo kur unë me shpirt jam njeri

Gjatë natës e kemi takimin kryesorë

Duke e shfrytëzuar natën dhe duke u kënaqur me ty

Nuri i yt e bën terrin e natës dritë mëngjesi

Nuk ka ma mirë se ky rizgjim i madh

Të takoj një muaj mirëpo në fundin tënd

Kalon si një mik i cili na duket se kalon shumë shpejt

Me pastrim në Ramazanin e hairit dhe mirësive

Na bashkon dashuria për Allahun

Jo malli jo pozita, mirëpo frika ndaj Allahut

Të njohim çdoherë me shenjat tua

E dimë vlerën tënde dhe garojmë kur je ti

Sepse garat në kohën tënde janë të lavdëruara në përfundim

Agjëruam u falëm me besim në Allahun dhe

Shpresë në shpërblimin e Tij

Me vepra vullnetare sepse nuk ka dhunë në vullnet

Gjithmonë me ajetet kuranore ndriçojmë

Sikur loti i pastër me sinqeritet

Veshi dëgjon syri loton shpirti frikësohet

Zemra dridhet ndjesë o Ramazan nuk të njohëm

Ashtu siç meriton

Ju është bërë obligim agjërimi?

 

Allahu thotë në Kuran: “O ju të cilët keni besuar ju është bërë obligim agjërimi, siç ishte obligim për popujt para jush kështu që të bëheni të devotshëm”.[6]

Urtësia e agjërimit: Nuk është nga qëllimet e agjërimit që besimtari të frenohet vetëm nga të ngrënit, pirja dhe marrëdhëniet intime me nikahun e tij, mirëpo siç thotë Allahu që të bëheni të devotshëm madje për këtë jep shenjë fjala e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i cili thotë: “Kush nuk i lë fjalët e këqija dhe punën me ata, dhe injorancën Allahu nuk ka nevojë që ai person ta lë ngrënien dhe pirjen e tij”.

Fjala e të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, “Fjala e keqe” në hadith ka për qëllim: Çdo fjalë të ndaluar apo punë e vepër sipas asaj fjale, kurse “injoranca” në hadith ka për qëllim armiqësinë me njerëzit dhe mos përmbajtja e vetes, moskontrollimi i vetvetes gjatë ramazanit.

 

Çfarë kërkohet prej nesh:

Arritja e devotshmërisë së vërtet: Ky është qëllimi më i madh dhe cilësia e cila ka humbur te shumëkush prej muslimanëve.

Allahu në Kuran thotë: “Ne u patëm sugjeruar atyre të cilëve u është dhënë libri para jush madje edhe juve që ta keni frikë Allahun”.[7] Kurse i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Ki frikë Allahun kudo që të jesh, të keqen pasoje më një të mirë dhe me njerëzit sillu me moral të lartë”.

Kuptimi i devotshmërisë: Definicioni më i thjeshtë siç e kanë cekur dijetarët është: Të veprosh me çfarë je urdhëruar dhe të largohesh nga ajo çfarë je ndaluar. A thua me të vërtet e kemi arritur devotshmërinë e vërtet me agjërimin tonë apo jemi bërë prej atyre të cilët gjatë ditës u ruhen mëkateve, kurse gjatë natës bëjnë mëkate apo e kundërta?

Omer ibën Abdulazizi -Allahu e mëshiroftë, ia shkroi një letër një personit me këto fjalë: Të këshilloj të kesh frikë Allahun, sepse veç saj Allahu nuk pranon diçka tjetër, Allahu nuk i mëshiron përveçse të devotshmit dhe se nuk shpërblen përveçse nëpërmjet saj, këshilluesit e saj janë shumë (ata të cilët këshillojnë me devotshmëri) kurse ata të cilët punojnë sipas saj janë pak. Allahu na bëftë prej të devotshmëve.

Frika ndaj Allahut është sekreti, fshehtësia më e mirë dhe stolisja më e mirë e besimtarin, depoja më e madhe, Allahu në Kuran thotë: “Ahireti i Zotit tënd është për të devotshmit”.[8]

Disa transmetime të njerëzve të devotshëm:

Imam Buhariu -Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Nuk kam përgojuar ndonjë musliman prej kur kam hyrë në pubertet”.

Muhamed ibën Uasiut -Allahu e mëshiroftë, i është thënë: Pse kur rrin me ne nuk mbështetesh? – tha: Mbështetet ai i cili është i lirë i rehatshëm kurse unë akoma jam i frikësuar, e kam drojë nga dënimi i Allahut.

Abdullah ibën Vehbit -Allahu e mëshiroftë, i është lexuar ajeti kuranor ku thotë: “Përkujto kur banorët e xhehenemit grinden në zjarr, e të dobëtit u thonë të mëdhenjve: Ne kemi qenë ithtarët tuaj në dynja a mund të na largoni ndonjë pjesë të dënimit në zjarr… e Abdullahut i ra të fikët nga frika ndaj Allahut.

Mesruku -Allahu e mëshiroftë, njëherë kur ka shkuar për në Haxh nuk ka fjetur përveçse në sexhde.

Njëri prej selefit ka thënë: Nuk kam gënjyer prej kur kam kuptuar se gënjeshtra e shkatërron gënjeshtarin”.

Sulejman ed Darani ka thënë: “Çdo ditë e shikoj veten time në pasqyrë se mos më është nxirë fytyra ime nga mëkatet e mia”.

Kjo pra ka qenë gjendja e tyre e atëherë t’i bëjmë një pyetje vetes tonë se si është halli ynë?! Ne jemi veshur si më mirë, hamë shumë më mirë kurse nga ana tjetër e kemi harruar premtimin e Allahut, xhenetin, e kjo si pasojë e shpresës tonë të gjatë. Mëshirën Tënde kërkojmë o Zot.

Pse o vëllai im e do aq shumë këtë botë, pse e lidh zemrën ngushtë me dynjanë? Në qoftë se sytë nuk rrjedhin lot nga frika e Allahut, nuk e falënderojmë Allahun gjatë natës, në qoftë se nuk i mbushim hallkat e dhikrit me njerëz, nuk agjërojmë ditët e nxehta, nuk japim sadaka fshehtas, a ka kuptim jeta kështu?!

Kanë thënë disa nga selefi: Në qoftë se nuk mund të falesh natën dhe të agjërosh gjatë ditës dije o vëllaiu im se me të vërtet je privuar dhe ke humbur diçka të madhe.

Allahu në Kuran thotë: “Është e vërtet se të devotshmit do të jenë në xhenete dhe lumenj, në një vend të kënaqshëm tek Sunduesi i plotfuqishëm”.[9] Këto janë vetëm disa nga lajmet e tyre, kurse Allahu gjithashtu thotë:“Për atë të cilin dëshiron të përparojë në të mira apo të shkojë mbrapa”.[10]

Përktheu: Nexhat Ceka

You may also like...