Nëntëdhjet e nëntë Emrat e Allahut – I

Allahu-42Nëntëdhjet e nëntë Emra të Allahut të marrë nga Kur’ani dhe Sunneti i saktë

Pasi sqaruam në bazën e pestë, që 99 emrat e Allahut nuk janë përcaktuar (përmendur) në ndonjë hadith të saktë, do të përpiqemi që të përmendim 99 emra prej emrave që kanë ardhur në Kur’an dhe Sunnetin e saktë sipas principeve që i kanë vendosur dijetarët për marrjen e tytre nga Kur’ani dhe sunneti. Para se të fillojmë duhet të sqarojmë tri çështje:

1. Kemi përmendur që emrat e Allahut nuk janë të kufizuar me ndonjë numër të caktuar, sepse sikurqë ka ardhr në hadithin e Ibn Mesudit ka emra që i din vetëm Allahu dhe askush tjetër përveç Tij dhe ka emra që Allahu ia ka mësuar vetëm disa prej krijesave dhe jo të tjerëve. Pas të gjithë këtij sqarimi lind pyetja: Emrat e Allahut të përmendur në Kur’an dhe në sunnet (pa i llogaritur të tjerët), a janë të kufizuar me 99 apo janë më shumë? Dijetarët kanë dhënë dy mendime:
Mendimi i parë: Është që në Kur’anë dhe sunnet janë përmendur më shumë se 99 emra derisa Ibnul Arabi në “Ahkamul Kur’an” ka përmendur 146 emra dhe ka thënë që ka edhe më shumë. Pastaj përsa i përket përcaktimit të 99 prej tyre kanë dhënëdy mendime:

I pari: Duhet ti mësosh të gjithë emrat që kanë ardhur në Kur’an dhe në sunnet,që të qëllosh 99 emrat sepse janë të përcaktuar, por janë fshehur si ora e ditës së xhumah,nata e Kadrit e të tjerë.

I dyti: Mjafton që të mësosh nga të gjithë emrat 99 prej tyre. Kushdo që i mëson kaq emra e meriton atë shpërblim sepse qëllimi është të mësohen 99 emra prej atyre që kanë ardhur në Kur’an dhe në sunnet pa përcaktim.

Mendimi i dytë: Është që : Emrat që kanë ardhur në Kur’an dhe në sunnet janë të kufizuar me numrin 99 dhe nuk ka më shumë.
Prej studimit të tërësishëm të argumenteve të Kur’anit dhe sunnetit rezulton që në to janë përmendur më shumë se 99 emra, kështu që ai që mëson 99 emra të papërcaktuar nga emrat që janë përmendur në Kur’an dhe në sunnet shpresojmë që të arrijë shpërblimin e përmendur në hadithin e Ebi Hurejres.
2. N.q.s kemi disa emra të cilët janë marrë nga një cilësi e vetme çdo emër do të numurohet në vete si p.sh emri i Allahut :-
El-Kadir-??????
El-Kadijr-?????? =
El-Muktedir-???????
Cilësia e këtyre emrave është El-Kudretu ??????, (dhe pikërisht kjo është edhe rrënja e fjalës).
ose emri i Allahut të lartësuar:

El-A’ëla-??????
El-Alij-j ?????
El-Muteal-???????
Cilësia është El-Uluu ????? -I lart.

Ndryshimi në disa shkronja, ose shtimi i disa shkronjave bën që të ketë një farë ndryshimi edhe në kuptim prandaj dijetarët janë të gjithë të një mendimi se: ??????” – Rrahman” dhe ?????? ” – Rrahim” janë dy emra edhe pse janë marrë nga një cilësi e vetme (nga e njëjta rrënjë, fjale) e cila është “?????? – Rrahme”. Ky sqarim është marrë nga dijetari i famshëm Ibnu Haxher Elaskalani.

3. Kur përmenden dy emra të Allahut të Lartësuar të shoqëruar me njëri –tjetrin, atëherë duhet ti përmendim të dy sëbashku, por çdo njërin e numërojmë emër në vete sepse çdonjëri prej tyre ka një kuptim që nuk e ka tjetri si p.sh emrat e Allahut, ” ?????? ?????? El-Kabid – El-Basit”,” ?????? ??????, El-Mukadim– El-Muekhirr”.Ata duhet të përmenden sëbashku, sepse që të dy bashkë përbëjnë një domethënie e cila tregon se Allahu është gjithrregulluesi i çështjeve krijuesi i vetëm, se nuk ka Zot tjetër përveç Tij dhe domethënia e tyre nuk mund të jetë e bukur, e përkryer vetëm se duke u përmendur të dy sëbashku.
Siç kemi thënë; “Allahu ka emra të bukur dhe të përkryer”, n.q.s ne, do të përmendim çdonjërin pa e shoqëruar me tjetrin, nuk do të ishte lavdërim dhe përkryerje për Zotin tonë.

Përgatiti dhe përshtati: Ismail Bardhoshi
Shkëputur nga libri “Besimi i ehli sunetit dhe xhematit në emrat dhe cilësitë e Allahut”

You may also like...