09 – Nëse ai që po agjëron përjeton ëndërra ‘të lagështa’ gjatë ditëve të Ramazanit, a e anulon kjo agjërimin e tij apo jo?
09 – Vendimet përsa u përket ëndërrave në Ramazan
Pyetje: Nëse ai që po agjëron përjeton ëndërra ‘të lagështa’ gjatë ditëve të Ramazanit, a e anulon kjo agjërimin e tij apo jo, dhe a duhet ai të bëjë gusl?
Përgjigje: Nëse personi që po agjëron përjeton ëndërr ‘të lagësht’ gjatë ditëve të Ramazanit, atëherë agjërimi i tij është i shëndoshë dhe nuk ndikohet nga ëndërra ‘e lagësht’, ngaqë ai nuk e ka bërë këtë qëllimisht. Mirëpo, është e detyrueshme për të të bëjë gusl për ta falur namazin. Të bëhet gusli menjëherë është më mirë, por kjo s’është e detyrueshme.Dhe Allahu e di më së miri.
Shejh Ibn Feuzan Fetaua Ramadan, vëllimi 2, faqe 440, fetuaja nr.365 el-Munteka min
Fetaua esh-Shejh Salih ibn Feuzan, vëllimi 3, faqe 169
Marrë nga: mburoja.net