Nëse nuk arihet agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit a ka besimtari ndonjë mëkat?
Pyetje: Nëse nuk arihet agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit a ka besimtari ndonjë mëkat, apo nuk arin ti agjëroj si pasojë e ndonjë arsyeje?
Përgjigje: Gjithashtu ka nga njerëzit të cilët fillojnë me agjërimin e 6 ditëve të Shevalit dhe nuk arin ti plotësojnë duke u friksuar se duhet plotësuar patjetër, prandaj këta i këshillojmë se agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit është i pëlqyeshëm e jo obligim, ka shpërblim për ditët që i ka agjëruar dhe shpresojmë që të shpërblehet për 6 ditët, nëse arsyeja për të cilën i ka ndërprerë është arsye e pranuar në sheriat, sepse ka thënë Dërguari i Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të: “Kur të sëmuret robi apo udhëton, i shkruhen veprat ashtu siç i ka vepruar kur ka qenë i shëndoshë në vendin e tij.” [1] Poashtu nuk obligohet që ti kompenson ditët që si ke agjëruar nga këto 6 ditë. Allahu është Udhëzuesi më i Mirë.[2]
Përgjigjet: Ali Ashani
[1] Transmeton Buhariu
[2] Mexhmu’u Fetava Ibn Baz 5/270