Një jetë kushtuar thirrjes… – Nga kujtimet e hoxhë Ejub Selmanit!

H.Ejub SelmaniNga Shejh  Ejubi…

Për kujtimet e kaluara nga Shqipëria

        Kam lindur në muajin e Majit 1943, jam rritur jetim, pasi nëna më ka lënë 3 vjet e gjysëm dhe si e kan treguar të tjerët nga familja, ajo  e ka ditur Kuranin shumë mirë ,poashtu ajo  ka patur 17 nxënes që kanë mësuar Kuran mirë tek ajo. Por fati i saj ka qenë jetëshkurtër, kështuqë  në moshën 23 vjeçare ndron jetë -Allahu e mëshiroftë .
Babain e kam pasur hafiz të Kuranit, e ka ditur përmendësh Kuranin qerimin, emri i nënes ka qenë Firdeus, kurse i babës Selman. Ai ka jetuar rafsh 90 vjet, ka punur si Imam dhe i ka mësuar një numër të madh nxënësish , ka qenë ligjërues i mirë .
Unë Ejub Selmani kam kryer medresenë në Prishtinë, në vitin 1963, pastaj vazhdova mësimet private, pikësëpari tek babai im Hafëz Selmani kështu më vonë u transferova tek hoxha i babait tim Abdurahim efendiu , vazhdova kështu deri në vitin 1968.
Në vitin 1965 u punësova si imam në xhaminë e Reçicës së vogël ku shërbeva 12 vjet.
Pak më vonë më lindi ideja ti vazhdoja mësimet në nxënien e dijes në Arabinë Saudite në Rijad, në vitin 1977 ku u pranova në institutin e gjuhës arabe në “Xhamiatul-imam”, në atë kohë drejtor i saj ishte Shejh Abdullah E-Turkij. Shumica e profesorëve në institut ishin egjiptas dhe sirian. Këtu i bëra tre vite 1977-79.
Por fati im ishte që unë ti ndërpres mësimet pasiqë në shtëpi i kisha fëmijët e vegjël, nga 11 vjet e më poshtë, e nuk kishte kush të kujdeset për ta, kështuqë në atë kohë mbretëronte sistemi komunist, ku liria ishte e kufizuar. Kështuqë u ktheva në vendlindje dhe vazhdova si imam edhe mualim, por kësaj rradhe në një xhami tjetër.
Pasiqë i shtova aktivitetet e mija me gjeneratat e reja aparati shtetëror filloi të mer masa kundra meje, ku thurnin shpifje ndaj meje të cilat nuk kishin të bëjnë me mua ku më detyruan të largohem nga vendlindja. Ku herën e parë ika për në Gjermani, ku qëndrova një vit, ndërsa familjen e dërgova në Turqi, pas pak edhe unë iu bashkëngjita familjes time në Turqi. Atje e martova edhe vajzën time, ndërsa djalin e madh e kisha në studime në Damask të Sirisë.
Në vitin 1991 kur ra sistemi komunist në Shqipëri atëherë më thirri dikush i panjohur nga Viena e Austrisë dhe më tha a vjen në Shqipëri për dave-thirrje. Unë iu përgjigja me po. Atëherë më tha eja në Vienë të Austrisë, ku shkova unë dhe e mora edhe dhëndrin tim që kishte mbarruar studimet në Ezher te Kairos Egjipt. Në Vijenë ndejtëm dy jave derisa morrëm vizë hyrëse për në Shqipëri. Ai që na thirri në Austri ishte Fati Hasenejni nga Sudani, që e fliste mirë gjuhën sërbe pasiqë kishte kryer studimet në Beograd. Në atë kohë ky ishte përgjegjës për muslimanët e ballkanit. Ai kishte interesim të gjen njerëz që e njohin daven- thirrjen islame dhe që e njohin gjuhën shqipe.
Ka fundi i vitit 1991 arritëm në Tiranë, ai vit ishte shembja e komunizmit, rrëmuja ishte në të gjithë anët. U paraqitëm tek komuniteti mysliman i Shqiprisë konkretisht tek Sabri Koçi, i cili na dha një letër sipas së cilës llogariteshim si mysafirë të tij. Ku ndejtëm në hotel” Tirana”, në atëkohë ky hotel llogaritej vendi më i mirë ndër shqiptarët. Por ishte e vështirë të gjesh ushqim për të ngrënë hallall, sepse çdo gjë ishte nga yndyra e derrit. Një shqiptarë i Kosovës, që ishte banorë në Tiranë na solli dy teglla nga një kilogram turshi nga qepujkat dhe me ato i kaluam disa ditë.
Unë fillova me aktivitetin e thirjes tek xhamia qendrore ”Etem-Beu”. Ku interesoheshin banorë të moshave të ndryshme, dita ditës numri i interesuarve për të marë informata rreth fesë islame shtohej, ku afër e kishim edhe muajin e bekuar të Ramazanit. Një ditë më erdhe një çun me emrin Firdus Ajazi, i cili iu paraqit imamit të xhamisë Hasanit, ndërsa ai atë çun e drejtoi nga unë dhe më tha: A vjen ti në Durrës tek ne për në Ramazan, unë i thash se Sabri Koçi na çon për në Sarandë. Firdeusi tha unë e rregulloj punën me Sabri Koçin, ngase ai e njeh mir të atin tim sepse ka qënë myfti pra Ferik Ajazi. Kështu që ai na mori në Durrës dhe shtëpia e Firdausit u shëndrua tamam në medrese një mujore për muajin e Ramazanit. Tërë ditën kishim aktivitetet me burra dhe me gra duke ua mësuar fenë islame, një ditë prokurorja e Durrësit, të cilës i kishte vdekur e ëma para një viti, na thirri ti lexojm një jasin tek shtëpia e saj. Ajo kishte ftuar mbi 30 shoqet të saja dhe më tha a ka të drejtë të prezenton burri i saj i cili ishte i krishterë. Unë i thash po, kështu që pas leximit të jasinit mbajta një ligjerat rreth besimit islam, ku të pranishmit u shpërndanë nga ajo ndeje të kënaqur.
Pasi kaloi Ramazni u kthyem në Tiranë për të vazhduar aktivitetet e mësimit fetar, ku na jepeshe mundësia, shpesh mësimet i bënim tek xhamia e ”Kokonozit”- pazarit, pastaj Abdulaziz Tajfuni kryetari i shoqatës “Dara”, bëri një kontratë me drejtoreshën e shkollës ”Fan Noli” . Në atë kohë ministër i arsimit ishte Ylli. Kontrata u bë që për dy vjet të zhvillohen mësimet fetare në kohën e lirë, me kusht që shoqata tia riparoj shkollës dyert, dritaret, drasat e zeza, bankat e klasës dhe tualetet. Pasi u bë riparimi drejtoresha më thiri në drejtori dhe më tha të na falni se na ka ardhur vendimi nga ministria e arsimit që në shkollën “Fan Noli” ndalohet mësimi fetar, ngase shkollat në Shqipri janë laike edhe pse shumica ishin myslimanë. Kështuqë u detyruam të largohemi, por ku të shkojmë. Kërkuam leje për të vazhduar aktivitetet tek medreseja pasiqë ishte kohë pushimi vjetor. Mirëpo edhe ata na refuzuan me arsyen se do të riparohet objekti i medresesë. Pas këtij refuzimi vendosëm që ti vazhdojmë aktivitetet tek xhamia e Pazarit ku ishte imam H. Salihi, edhe ky na ndaloi nga aktivitetet dhe tha se kështu jemi të urdhëruar nga komiteti mysliman. Në këtë kohë numri i nxënsve ishte rritur, njashtu shtohej edhe numri i vajzave që vendosnin me dëshirën e tyre që ta vëndojn shaminë. Në këto kohra unë mora një pushim të shkurtër dhe shkova ne Stamboll ku i porosita nxënëset e mbuluara që ti zhvillojnë mësimet njëra me tjetrën tek parku “Skenderbeu”, e ata kështu edhe kishin vepruar.
Pas kësaj shoqata “Haramejni” në krye me shejh Abdulaziz Hanin dhe shoqja e tij Munira e zunë një shtëpi dykatëshe për mësimin fetar islam. Ku lëndë mësimi ishte: mësimi i Kuranit, gjuha arabe, akideja- besimi, fikhu, ahlaku etj..
Këtu mbusheshin tetë dhoma me nxënës nga mosha 12 vjet e më lartë, nxënës kishte edhe djem edhe vajza ku mësimin e përcjelnin ndaras, ku më vonë kjo shtëpi mësimore fetare ngeli vetëm për vajzat dhe u emërua me emrin “Medreseja Aishe Esidika” ka qenë me mësim të nivelit të mesëm, nga aty dolën një numër i mirë i nxënnësve, të cilët i thirnin edhe të tjerët për ta mësuar islamin.
Mbulesa filloi nga shkollat e mesme derisa depërtoi edhe ne universitete. Kishte një numër të vogël me mbulesa të cilat sakrifikuan, ngase ishin gjenerata e parë, që u sfiduan nga shoqëria duke filluar nga familjet e tyre, ndonjëherë qanin me lot para meje kur tregonin për hallet dhe sprovat e tyre që torturoheshin me fjalët më të rrënda bile ndonjeherë sulmoheshin edhe fizikisht. Njëra nga ato kishte përjetuar këto tortura tani është nënpunëse te Ambasada e Arabisë Saudite në Tiranë, e ajo është – Zamira. Shpesh kur vajzat dëgjonin se kishte ligjërata vetëm për meshkuj, kërkonin nga unë ligjërata edhe për vajza, në ligjëratat e mia vinin vajza të mbuluara dhe të zbuluara. Mirëpo çdonjëra prej tyre tregonte respekt të veçantë ndaj meje dhe islamit.
Këto për mua kanë qenë vitet më emocionuese të jetës sime, ku lus Allahun e Madhëruar që të mi rruan për botën tjetër si dhe shumë momente tjera që nuk mund të përfshihen në këto kujtime.
Pasiqë u ktheva nga Shqipëria në vendlindje sërish jam marrur me aktivitete mësimore të Kuranit dhe me ligjërata ndaj studentëve të universiteteteve të Tetovës. Në momentet e fundit jam duke i ndarë me aktivitetet e shoqatës “Horizonti-plus” në Tetovë, ku kemi aktivitete edhe per meshkujt edhe për gratë veç e veç. Gratë kanë sektorin e vet të thirrjes dhe burat njashtu kanë sektorin e vet të aktiviteteve.
Por kisha një lutje: studentët që na vinë nga Medineja munevere Myftinia e Tetovës nuk i mer parasysh. Tetë vetë që kanë mbarruar në Medine dhe shtatë tjerë janë në studime janë të Tetovës por prej këtyre vetëm njëri është i punësuar në fshatin e vetë, ndërsa të tjerëve as që ju jepet rast për të mbajtë aktivitete islame nëpër xhamia. Kështuqë presim nga ju të na ndihmoni financiarisht për të vazhduar aktiviteti islam edhe në të ardhmen “Allahu është në ndihmesën e rrobit të vet përderisa ai është në ndihmesë të vëllaut të tij”
Nga vëllau i juaj në islam që ju don për hirë të Allahut.

Shejh Ejub Selmani
Intervistoi: Jahja Binaj
15.05.2014

You may also like...