Njohja e Zotit – Parimi i parë

Allahu-16Parimi i parë: Njohja e Zotit

Kur të të thotë dikush: Kush është Zoti yt? Thuaj: Zoti im është Allahu i Cili përkujdeset për mua dhe për të gjitha krijesat tjera. Vetëm Atë unë e adhuroj, dhe nuk adhuroj askënd tjetër pos Tij.

Argument për këtë është fjala e Allahut: Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve” [El-Fatiha: 2], çdokush pos Allahut është në botën e krijesave dhe unë jam një prej këtyre krijesave.

Kur të të thuhet: Me çka e njohe Zotin tënd? Thuaj: E njohja nëpërmjet argumenteve të Tij dhe nëpërmjet krijesave të Tij. Prej argumenteve të Tij është nata dhe dita, dielli dhe hëna, ndërsa prej krijesave të Tij poashtu është: shtatë katë qiej dhe shtatë katë tokë dhe çdo gjë që ekziston në to dhe brenda tyre.

Argument për këtë është fjala e Allahut: “Argumente të Tij janë edhe nata dhe dita, edhe Dielli dhe Hëna. Mos bëni sexhde (mos bini me fytyrë për tokë) as për Diellin as për Hënën, por bëni sexhde për Allahun, i cili i ka krijuar ato, nëse jeni adhurues të Atij.” [Fussilet: 37].

Dhe fjala e Allahut: “Me të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që i ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë (periudha të caktuara kohe), e pastaj e mbisundoi gjithësinë. Ai me errësirën e natës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë e Dielli, Hëna dhe yjet i përulen urdhërit të Tij. Vetëm ai krijon dhe sundon. I Lartësuar është Allahu, Zoti i gjithësisë!” [Araf: 54].

Zoti është ai i cili duhet të adhurohet.

Argument për këtë është fjala e Allahut: “O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat); i Cili e ka bërë për ju tokën shtresë dhe qiellin ndërtesë i Cili prej së larti zbret ujë dhe nëpërmjet tij bën që të rriten fruta si ushqim për ju. Prandaj mos sajoni me vetëdije zota të barabartë me Allahun.” [Bekare: 21,22].

Ibën Kethiri [Allahu e mëshiroftë] ka thënë: “Krijuesi i këtyre gjërave është Ai i vetmi i cili e meriton adhurimin.”

Adhurimet me të cilat Allahu na urdhëroi janë të shumta, si: islami, imani, ihsani, duaja, frika prej Allahut (el-khauf), shpresa në Të (er-Rexha), mbështetja në Të (et-Tevekkul), dëshira për ta fituar shpërblimin e Tij (er-Ragbe), frika nga dënimi i Tij (er-Rahbe), frikërespekti ndaj Tij (el-khushuë), frika e zemrës prej Tij (el-khashje), kthimi tek Ai (el-Inabe), kërkimi i ndihmës prej Tij (el-Istiane), kërkimi i mbrojtjes nga Ai (el-Istiadhe), kërkimi i zgjidhjes së problemeve nga Ai (el-Istigathe), therrja e kurbanit për të (edh-Dheb’hu), zotimi vetëm në emër të Tij (en-Nedhër), dhe adhurime të tjera me të cilat na ka urdhëruar Allahu.

Argument për këtë është fjala e Allahut:  “Xhamiat i janë kushtuar Allahut, dhe mos iu lutni askujt, përveç Allahut!” [Xhinn: 18].

Andaj kush i përkushton ndonjë adhurim dikujt tjetër pos Allahut, ai është mushrik (idhujtarë) dhe kafir (pabesimtarë).

Argument për këtë është fjala e Allahut: “Ai që pos Allahut, adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë dokumenti për këtë, me siguri – llogaria është vetëm te Zoti tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit.” [Mu’minun: 117].

Ndërsa në hadith qëndron: “Duaja është palca e çdo adhurimi.”

Argument për këtë është fjala e Allahut: “Zoti juaj, ka thënë: “Më thirrni Mua (më adhuroni), Unë do t’ju përgjigjem (shpërblejë)! Me të vërtetë, ata që mendjemadhësohen e nuk duan të Më adhurojnë – do të hyjnë të poshtëruar në skëterrë.” [Gafir: 60].

Argument për khaufin (frikën prej Allahut) është fjala e Allahut: “Ju mos iu frikoni atyre! Por frikohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!” [Ali Imran: 175].

Argument për rexhanë (shpresën në Allahun) është fjala e Allahut: “Kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të punojë vepër të mirë, dhe, le të mos i bëjë shok askë në të adhuruarit e Zotit të vet!” [Kehf: 110].

Argument për tevekkulin (mbështetjen në Allahun) është fjala e Allahut: “Dhe, nëse jeni besimtarë (të vërtetë), mbështetuni në Allahun!” [Maide: 23], si dhe fjala e Tij: “kushdo që mbështetet te Allahu, Ai i mjafton atij.” [Talak: 3].

Argument për ragben (dëshirën për të fituar shpërblimin e Allahut), rahben (frikën nga dënimi i Tij) dhe khushuin (frikërespektin ndaj Tij) është fjala e Allahut: “Me të vërtetë, ata (pejgamberët) nxitonin në vepra të mira dhe Na u luteshin, duke shpresuar (mëshirën Tonë), dhe duke druajtur (nga dënimi Ynë), dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” [Enbija: 90].

Argument për khashjen (frikën e zemrës prej Tij) është fjala e Allahut: “por atyre mos iu frikësoni, frikësohuni vetëm prej Meje.” [Bekare: 150].

Argument për istiadhen (kërkimin e mbrojtjes nga Allahu) është fjala e Allahut: “Thuaj: Kërkoj mbrojtjen e Zotit të njerëzve.” [Nas: 1]

Argument për istigathen (kërkimin e zgjidhjes së problemeve nga Allahu) është fjala e Allahut: “(Kujtoje) kur ju kërkuat ndihmë nga Zoti jua, e Ai ju përgjegj.” [Enfal: 9].

Argument për dheb’hin (therrjen e kurbanit) është fjala e Allahut: “Thuaj: “Me të vërtetë, namazi im, edhe adhurimi (kurbani) im, jeta ime, dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të Gjithësisë.  Për, të s’ka shoq; dhe kjo më është urdhëruar dhe unë jam i pari musliman”. [En’am: 162-163].

Dhe hadithi: “Allahu e ka mallkuar atë që therrë kurban për dikë tjetër pos Allahut.”

Argument për nedhrin (zotimin në emër të Allahut) është fjala e Allahut: “ata (njerëz) që e zbatojnë premtimin (zotimin) dhe i druajnë Ditës, tmerri i së cilës përhapet gjithëkah.” [Insan: 7].

Përktheu dhe përshtati: Omer Zaimi

You may also like...