Obligueshmëria e Haxhit dhe Umres – 1

Kabe1 – Obligueshmëria e haxhit

Haxhi në morfologjinë arabe d.t.th.: Qëllim.[1] Pastaj e ka marë përdorimin e kuptimit të haxhit që e ka në sheriat të njejtë me atë dhe është bërë e njohur si shkuarja në haxh dhe ardhja prej tij. Andaj çdoherë kur ceket është për qëllim shkuarja në haxh e cila njihen tek të gjithë besimtarët se bëhet fjalë për kushtin e pestë të fesë islame.[2]

Haxhi në sheriat: Emër i veprimeve të caktuara.[3] Në kohra të caktuara, në vend të caktuar nga personi i caktuar.[4] Haxhi është një nga pesë shtyllat e islamit mbi të cilat ndërtohet kjo fe e përkryer dhe e përsosur në çdo detaj të saj. Argument bazë për obligueshmërinë e tij është Kurani, suneti dhe ixhmaja, konsensusi i dijetarëve. Thotë Allahu në Kuran: “Aty ka shenja të qarta: Vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në te, ai është sigurt, për hirë të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është bërë obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton), Allahu nuk është i nevojshëm për (adhurimin që e bëjnë) njerëzit”.[5]

Ndërsa i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamed është i Dërguari i tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e haxhit.[6]

Gjithashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “O ju njerëz Allahu ua ka bërë obligim juve haxhin andaj kryeni haxhin”.[7]

Po ashtu të gjithë dijetarët e umetit islam janë të pajtimit se haxhi është obligim për atë që ka mundësi financiare dhe shëndetsore njëherë në jetë.[8]

2 – Obligueshmëria e umres

Fjala “Umre” në kuptimin gjuhësorë e ka për qëllim vizitën në sheriat d.t.th vizita e shtëpisë së shejtë (Kabes) në mënyrë të caktuar me ihram, tavaf, saj, rruajtja apo shkurtimi i flokëve e pas këtyre lirim.

Ajo çfarë është më e vërtetë është se umreja në hadithin e Omer ibn Hatabit -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i ka thënë Xhibrilit: ”Islami është të dëshmosh se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet pos Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, ta falish namazin, ta japish zekatin, ta kryesh haxhin dhe umren, të pastrohesh nga xhunubllëku (papastërtia), ta plotësosh abdestin dhe ta agjërosh Ramazanin”.[9]

Aisheja-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, i ka thënë pejgamberit-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: O i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, a ka për gratë xhihad? – i tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: ”Për ju është bërë obligim xhihadi i cili nuk ka luftë në të, e ai është haxhi dhe umreja”.[10]

Ebu Ziri thotë se i ka thënë të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” Babai im është shumë plak nuk ka mundësi ta kryen haxhin, as umren e as ka mundësi të udhëtoj. – Më tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Kryeje ti haxhin dhe umren për të babain tënd”.[11]

Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Çdo njeri e ka obligim haxhin dhe umren.[12]

Bazuar në argumentet që i cekëm konkludojmë se më e sakta është se umreja ëshë farz njejtë sikurse haxhi, obligim njëherë në jetë atij i cili i është bërë obligim haxhi, të këtij kuptimi janë fjalët e: Omerit, Ibn Abasit, Zejd ibn Thabitit, Ibn Omerit, Xhabir ibn Abdullahut e shumë të tjerëve nga sahabët-Allahu qoftë i kënaqur prej tyre.[13]

Haxhi dhe umreja janë obligim të kryhen një herë në jetë, bazuar në hadithin e Ibn Abasit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se Akra ibn Habisi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, e pyeti të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: A është haxhi obligim të kryhet çdo vit apo vetëm njëherë o i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të? – Ai i tha: “Vetëm njëherë, ai i cili shton ma tepër kjo llogaritet vullnetare”.[14]

3 – Kushtet  e obligueshmërisë së haxhit dhe umres

Haxhi dhe umreja janë të obliguara poqëse përmbushen këto pesë kushte[15]:

1. Islami – bazuar në fjalën e Allahut në Kuran: “O ju që besuat, vërtetë idhujtarët janë të ndyrë, andaj pas këtij viti të mos i afrohen më xhamisë së shenjtë. Nëse i frikësoheni skamjes Allahu me dëshirën e vet do t’ju pastroj me mirësitë e Tij. Allahu është i Gjithdijshëm, është i Urtë”.[16] Sepse prej tyre nuk pranohet një gjë e tillë andaj nuk mund të obligohen me diçka çfarë nuk pranohet prej tyre.

Po ashtu edhe hadithi i Ebu Hurejres-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: “Më dërgoi mua Ebu Bekri në haxh vitin kur e emëroi si prijës atë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, para haxhit lamtumirës bashkë më mua në grup u thirnim njerëzve në ditën e Bajramit që të mos e kryej haxhin pas këtij viti ndonjë mushrik, e as të mos bën tavaf dikush lakuriq”.[17]

2. Mençuria – ai i cili është i çmendur nuk e kryen as haxhin e as umren, njejtë sikurse edhe adhurimet tjera deri sa të vijë në mend, kjo bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “Është ngritur lapsi për tri persona: Nga i sëmuri mendor derisa të vin në mend, nga ai që fle derisa të zgjohet dhe nga i mituri (fëmija) deri sa të arin pjekurinë (pubertetin)”.[18]

3. Puberteti, pjekuria – nuk e ka obligim haxhin fëmija derisa të hyn në pubertet, kjo bazuar në hadithin e lartëpërmendur, mirëpo poqëse e kryen haxhin fëmiju me prindërit e tij apo me dikënd tjetër, haxhi i tij pranohet mirëpo nuk e zë vendin e haxhit që shlyen obligimin e kryerjes së tij, pra ai fëmijë kur të rritet apo kur të hyn në pubertet e ka për obligim ta kry haxhin përsëri. E kjo bazuar në hadithin e Ibn Abasit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij,  që tregon se një grua e ngriti një fëmijë para të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: A ka për këtë haxh o i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të? – i tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: ”Po dhe ti e mer shpërblimin për të”.[19]

Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Çdo fëmijë që e kryen haxhin pastaj hyn në pubertet e ka për obligim ta kryen haxhin përsëri, si dhe çdo rob i cili e kryen haxhin pastaj lirohet nga robëria e ka për obligim ta kryen haxhin përsëri”.[20]

4. Liria e plotë – nuk e ka obligim haxhin robi, por poqëse e kryen i pranohet mirëpo nuk i llogaritet si haxh i cili ia shlyen detyrimin e kryerjes së tij, kjo bazuar në hadithin e Ibn Abasit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, që u përmend më sipër.

5. Mundësia – haxhi është obligim për atë i cili ka mundësi bazuar në tekstin e Kuranit, sunetit dhe ixhmasë, konsensusit të dijetarëve islam.[21] Mirëpo poqëse e kryen haxhin ai i cili nuk ka mundësi haxhi i tij pranohet. (këtu hyn mundësitë shëndetsore dhe ata financiare)[22]

Kusht specifik për gruan është të ketë mahrem (person i familjes së ngushtë që do të përkujdeset për të, që nuk i lejohet martesa më të përveç burrit) ngase i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ”Të mos vetmohet një grua me një burrë të huaj vetëm se me mahrem, e as të mos udhëton një grua vetëm se me mahrem”.

Në një transmetim tjetër thuhet se nje njeri i tha të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: O i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, gruaja ime është nisur për në haxh ndërsa unë jam bërë gati për të shkuar në luftë. – i tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: ”Shko dhe kryeje haxhin me gruan tënde”.[23]

Kështu që nuk obligohet gruaja të udhëton për në haxh përpos se me burrin e saj apo me mahrem.[24] Mirëpo poqëse e kryen gruaja haxhin pa mahrem, haxhi i saj pranohet si haxh që ia shlyen detyrimin e kryerjes së tij por ndërkohë llogaritet mëkatare e madhe pasi që ka udhëtuar pa mahrem.[25]

Pra kush i plotëson kushtet e mësipërme obligohet ta kryen haxhin dhe umren sa më shpejt dhe nuk lejohet vonimi i tij, duke u argumentuar me hadithin e Ibn Abasit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shpejtoni në kryerjen e haxhit sepse asnjëri prej jush nuk e din se çfarë mund ti ndodh më vonë”.[26]

Këtu në këtë hadith i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka urdhëruar të shpejtohet kryerja e haxhit ndërsa forma e urdhëresës aludon se një gjë e tillë është vaxhib.[27]

Po ashtu transmetohet prej Omerit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ka thënë: E kam vendosur të dërgoi disa njerëz të vëzhgojnë dhe të shohin nëpër këto vise se kush ka mundësi ta kryen haxhin dhe nuk e kryen, që ti çoj këta njerëz ta japin xhizjen[28], këto nuk janë musliman, këta nuk janë musliman.[29]

Në një version tjetër thotë Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Ai i cili nuk e kryen haxhin kurse ka mundësi ta bëj këtë ka mundësi të mëdha të vdes jehudi apo i krishter.- Madje këtë e ka përsërit tri herë, pra ai i cili vdes duke mos e kryer haxhin duke pasur mundësi ta bëj këtë ai në fakt është në rrezik shumë të madh.[30] Andaj kush i plotëson këto pesë kushtë të sipër përmendura obligohet ta kryej haxhin.

– Në qoftë se ka mundësi ta kryen haxhin vet personalisht e ka obligim ta kryen haxhin.

– Në qoftë se nuk ka mundësi ta kryen haxhin personalisht atëherë ai mnud të jetë dy llojesh:

a) Nq qoftë se shpreson se do ti largohet pamundësia, dobësia ose do të shërohet nga sëmundja që e ka kapluar e cila është sëmundje shëruese, ky person e vonon haxhin derisa të shërohet dhe ta kryen haxhin vet personalisht, mirëpo poqëse vdes para se të shërohet e kryen haxhin pasardhësi i tij për të dhe nuk kurfarë mëkati për një gjë të tillë.

b) Në qoftë se atij të cilit i është bërë obligim haxhi është i pamundur në kohë të vazhdueshme ku nuk pritet që ai të shërohet prej sëmundjes nga e cila vuan, qoftë ajo sëmundje e pashërueshme, pleqëria e thellë, nuk ka mundësi ta përballon udhëtimin, apo sëmundja e tij është që ai gjithë kohës është i shtrirë etj, ku person autorizon dikënd tjetër ta kryen haxhin dhe umren për të.[31]

Autori: Dr. Seid el-Vehf el-Kahtani
Shkëputur nga libri “Haxhi dhe umreja”
Përktheu: Nexhat Ceka

[1] “Enihajetu fi garibil hadith” Ibn Ethirit 1/340

[2] “Sherhul umdet” Ibn Tejmije 1/75 shiko “Elmesabihul-munir” 1/121

[3] “El mugni” Ibn Kudame 5/5

[4] Këtë definicion e kam dëgjuar nga Ibn Bazi gjatë shpjegimit të tij të librit “Bulugul-meram” hadithi nr. 726

[5] Ali Imran:97

[6] Transmeton Buhariu 1/49, Muslimi 1/45

[7] Transmeton Muslimi 2/975

[8] ‘El-mugni” Ibn Kudame 5/6

[9] Transmeton Darekutniu i cili thotë: Zinxhiri i hadithit është i fortë dhe i saktë 2/283, Bejhakiu 3/350

[10] Transmeton Ibn Maxhe, Ahmedi në “Musned” 6/156, Albani e ka bërë hadithin e saktë në “Sahih ibn Maxhe” 2/151

[11] Transmetojnë të katër transmetuesit e haditheve, Albani thotë: Hadithi ëshë i saktë, shiko “Sahih Nesai” 2/556, “Sahih Ebi Davud” 1/341, “Sahih ibn Maxhe” 2/152, “Sahih Tirmidhi” 1/275.

[12] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 3/597

[13] Shiko “El-mugni” Ibn Kudame 5/13, “Sherhul-umdeti fi bejani menasikil-haxhi vel umrete” shejhul islam Ibn Tejmije 1/88-98, “Fet’hul bari” 3/597, “Fetava” Ibn Tejmije 6/256.

[14] Transmeton Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxhe, Ahmedi e të tjerë, ndërsa Albani e ka bërë hadithin e saktë në “Sahih Ebi Davud” 1/324, “Sahih Nesai” 2/556, “Sahih ibn Maxhe” 2/148.

[15] Shiko “El-mugni” Ibn Kudame 5/6, “Sherh umdeh” Ibn Tejmije 1/113.

[16] Teube:28

[17] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 3/483, Muslimi teksi është i tij 2/982, Shiko “Sherh-Nevevi” 9/115.

[18] Transmeton katër shënuesit e haditheve, Ahmedi etj. Albani thotë: Hadithi është i saktë, shiko “Irvaul galil” 2/4-7.

[19] Transmeton Muslimi 2/97, Saib ibn Jezidi e thotë: Ma bën mua haxhin bashkë me të Dërguarin e Allahut -paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ndërsa unë kasha shtatë vjet, Buhariu në “Meal-fet’h” 4/71.

[20] Transmeton Shagiu, Bejhakiu, Hakimi e të tjerë, ndërsa Hafidh ibn Haxheri në “Fet’hul bari” thotë: Zinxhiri i këtoj hadithi është i saktë 4/71, shiko “Irvaul galil” 4/156.

[21] “Sherh umdeh” Ibn Tejmije 1/124

[22] Shiko “Mefhumul-istitaa fi edvail-bejan” 5/75-98, “El-mugni” Ibn Kudame 5/7-14, “Sherh umdeh” Ibn Tejmije 1/124-130, “Fetava islamije” 2/187.

[23] Transmeton Buhariu në “Meal-fet’h” 6/143, Muslimi 3/978

[24] “Sherh umdeh” Ibn Tejmije 1/172

[25] “Sherh umdeh” Ibn Tejmije 1/172

[26] Transmeton Ahmedi 1/14, Ebu Davudi, Ibn Maxhe, Hakimi dhe e bën hadithin të saktë, me të pajtohet edhe Dhehebiu 1/448 ndërsa Albani këtë hadith e bën të mirë në “Irvaul galil” 4/168, “Sahih Ebi Davud” 1/325, “Sahih ibn Maxheh” 2/147.

[27] Shiko “Sherh umdeh” Ibn Tejmije 1/206, “Mexhmu fetava fil haxh” Ibn Baz 5/243, “El mugni” Ibn Kudame 5/36, “Edvaul bejan” 5/125.

[28] Tatim i caktuar që e japin pabesimtarët që jetojnë në shtetin islam, shtetit islam apo halifes.

[29] Transmeton Seid ibn Mensuri në sunenin e tij, këtë rast Ibn Haxheri e cilëson sit ë saktë si fjalë e Omerit, halifes së muslimanëve në “Telhis el habir” meukuf 2/223.

[30] Transmeton Bejhakiu në “Sunenul-kubra” 4/334, Ibn Haxheri këtë tekst e bën të saktë në “Telhisul-habir meukufen 2/223.

[31] Shiko “Evdaul bejan” 5/93-98, “El-mugni” Ibn Kudame 5/19-22, “Sherh umdeh” Ibn Tejmije 1/183, “El-minhexh limurijdil-haxh vel umreh” Ibn Uthejmin fq. 52.

You may also like...