Obligueshmëria e respektimit të prindërve – I

Obligueshmëria e respektimit të prindërve

I – Kuptimi i respektimit të prindërve: Gjuhësisht dhe TerminologjikishtPrindet

El-Biru – D.m.th. hajr, mirësi thuhet (bere-rexhulu, jeberu, biren) gjendet në formën (alime, ja’elemu, ilmen) “fehuve isirun ve barun”: D.m.th. i drejtë ose i devotshëm e kundërta e mëkatarit, shumësi i “el-biru” është ebrar ndërsa shumësi i “el-baru” është si forma: kafirun, keferetun. “Berirtu validij” D.m.th. prindërin tim e kam respektuar. “Uberiruhu biren” d.m.th. e kam respektuar si më mirë, jam sjellur mirë me të, jam munduar ta dua si dhe jam larguar nga gjërat që ai i uren.[1]

“El biru – respektimi” është e kundërta e mosrespektimit.[2]

Ibnul Ethiri-Allahu e mëshiroftë, thotë: “El biru” me “kesre” është për qëllim mirësia. Për këtë aludojnë hadithet në respektimin e prindërve, pra kanë kuptimin e respektimit në të kundërtën e mosrespektimit, e cila përfshin në vete që të mos sillesh mirë me prindërit dhe t’ju hysh ndër hak atyre.[3]

Respektimi është emër i përgjithshëm i hajrit e cila në esencë është bindje.[4]

Në terminologji: Respektimi i prindërve d.m.th. mirësia ndaj tyre[5] (me zemër, fjalë dhe gojë duke synuar me të afrimin tek Allahu).

II – Kuptimi i mosrespektimit të prindërve në morfologji dhe në terminologji

Në morfologji: “Aka jeuku, ukuçan”, “El-aku” d.m.th. e ka grisur, thuhet “aka theuben” ai e grisi petkun e tij, prej këtu lind edhe “aka el veledu bahul” ose “aka umuhu” fëmija nuk respekton nënën e tij, është i llojit: Fëmiju nuk respekton babain e tij, njejtë si “ka ade” d.m.th. kur e kundërshton dikënd dhe nuk i bën mirë, kjo llogaritet si “akun” mosrespektues, shumësi i tij është “aka katun”.[6] Thuhet “aka validehu, jeuku, uku kan, makatun” ne formën me “shekatu” shumësi i saj është “akun”. “Aka tun” si “kafirun” dhe “keferetun”.[7]

Ibnul Ethiri-Allahu e mëshiroftë, thotë: Thuhet “aka validehu, ju akuhu, ukuban, ajesniz akun” d.m.th. kur e malltreton dhe nuk e respekton, e kundërta e respektimit, rrënja e saj është nga “el-aki – esheki, el kutu”.[8]

Po ashtu thuhet: “Aka ebahu, ukukan, muakaten” – Nuk e përfill, nuk e respekton dhe nuk sillet mirë me të (babain). (“Kamusul-fikhij” fq. 258)

Kuptimi i mosrespektimit të prindërve në terminologji është: Hidhërimi i prindërve duke mos u sillur mirësisht ndaj tyre. (“Lugatul-fukaha” fq. 287)

Gjithashtu thuhet: Mosrespektimi i prindërve është: Çdo vepër me të cilën preken prindërit, prekje e rëndë jo e lehtë edhe pse ajo vepër ndoshta nuk është obligative.[9]

Disa kanë thënë: Mosrespektimi i prindërve është gjithçka me çfarë dëmtohen prindërit nga fëmiju i tyre qoftë ajo: Fjalë, vepër, përpos shirkut dhe mëkatet përderisa nuk i imponohet me dhunë një gjë e tillë nga prindërit.[10]

Definicioni më i saktë do të ishte të thuhet: Mosrespektimi i prindërve është: Çdo fjalë vepër ose lënie nga e cila dëmtohen prindërit.

III – Respektimi i prindërve është nga gjërat më të rëndësishme dhe prej punëve më të mëdha që të afron tek Allahu nga veprat më të larta, prej obligimeve më obligative ndërsa mosrespektimi i prindërve është prej mëkateve të mëdha, krimi më i rëndë, shkatëruesi më i trishtueshëm duke u bazuar në argumente të shumta.

Argumentet për respektimin e prindërve i kemi të shumta edhe atë tepër të qarta nga Kurani dhe suneti siç do ti cekim në vijim:

1 – Nga Kurani

Allahu i Lartësuar të drejtën e prindërve dhe mirësinë ndaj tyre e ka cekur bashkë me adhurimin ndaj Tij, njejtë siç e ka bashkangjitur falenderimin ndaj Tij me atë ndaj tyre. Pasi që Allahu është Krijuesi i vetëm kurse prindërit i ka bërë shkak për egzistencën e fëmijut, kjo aludon për të drejtën e pakontestushme dhe mirësinë e lartë që duhet ta ketë fëmiju ndaj tyre si në fjalë ashtu edhe në vepër. Kjo ngase prindërit e duan fëmijun shumë kur ai është i vogël dhe i dobët, kjo e bën që fëmiju të ketë të drejtat e tij ndaj prindërve e si pasojë kur të ndryshojnë raportet ai obligohet ti respkekton ata si dhe e ka të ndaluar reptësisht ti dëmton në çdo aspekt. Madje këtë ndalohet ta bëj qoftë edhe duke i shqetësuar, kundërshtruar për çështje të dunjasë, mërzitur, ta ngrej zërin gjatë mosmarëveshjeve, madje të ndjehet i besdisur nga ata, të tregoj pakënaqësi ndaj tyre ose edhe të lëshoj zëra që tregojnë mërzi ndaj tyre si “of” ose “oh” pra ofkëllima të ndryshme. Pikërisht si pasojë e këtyre rregullave tepër të detajizuara që kanë ardhur në lidhje me respektimin e prindërve Allahu e ka tërheq vëmendjen e besimtarëve për këtë çështje edhe më shumë kur atë e ka rënditur në një vijë apo rënditje me adhurimin ndaj tij, pra si “dizpozitë” e cila aspak nuk duhet anashkaluar porse duhet trajtuar seriozisht pasi që dështimi në këtë çështje sjell pasoja të rënda për shoqërinë porse edhe është shkatëruese për atë person i cili nuk i respekton prindërit e tij.[11]

Prej tyre janë fjala e Allahut: “Adhurone Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, sillnu mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. Allahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet”.[12]

Allahu thotë: “ Thuaj: “Ejani t’ju lexojë atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: Të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit, të mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë, sepse Ne u ushqejmë juve dhe ata, të mos u afroheni mëkateve të hapta apo të fshehta, mos e mbytni njeriun sepse mbytjen e tij e ndaloi Allahu, përpos kur është me vend. Këto janë porositë e Tij, kështu të mendoni thellë”.                [13]

Allahu thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese)”.  [14]

Gjithashtu Allahu thotë: “Ne njeriun e kemi urdhëruar për sjellje të mira ndaj prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (e porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm te Unë është kthimi juaj”.[15]

2 – Nga suneti i të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

Respektimi ndaj prindërve është xhihadi më i vlefshëm si dhe nga gradat më të larta të xhihadit në rrugë të Allahut, kjo bazuar në hadithin e Abdullah ibn Omerit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë:

Erdhi një njeri dhe mori leje nga i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për xhihad, e ai i tha: “A i ke prindërit gjallë?” – i tha sahabiu: Po. – i tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Kthehu te ata dhe bëre xhihadin tek ato“.

Në një version tjetër të Muslimit qëndron: Një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe i tha: Të besatohem për emigrim (hixhret) dhe xhihad. – Duke pasur për qëllim me të shërbimin ndaj Allahut. – i tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “A e ke ndonjërin prej prindërve gjallë?” – i tha sahabiu: Po që të dy. – i tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “A dëshiron vallë shpërblimin ndaj Allahut?” – Tha: Po. – i tha: “Kthehu tek prindërit e tu dhe sillu mirë me ta“.[16]

Ibn Haxheri-Allahu e mëshiroftë, thotë: Që do të thotë poqëse i ke prindërit gjallë mundohu sa më shumë tu shërbesh e që nuk diskutohet ti respektosh ngase kjo e zëvendëson xhihadin.[17] Pasi që qëllimi i xhihadit tek prindërit është: Dhënia e mundit, sa ke mundësi ti respektosh ata, nisur nga kjo rëndësi e madhe dijetarët kanë thënë se nuk lejohet të dalësh në xhihad pa lejen e tyre, pra me kusht që të jenë musliman ngase respektimi i prindërve është farz ajn-individual ndërsa xhihadi është farz kifaje-kolektiv. Ndërsa nëse xhihadi bëhet farz ajn-individual atëherë nuk kërkohet leje prej prindërve për t’ju bashkangjitur ushtrisë muslimane për në luftë. Pasi që në këto rrethana xhihadi është bërë farz për të gjithë ose me thirrjen e imamit, ose kur sulmon armiku vendin e muslimanëve ose kur është i reshtuar në safet e ushtrisë që pregatitet për luftë.[18]

Autor: Seid Vehf el-Kahtani
Shkëputur nga libri “Respektimi i prindërve kuptimi, vlerat, etika dhe dispozitat”
Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

[1] “El misbahul munir” Ahmed ibn Muhamed el-Fejumi 1/43

[2] “Muhtaru-sihan, rezi, fq. 19

[3] “Nihajetu fi garibil ehadith” Ibn Ethiri 1/117

[4] “Muexhemu lulatil fukaha” Muhamed Ravaz fq. 84

[5] “Muexhemu lulatil fukaha” Muhamed Ravaz fq. 85

[6] “El misbahul munir” 2/422

[7] “Muhtaru-sihan” fq. 187

[8] “Nihajetu fi garibil ehadith” 3/277, shiko “Lugatul fukaha” fq. 237

[9] “Kamusul-fikhij” fq. 258

[10] “Kamusul-fikhij” fq. 258

[11] “Tefsir Ibn Kethir” 3/35, “Fet’hul kadir” Sheukani 3/218, “Tejsirul-kerimu Rahman”, “Fi tefsiri kelamil-menan esadij 4/270, “Edvaul bejan fi tefsiril bil Kuran” Shenkiti 3/497

[12] Nisa:36

[13] Enam:151

[14] Isra:23

[15] Llukman:14

[16] Mutefekun alejh Buhariu nr. 3004, 5972, Muslimi nr. 2549

[17] “Fet’hul bari” 10/403

[18] “Sherhu mushkile at’har” Tahaviu 5/563, “Mealimu sunen” Hatabij 3/378, “Mufhim li ma eshkele min telhisi kitabi Muslim” Kurtubiut 6/509

You may also like...