Organizimi i Akikës – 2013

Akika-2013Falenderimi i takon Allahut, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin, mbi fmialjen e tij të ndershmem shokët e tij fisnik, dhe mbi gjitha ata që e pasuan, e pasojnë dhe do ta pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Shoqata Horizonti Plus – Tetovë edhe këtë vit si disa vite tjera do të bëj bashkimin e prerjes së kurbanave nga disa vllezër nga Tetova dhe e cila do të manifestohet me një drekë modeste në gjelbrimet e Malit Sharr, më saktë në afërsi të “Gurit të Sidollit” me datë 30.06.2013 e diel.

Duke pas parasysh se ky sunet është duke u perhapur në trojet tona ishim të mendimit që me manifestimin e tij në këtë mënyrë ajo do të arij të sensibilizojë edhe më shumë të ftuarit të tjerë që shpesh marin pjesë në këtë llojë dreke.

Thotë i Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: ” Çdo fëmijë është peng e akikës së tij, pritet akika për të në ditën e shtatë, po në atë ditë i vëndoset emri, si dhe në këtë ditë i rruhen flokët “.

E lusim Allahun që vllezërve tanë tua pranoj akikat – kurbanat e prerë për fëmijët kurse mzsafirëve një drekë të këndshme dhe të freskët në Malin Sharr.

Shkruar nga stafi i Sh.Q. Horizonti Plus

You may also like...