Organizimi i “Sofrës së Ramazanit” – 2013

Sofra e Ramazanit 2Falenderimi i takon Allahut paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, familjen, shokët dhe gjithë ata që trasuan rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Pasi që disa vite me radhë kishte dëshirë dhe vullnet për një organizim të një sofre Ramazani për nevojtarët dhe të varfërit në qytetin e Tetovës, këtë vit, ju njohtojmë se me një iniciativë vllezërore-donatorësh dhe sponzorëve që ishin të interesuar të ndihmojnë në këtë projekt kz projekt këtë vit po realizohet.

Kjo sofër parasheh çdo natë shtrimni e 50 iftareve për të varfërit dhe nevojtarët, ku një iftar kushton 2 euro – 120 denarë, duke e ditur shpërblimin e të ushqyerit e një agjëruesi ashtu edhe siç është transmetuar në hadithin e saktë se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ai që e ushqen një agjërues e ka shpërblimin sikurse ai që ka agjëruar” dyert për ta ndihmuar këtë projekt janë të hapura dhe janë të mirëseardhura për të gjithë.

Ata që duan të ndihmojnë mund të ndihmojnë ne tre vende të parapara për projektin në fjalë:

1. Mund ta kontaktoni drejtë për drejt edhe përgjegjësin e projektit me nr cel. 07o 665 118.
2. Të kontaktoni direkt me kuzhinën popullore që do i pregatit direkt iftaret, kuzhina “Sharri” dhe kryekuzhinierin e saj me nr. cel. 070 219 160.
3. Direkt tek Sofra e Ramazanit gjatë shtrimit të iftareve në parkun e Xhamisë së Pashës, me përgjegjësin e shërbimit të sofrës me nr. cel. 070 424 737.

You may also like...