Papastërtitë, tareti dhe etika e tij – 2

Abdest-7Llojet e papastërtive (nexhaset) :

Nexhaset – fëlliqësirat janë papastërtitë të cilat dalin prej dy organeve të njeriut si urina dhe nevoja e madhe, medhiu, vediu, këtu hyn edhe nevoja-bagla e çdo kafshe që nuk i hahet mishi. Gjithashtu gjaku i menstruacioneve apo diçka që rrjedh shumë,si gjaku, qelbi, vjellja e përzier. Këtu bëjnë pjesë edhe coftinat përveç lëkurës e cila regjet, pra pastrohet me shqemje sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Çdo lëkurë që shqemet (regjet) pastrohet.”

Etika gjatë kryerjes së nevojës :

1 – Të kërkojë vend ku nuk ka njerëz, larg prej shikimit të tyre, transmetohet se : ” i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur ka dashur ta kryej nevojën e tij largohej derisa nuk e shihte askush.”

2 – Të mos mbaj me vete diçka që ka emrin e Allahut përveç se kur friksohet se po e humb.

3 – Të mos flas gjatë kryerjes së nevojës.

4 –  Ta çmoj kthimin kah kibleja, pra mos tia kthej shpinën e as mos të kthehet drejt saj gjatë kryerjes së nevojës, pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Mos u ktheni kah kibleja dhe mos ia ktheni shpinën asaj gjatë kryerjes së nevojës së madhe apo të vogël.”

5 – Të distancohet gjatë kryerjes së nevojës vendeve ku qëndrojnë apo bisedojnjë njerëzit, pra në rrugë, ujrave të ndejtshëm, degëve me fruta, pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Kini frikë dy të mallkuar.” – i thanë : ” Kush janë ata të dy o i Dërguari i Allahut? – Tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Ata janë ai i cili e kryen nevojën e tij në rrugë të njerëzve apo nën hije ku rinë ata.”

6 –  Gjatë hyrjes në nevojtore të hyj me këmbën e majtë dhe të dal me të djathtën, kurse gjatë hyrjes në xhami të kundërtën sepse duhet të dallohen vendet e pastërta nga vendet e fëlliqura.

7 – Para se të hyj të thotë : ” Bismilah” ,  “ Allahume ini eudhubike minel-hubthi uel-habith ” – Në emër të Allahut, o Allah unë kërkoj mbrojtje prej çdo shejtani mashkull apo femër.  Thënia “Bismilah” meret nga fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të :  “Mbulesa ndërmjet xhinit dhe auretit të birit të Ademit është të thotë “Bismilah” kur të hyj në nevojtore.” Kurse në një transmetim tjetër përmendet “Bismilah-u” dhe duaja në bashkë.

8 – Le të mos i nxjerr rrobat e tij derisa ti afrohet vendit ku do ta kryej nevojën, pra derisa ti afrohet tokës, ose të ulet në vendin e kryerjes së nevojës, duke e ruajtur zbulimin e auretit të tij që i është urdhëruar ta mbuloj nga sheriati.

9. Gjatë daljes nga nevojtorja të thotë : ” Gufraneke” – O Allah më fal.

Regullat e taretit

1. Të mos pastrohesh me eshtra apo bagla, sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë : ” Mos u pastroni me bagël e as me eshtra sepse ato janë ushqim i vëllezërve tuaj prej xhinëve.”

2. Të mos pastrohet me gjëra të cilat ka dobi prej tyre siç janë ushqimet.

3. Të mos pastrohet me dorën e djathtë apo ta prek organin gjenital me të djathtën, pasi që thotë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të : ” Le të mos e prek ndonjëri prej jush organin e tij me dorën e djathtë të tij, gjatë urinimit të tij dhe as gjatë nevojës së madhe.”

4. Në qoftë se pastrohet me gurë të pastrohet me tre gurrë, e në qoftë se nuk pastrohet plotësisht me tre gurrës atëherë mbaron me tek(5,7,9 e kështu me radhë), d.m.th. e fundit të jetë tek duke u bazuar u bazuar në fjalën e Selman el-Farisiut-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë:” Na ka ndaluar i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, të kthehemi drejt kibbles gjatë kryerjes së nevojës së vogël dhe të madhe,si dhe të pastrohemi prej nevojës me dorën e djathtë,poashtu të mos pastrohemi me më pak se tre gurëz dhe na ka ndaluar të pastrohemi me bagël apo me eshtra.”

5. Në qoftë se e bashkon pastrimin me ujë dhe me gurrës, në fillim pastrohet me gurrë pastaj me ujë, e në qoftë se pastrohet me njërën prej tyre pranohet, veçse pastrimi me ujë është më i mirë dhe më pastrues.

Shkëputur nga libri “Pesë kushtet e fesë”
Redaktues: Shejh Abdullah ibn Xhibrin-Allahu e mëshiroftë
Përktheu: Nexhat Ceka

You may also like...