Pasojat e kufrit dhe dëmet e tij

KufriPasojat e kufrit dhe dëmet e tij

Kufri, mosbesimi është shkak i çdo fatkeqësia, sëmundje, çdo shkatërimi, pasojat e tij janë fatale, të cilat njeriut i bëjnë dëm në këtë botë dhe në botën tjetër, pasojat në këtë botë janë:
1. Devijimi si dhe mosudhëzimi në rrugën e drejtë të Allahut, Allahu në Kuran thotë:” Ata të cilët mohuan dhe penguan nga rruga e Allahut ata kanë devijuar, e humbur shumë larg”.
2. Vulosja e zemrës duke mos përfituar nga drita e shpalljes, Allahu në Kuran thotë:” Ata të cilët mohuan (pabesimtarët) është njëlloj për ta ua tërheqe vërejtjen apo jo ata nuk besojnë, Allahu ua ka vulosur atyre zemrat, veshët e tyre dhe të pamurit e tyre ka një perde e ata kanë dënim të madh”. Po ashtu Allahu i Lartëmadhëruar thotë:” dhe thënies së tyre: “Zemrat tona janë të mbuluara” (me perde). Jo, por për shkak të mohimit të tyre Allahu ua vulosi ato (zemrat), e nuk besojnë prej tyre vetëm pakkush”.
3. Obligohet të vritet si murted-renegat, nuk i falet xhenazja as nuk i lahet xhenazja e as që varoset në varret e muslimanëve.
4. Mosshoqërimi me të, dalja nga kurora e gruas, e cila është muslimane si dhe rënia e kujdestarisë për fëmijët e tij, kështu që ndalohet ti ndihmohet dhe të tregohet dashuri ndaj tij.
Ndërsa pasojat e mosbesimit në botën tjetër janë si në vijim:
1. Do të hyj në zjarr të xhehenemit, nuk do të del prej tij kurrë duke shijuar dënim të ashpër si dhe nuk do të ketë lehtësim në dënimin e tij. Allahu në Kuran thotë:” Për ata që nuk besuan është zjarri i xhehenemit, për ta as nuk ka gjykim me vdekje e as nuk u lehtësohet dënimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është pabesimtarë”
2. Pabesimtarit i asgjësohen të gjitha veprat e tij dhe nuk i pranohen asesi, Allahu në Kuran thotë:” Ai i cili e mohon besimin veprat e tij janë asgjësuar si dhe në botën tjetër do të jetë prej të shkatëruarve”.
3. Allahu nuk ia fal atij i cili ka vdekur në kufër-pabesim, Allahu i Lartëmadhëruar në Kuran thotë:” Ata të cilët mohuan (pabesimtarët) dhe bën zullum, atyre Allahu nuk ua fal kurrë, e as që i udhëzon për në rrugë të drejtë. Përveç rrugës së xhehenemit në të cilin do të jenë përgjithmonë, e gjitha kjo është shumë e lehtë për Allahun”.
4. Poshtrim, nënçmim dhe turprim i këtyre njerëzve, Allahu në Kuran thotë:” Ska dyshim se Allahu i poshtërson pabesimtarët”.
5. Mbi ta është hidhërimi i Allahut, mallkimi i Tij dhe janë larg mëshirës së Tij, Allahu në Kuran thotë:” Allahu me të vërtet i ka mallkuar pabesimtarët dhe u ka përgatitur dënim të ashpër në të cilin do të jenë përgjithmonë dhe nuk do të kenë askënd për ti mbrojtur dhe t’ju ndihmon”.

Përgaditi: Nexhat Ceka

You may also like...