Për një vit të mbarë shkollorë…

ShkollaViti i ri shkollor

 Falenderimi i takon Allahut të Gjithëditurit, i cili dijes i dha një rëndësi të madhe saqë shpalljen e Kuranit e filloi me fjalën: “Lexo në emër të Zotit tënd që të krijoi”, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi krijesën më të ditur Muhamedin Pejgamberin e fundit, mbi familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e fundit.

Disa rreshta në lidhje me fillimin e vitit shkollor nga edukata e jonë e pastër islame:

Dije nxënës i dashur se islami ka bërë nxitje të madhe në kërkimin e dijes. Derisa në historinë tonë të bujshme islame njihet fjalae madhe, e cila thotë: “Dija është diçka e humbur për besimtarin ku ta gjen le ta mer”, poashtu fjala e njohur: “Dija është obligim për çdo musliman”.

Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:”Me të vërtet e kanë frikë Allahun dijetarët”, qartazi shihet nga ajeti se tek Allahu arihet me dije.Andaj Allahu na tregon “Thuaj a janë të barabartë ata që dinë me ato që nuk dinë” pra i dituri me të paditurin nuk barazohen asnjëherë.

Poashtu thotë: ”Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëzit e ditur”. Pra i mençuri kujton mediton dhe mendon.

 “Ky (Kur’an) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi ajetet e tij dhe për t’u këshilluar me të mendarët.” 

Ndërsa i Dërguari ynë salallahu alejhi ve selem na ka këshilluar me shumë këshilla, ne do ti cekim disa prej tyre:

Vlera e dijetarit mbi ibadetçiun është sikur vlera e hënës Bedër (hënës sëplotë) mbi yjet tjerë, dhe s’ka dyshim se dijetarët janë trashëgimtarët e pejgamberëve, sepse pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi as dinar e as dirhem, porse kanë lënë trashëgimi diturinë, e kush merr nga kjo, nuk ka marrë gjë më të mirë”,

 

Çdo fillim ka edhe mbarim, poqëse starti është i mirë, atëherë ke mundësi ta kesh fundin më të mirë. Andaj punët njihen në mëngjesin e hershëm, nisur nga kjonxënës i dashur fillo me bismilah mësimin tënd mbështetu në Allahun e Gjithëfuqishëm të Gjithëditurin, sepse një dije e cila nuk fillon në emër të Allahut nuk ka bereqet, meri mësimet mësoi me rend mos i le për në fund të vitit, sepse dije meret nga pak nga pak. Mos e le shejtanin të luan me ty: ”Nesër do të filloj” mirëpo fillo prej tash mësoj mësimet nga pak, nga pak se kur të grumbullohen për në fund nuk din nga t’ja fillosh.

Poashtu dije që merret shpejt harohet shpejt.

Nga dijetarët tanë islam është fjala e Jahja ibn Kethirit:”Nuk arrihet dija pa vështirësi” .

Njëashtu kujto fjalën e imam Sufjan eth-Theurit-Allahu e mëshiroftë, ku ka thënë në lidhje me atë se duhesh të jesh i sinqertë: “Nuk ka vepër më të vlefshme se sa kërkimi i dijës, nëse nijeti është i shëndoshë”.

Poashtu është thënë:”Dijes jepi shumë të të jep pak”.

Kërko nga Allahu të të jep suksese dhe dije të dobishme dhe vit të mbarrë shkollor, andaj lusim Allahun nxënësve dhe neve të na jep dije të dobishme sepse suksesi dhe dija vijnë vetëm nga Ai i Plotëfuqishmi.

Dhe po e përfundojë këtë me nje fjalë shumë të madhe të Imam Ahmedit-Allahu e mëshiroftë, imamit të Sunneti, i cili ka thënë: “Njerëzit janë më të nevojshëm për dije se sa për ushqim dhe pije, sepse ai është i nevojshëm për ushqim dhe pije një apo dy herë në dite, kurse për dije është i nevojshëm në çdo kohë”.

Përgatiti: Nexhat Ceka

You may also like...