Përdorimi i pikave (ilaç) për në sy, a e prishin agjërimin?
Pyetje: Një motër nga Kuvajti pyet se përdorimi i pikave për sy a e prishin agjërimin?
Përgjigje: Mendimi më i saktë është se përdorimi i tyre gjatë ditëve të ramazanit nuk e prish agjërimin, edhe pse dijetarët janë ndarë në dy mendime, ku grupi tjetër thotë se nëse shija e pikave arrin në fyt, atëherë agjërimi prishet, por e mendimi më i saktë është se përdorimi i pikavë për sytë nuk e prish agjërimin, por sikur të ketë mundësi që pikat t’i përdor pas iftarit kjo do të ishte më e mira, me qëllim që t’i ikë këtij mospajtimi të dijetarëve, por sidoqoftë mendimi më i saktë është se nëse i përdor gjatë agjërimit, agjërimin e ka në rregull.
Shejh AbdulAziz bin Baz – Allahu e mëshiroftë!
Përktheu dhe përshtati: Mujdin Xh. Xhaferi
10/07/13, Gostivar