Përgjigje ndaj disa veprave që i karakterizojnë havarixhët

FeuzaniPyetje pergjigje sheikh Feuzanin

 

Pyetje: A janë të pranishëm sot ata që mbartin ideologjinë e Hauarixhëve?

 

Përgjigje: I pastër nga të metat është Allahu. Ajo që po ndodh sot, a nuk është kjo nga veprimet e Haurixhëve? Dhe kjo është të shpallurit e muslimanëve mosbesimtarë. Dhe më e rëndë se kjo është vrasja e muslimanëve dhe shkelja e tyre nëpërmjet aktiviteteve terroriste. Ky është mehexh [metodologji] i Hauarixhëve. Kjo përfshin tre aspekte:

 

– Tekfirin në muslimanët

– Mosbindjen ndaj sunduesit

– Lejimin e vrasjes së muslimanëve

 

Ky është menhexh i Hauarixhëve, edhe nëse ndonjë person beson në këtë me zemrën e tij por nuk e ka folur këtë, apo nuk ka vepruar diçka nga kjo, ai megjithkëtë bëhet Harixhi në besimin dhe opinionin e tij, të cilin ai nuk e ka shfaqur haptas.

 

Pyetje: A konsiderohen Hauarixhët njerëz të Kibles, a bën të falet namazi prapa tyre, dhe çfarë është vendimi i përgjithshëm për sa u përket atyre prapa të cilëve bën të falim namazin, nga njerëzit e Kibles?

 

Përgjigje: Dijetarët kanë dallime në mendime për sa i përket asaj se a janë Hauarixhët mosbesimtarë apo thjesht devijues dhe mëkatarë. Opinioni se ata janë mosbesimtarë është më afër së vërtetës, meqë dëshmitë tregojnë se ata janë mosbesimtarë. Për sa i përket namazit prapa tyre, kjo nuk është e lejueshme, përveç nëse e marrin pushtetin mbi popullin, siç është përmendur nga dijetarët. Në këtë rast, muslimani duhet të falë namazin prapa tyre dhe të mos e lë faljen me xhemat.

 

Pyetje: A duhet konsideruar nga Hauarixhët atë që bën tekfir në pushtetarët dhe nxit muslimanët për t’u rebeluar kundër pushtetarëve?

 

Përgjigje: Ky është mehdheb [drejtim] i Hauarixhëve, kur një njeri konsideron që është e lejueshme kryengritja kundër pushtetarëve muslimanë, dhe më e rëndë së kjo është të shpallurit e tyre mosbesimtarë, ky është medhheb i Hauarixhëve!

 

Pyetje: Çfarë është pozita jonë ndaj atyre që bëjnë tekfir në pushtetarët e sotshëm muslimanë, përgjithësisht dhe hollësisht? A konsiderohen Hauarixhë këta njerëz?

 

Përgjigje: Ata që i konsiderojnë mosbesimtarë pushtetarët muslimanë në përgjithësi, ata janë ndër Hauarixhët më ekstremë ngaqë ata s’bëjnë përjashtim dhe nxjerrin vendime të mosbesimit për të gjithë pushtetarët muslimanë. Pra, kjo është forma më e ashpër e medhhebit të Hauarixhëve, sepse ata përgjithësojnë [deklaratën e mosbesimit].

 

Pyetje: Është një person në internet, i cili i thërret rininë që ta hedhin be’jen [betimin për besnikëri] ndaj sunduesit të këtij vendi [Arabisë Saudite]. Dhe arsyeja për këtë është prania e bankave që përdorin fajden dhe shfaqja e së keqes në këtë vend [siç pohojnë ata]. Pra, çfarë na këshilloni, Allahu ju ruajt?

Përgjigje: Ne këshillojmë që ky pohim është i rrejshëm dhe s’duhet të pranohet. Kjo ngaqë ky person thërret për në devijim dhe ndarje të radhëve [përçarje], dhe është e detyrueshme që të refuzohet ky person dhe të folurit e tij, meqë ai thërret në pavërtetësi, në të keqen dhe fitne. Dhe, prania e këtyre gjërave nuk kërkon me doemos tekfirin në pushtetarët.

 

Pyetje: Disa njerëz janë shumë të lirë për sa i përket kryengritjes kundër pushtetarëve. Ata e përdorin si dëshmi atë çfarë ka ndodhur në kohën e el-Haxhaxhit dhe atyre që u rrebeluan kundër tij me në krye Seid bin Xhubejrin [Allahu pastë mëshirë ndaj tij]. Pra, si i përgjigjeni kësaj pike?

 

Përgjigje: Kjo e folme është plotësisht e pabazuar dhe këto janë gjepura. Muslimanët kurrë nuk kanë hequr dorë nga dëgjimi dhe bindja [ndaj pushtetarëve], edhe nëse kanë ndodhur disa ndryshime në ndonjë periudhë të kohës. Mirëpo, shumica e muslimanëve janë treguar të dëgjueshëm dhe janë bindur. Dhe, nëse në disa nga ata është shfaqur ndonjë dallim apo gabim, atëherë ata do ta refuzonin atë. Seid Ibn Xhubejr [Allahu pastë mëshirë ndaj tij] ka qenë ndër imamët e Tabi’inëve dhe ai qe mbytur padrejtësisht, dhe edhe nëse ai është rebeluar, kjo është një gjë mbi të cilën s’është rënë dakord.

 

Pyetje: Janë disa stacione televizive dhe disa forume në internet, të cilat thërrasin në kryengritje kundër pushtetarëve të këtij vendi [Arabisë Saudite]. Çfarë i këshilloni ata që janë mashtruar nga këto dredhi, apo nga të dëgjuarit e tyre, apo nga pjesëmarrja në to?

Përgjigje: Po, ky është shtet ndaj të cilit njerëzit kanë tendenca dhe synojnë ta sulmojnë, ngaqë është vendi i vetëm që zbaton metodologjinë e Selefus-Salihit, dhe është një vend i lirë nga fitnet, revolucionet dhe kryengritjet. Pra ky është një vend, dhe falënderimi i takon Allahun, i cili gëzon paqe, siguri dhe praktikon menhexh të Selefus-Salihit. Kështu, ata dëshirojnë ta zhveshin nga këto cilësi dhe ta bëjnë atë një vend anarkie dhe vrasjesh, siç ndodh në vendet tjera. Pra, ne na takon që të ruhemi nga këta individë dhe të paralajmërojmë kundër tyre dhe të mos i futim këto stacione televizive brenda në shtëpitë tona, apo që fëmijët tanë t’i shohin këto të këqija dhe të edukohen në këtë. Është e detyrueshme për ne që t’i mbrojmë shtëpitë tona nga këto stacione satelitore dhe t’i parandalojmë fëmijët tanë nga dalja nëpër kafene, të cilat i kanë këto stacione apo në internet. Baballarëve u takon që t’i parandalojnë fëmijët e tyre nga të dalurit nëpër këto kafene, në të cilat gjinden këto të këqija, meqë ata [baballarët] janë përgjegjës për fëmijët e tyre.

 

Pyetje: A duhet të konsiderohet sahab ai [Dhul Khuweisire et-Timimi], i cili i pat thënë pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] ‘Bëhu i drejtë!’? Apo atë duhet konsideruar Harixhi? Duke pasur parasysh që ai s’është rrebeluar kundër pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] dhe ai nuk ka bërë vepër që e përjashton atë nga Islami.

Përgjigje: Ai që i pat thënë të dërguarit ‘ti nuk je i drejtë,’ atëherë kjo ka qenë pararendës i rebelimit. Ai u rebelua kundër pejgamberit [salallahu alejhi ue selam] në kuptimin që ai e ka akuzuar për tradhti. Dhe, s’është nga kushtet e të qenit Hauarixh që njeriu të mbart armën, madje kur personi beson në tekfirin e muslimanëve për shkak të mëkateve të mëdha, ai bëhet Harixhi dhe në është në medhhebin e tyre. Po ashtu nëse ai i nxit njerëzit kundër sunduesit të muslimanëve me ligjeratat dhe shkrimet e tija, edhe nëse ai s’ka ngre shpatën, atëherë ky është medhheb i Hauarixhëve. Dhe Hauarixhët janë të llojeve të ndryshme. Midis tyre janë ata që përdorin armën, ata që flasin me të ngjashmen e asaj çfarë ky njeri i pat thënë pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]. Dhe midis tyre janë ata që shkruajnë, dhe ata që besojnë me zemrat e tyre dhe s’flasin apo bëjnë ndonjë gjë, por në akiden e tij dhe në zemrën e tij gjendet akideja e Hauarixhëve. Mirëpo, disa nga ta janë më të ashpër se të tjerët.

 

Pyetje: A është e lejueshme të kritikohen sunduesit muslimanë përpara mbledhjeve dhe njerëzve?

Përgjigje: Kemi folur rreth kësaj çështjeje shumë herë më parë! S’është e lejueshme të flitet rreth sunduesve, ngaqë kjo sjell të keqen dhe përçarjen në shoqëri, dhe kjo then unitetin e muslimanëve dhe shkakton urrejtje mes sunduesit dhe të sunduarve. Dhe, kjo përçarje dhe e keqe çon në rebelim kundër sunduesit dhe gjakderdhje dhe në gjërat që kanë pasoja të dënueshme.

Por, nëse keni ndonjë koment lidhur me ta [sunduesit], çojeni atë tek sunduesi në të fshehtë duke e vizituar atë, nëse kjo është e mundshme, apo duke i shkruar atij apo duke e informuar dikë që mund t’ia bart atë sunduesit si këshillë të sinqertë ndaj tij. Kjo duhet të bëhet në të fshehtë, jo haptas, dhe kjo është përmendur në hadith:”Kushdo që dëshiron ta këshillojë sunduesin, atëherë të mos e përmend këtë në publik, por le ta kapë sunduesin për dore. Kështu që nëse ai dëgjon, atëherë kjo është kjo; nëse jo, atëherë ai ka përmbushur atë që i takonte të bëjë.” Kjo domethënie është transmetuar nga i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam].

 

Përgjigjet: Shejh Dr. Feuzan el-Feuzan – Allahu e ruajtë!

You may also like...