Pjesët e imanit

Allahu-44III – Kapitulli i Imanit

6 – Pjesët e imanit
Imani ngërthen në vete shumë pjesë të cilat i ka caktuar i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në përgjithësi në hadithin të cilin e shënojnë edhe Buhariu dhe Muslimi-Allahu i mëshiroftë, që e transmeton Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Imani është gjashtëdhjetë e ca pjesë ose shtatë e disa pjesë më e larta është fjala La ilahe ilallah, e më e ulta të largosh prej rruge ndonjë pengesë edhe turpi është pjesë e imanit.”
Ky hadith është argument pejgamberik, mesazh që përban mrekulli, këtu ka shenjë për pjesën më të lartë të imanit, e cila është esenca e fesë, çelësi i xhenetit e ajo është fjala e teuhidit, pastaj në hadith ka shenjë se prej pjesëve më të vogla të imanit është largimi i ndonjë pengese cila haset në rrugë e u pengon udhëtarëve kjo tregon për karakteristikën e kësaj feje e cila kujdeset për gjithë çështjet e kësaj bote dhe të botës tjetër.
Sa i përket detajeve për pjesët e imanit se sa janë ata, dijetarët duke u bazuar në Kuranin dhe sunetin profetik i kanë cekur disa nga ata, prej tyre: Imami i ndershëm Ebu Bekër el-Bejhakiu-Allahu e mëshiroftë, i cili e ka kufizuar numrin me shtatëdhjetë e shtatë pjesë dhe i ka komentuar në shtatë vëllime me koment të mjaftueshëm.
Ashtu siç ka transmetuar gjithashtu Ibn Haxheri, nga Kadi Ijadi-Allahu i mëshiroftë, këto fjalë: Janë munduar shumica e dijetarëve ti caktojnë saktësisht pjesët e imanit me anë të ixhtihadit (përpjekjes së tyre) të tyre, mirëpo gjykim decid se a është për qëllim kjo është vështirë të përcaktohet. Mirëpo kjo nuk do të thotë se mosnjohja e gjithë këtyre pjesëve të imanit është e metë në besim.
Më pas Ibn Haxheri-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Nuk janë të një mendimit ata të cilët i kanë numëruar pjesët e imanit, mirëpo më afër të vërtetës është metoda e Ibn Hibanit-Allahu e mëshiroftë, por këtu nuk do të ndaleni me shpjegimin e kësaj metode por do ti shpjegojmë në mënyrë të shkurtuar siç janë përmendur nga ai duke ua bashkangjitur ata të cilat i parë edhe unë të arsyeshme ti cek. Këto përbëhen nga:
-veprat e zemrës
-veprat e gojës dhe
-veprat e gjymtyrëve.

A – Veprat të cilat bëhen me zemër – janë ata të cilët kanë të bëjnë me gjërat të cilat të besohen me qëllim, me nijet e këta mund të përblidhen në njëzet e katër veti e ata janë:
1. Besimi në Allahun e Lartësuar, e këtu hynë: Besimi në cilësitë dhe atributet e Tij në njëshmërinë se askush nuk është si Ai.
2. Besimi në melaiket, engjujt e tij.
3. Besimi në librat e zbritur.
4. Besimi në të Dërguarit e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ta.
5. Besimi në kader të mirën dhe të keqën.
6. Besimi në ditën e fundit e në të hyn llogaria në var, ringjallja, llogaria, matja e veprave, ura e siratit xheneti dhe xhehenemi.
7. Dashuria e Allahut të Lartëmadhëruar.
8. Dashuria dhe urejtja për hir të Allahut.
9. Dashuria ndaj të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, respektimi i tij, kety hyn edhe dërgimi i salavateve-përshëndetjen ndaj tij dhe ndjekjae rrugës së tij, sunetin e tij-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.
10. Sinqeriteti këtu hyn largimi nga syefaqësia dhe dytyrësia.
11. Pendimi
12. Frika
13. Shpresa
14. Falenderimi
15. Besnikëria
16. Durimi
17. Të jesh i kënaqur me caktimin e Allahut.
18. Mbështetja
19. Mëshira
20. Modestia këtu hyn: Respektimi ndaj të moshuarve dhe mëshira ndaj të vegjëlve.
21. Lënia e mendjemadhësisë dhe vetëpëlqimit.
22. Lënia e zilisë.
23. Lënia e inatit, zemërimit dhe smirës.
24. Lënia e hidhërimit.

B – Veprat gojore – përmbajnë në vete shtatë karakteristika:
1. Shqiptimi i teuhidit-njëshmërisë së Allahut, fjalës “La ilahe ilallah”.
2. Leximi i Kuranit fisnik.
3. Nxënia e diturisë.
4. Duaja – lutja.
5. Dhikri – përmendja e Allahut, në të hyn edhe istigfari – kërkimi i faljes për mëkatet nga Allahu.
6. Tua mësosh tjerëve mirësitë.
7. Largimi nga gjërat e kota.

C – Veprat të cilat bëhen me gjymtyrë – përbëhen nga tridhjetë e tetë lloje, disa prej tyre janë:
a) vepra personale:
1. Pastrimi – abdesti si dispozitë e jashtme e në të hyn gjithashtu edhe largimi nga fëlliqësirat dhe mbulimi i auretit (pjesëve të turpshme të trupit)
2. Namazi – qoftë ai farz apo nafile-vullnetare.
3. Zekati – qoftë ai obligativ apo nafile.
4. Lëshimi i robërve.
5. Bujaria këty hyn ushqimi i të varfërve si dhe të nderuarit e mikut.
6. Agjërimi – qoftë ai obligativ apo nafile.
7. Haxhi
8. Umreja
9. Tavafi
10. Itikafi
11. Pritja e natës së kadrit.
12. Shpërngulja nga vendi i kufrit në shtetin islam.
13. Përmbushja e zotimit.
14. T’ja din vlerën imanit të tij.
15. Paguarja e dëmshpërblimit – kefaretit.
b) pjesët e imanit – të cilat bëjnë pjesë në ato të gjymtyrëve ka disa nga të cilat dallohen me lidhshmërinë e tyre e ata janë shtatë lloje:
16. Largimi nga harami me martesë.
17. Përkujdesja për familjen.
18. Respektimi i prindërve, këtu hyn edhe largimi nga mosrespketimi i tyre.
19. Edukimi i fëmijëve.
20. Mbatja e lidhjeve farefisnore.
21. Respektimi i zotëriut nëse besimtari është rob i dikujt, këtu hyn edhe sjellja e mirë ndaj robit nga ana e zotëriut të tij.
c) pjesët e besimit – të cilat kanë të bëjnë me gjymtyrët në anë grupore e jo personale janë shtatëmbëdhjetë lloje:
22. Drejtësia kur ke post ndaj të tjerëve.
23. Ndjekja e xhematit.
24. Respektimi i prijësve.
25. Pajtimi ndërmjet njerëzve, në të hyn edhe luftimi i havarixhëve dhe rebelëve.
26. Ndihmësa në bamirësi e në këtë kontekst hyn edhe urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja.
27. Ekzekutimet
28. Xhihadi – lufta në rrugë të Allahut, këtu hyn edhe përgatitja për në xhihad.
29. Çuarja e premtimit në vend këtu hyn edhe një e pesta e plaçkës së luftës.
30. Borxhi dhe kthimi i tij.
31. Ndërsjellja e mirëfilltë.
32. Tubimi i pasurisë hallall dhe shpenzimi i saj në vendin e duhur, këtu hyn gjithashtu edhe largimi nga harxhimi i tepruar dhe i kotë, panevojë.
33. Nderimi i komshiut.
34. Kthimi i selamit.
35. Të kërkosh nga Allahu ta mëshiron atë i cili teshtin dhe thotë: Elhamdulilah.
36. Mosdëmtimi i njerëzve.
37. Largimi nga muzika.
38. Largimi i asaj pengese nga rruga çfarë u pengon udhëtarëve.
Të gjitha këto arinë pjesët e imanit në një numër prej gjashtëdhjetë e nëntë pjesëve kurse ato mund të arin edhe shtatëdhjetë e nëntë pjesë nëse do ti shkëpusnim disa pjesë të cilat i kemi bashkaur në një, pra nga ata të cialt u përmendën qofshin ata të zemrës, gojës apo gjymtyrëve.

You may also like...