Plani dhjetëditorë – III (Projekti i nafileve)

10 ditet-1Muhamed Husejn Jakub

4. Projekti i agjërimit

Prej udhëzimeve (Sunetit) të Muhamedit, salallahu alejhi ve selem, ishte që ta agjëronte ditën e nëntë (Arafatin) të Dhul-hixhes. Nga disa gra të Muhamedit, salallahu alejhi ve selem, mësojmë se: Muhamedi salallahu alejhi ve selem agjëronte ditën e nëntë të Dhul-hixhes, tri ditët e çdo muaji dhe çdo të hënë dhe të enjte.” (Shënon Ebu Davudi, Albani e vlerëson sahih.)

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, për agjërimin e dhjetë ditëve thotë se është mustehab shumë i preferuar.

Atëherë agjëroji të nënta ditët, që të gjitha. Mos e humb asnjërën. Edhe nëse dikush të thotë se hadithi është i dobët, ti shfrytëzo frytet e agjërimit vullnetar në përgjithësi.

Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Kush agjëron një ditë për Allahun, fytyrën e tij Allahu e largon nga xhehenemi shtatëdhjetë vjet.” (Mutefekun alejhi, Buhariu dhe Muslimi.)

Nga mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij, në rast të pamundësisë për ta kryer haxhin, është se e bëri këtë të fundit shoqërues në shpërblime me atë që ka shkuar në haxh.

Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Tre vetave nuk u refuzohen lutjet.”  Njëri prej tyre është agjëruesi.” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Kush e përfundon jetën me agjërimin e një dite, ka hyrë në xhenet.” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Allahu dhe melaiket e Tij luten për ata që ngrihen në syfyr. (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Këto janë disa fryte të agjërimit vullnetar. Vlera e këtyre ditëve të rikujton kohën e muajit Ramazan. Sido që të jetë, ti je fitues.

5. Projekti i haxhit dhe umres

Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Kush e fal sabahun me xhemat dhe qëndron duke përmendur Allahun derisa të lindë dielli, për të ka shpërblime si një haxh dhe umre të plotë, të plotë, të plotë.” (Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.)

Në këtë qëndrim duhet:

– të lexohet Kurani;

– të lexohen edhkaret (lutjet e mëngjesit);

– të ripërtërihet teubeja (pendimi);

– të bëhet lutje në vetmi;

– të falen ata që të kanë bërë padrejtësi;

– të kërkohet falje prej Allahut të Lartësuar;

– të bëhen ibadete (adhurime) të tjera.

Nga mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij, në rast të pamundësisë për ta kryer haxhin, e bëri këtë të fundit shoqërues në shpërblime me atë që ka shkuar në haxh.

Këtu kemi disa punë që e kanë shpërblimin si haxhi dhe umreja, kuptohet në pamundësinë e kryerjes së tyre.

Së pari: Dhikri, lutjet pas çdo namazi.

Ebu Hurejra tregon: “Disa të varfër erdhën tek i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem dhe i thanë: “O i Dërguar i Allahut! Të pasurit na e kaluan me të mira: ata falen sikurse ne, agjërojnë sikurse ne, ata japin sadaka (ndihmojnë), por ne nuk kemi me çfarë të ndihmojmë. Ata japin në rrugën e Allahut, por ne nuk kemi çfarë të japim.” I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: A doni t’ju tregoj diçka që nëse e punoni, nuk ka kush jua kalon (me shpërblime) dhe nuk ka kush ju mbërrin, me përjashtim të atij që vepron njësoj si ju? Atëherë pas çdo namazi thoni subhanallah tridhjetë e tri herë; elhamdu lilah tridhjetë e tri herë dhe Allahu ekber tridhjetë e tri herë. (Mutefekun alejhi, Buhariu dhe Muslimi.)

Së dyti: Namazi i jacisë dhe i sabahut me xhemat.

Ukbeja bin Andul Gaffari ka thënë: “Namazi i jacisë me xhemat është si një haxh dhe namazi i sabahut me xhemat si një umre.”

Së treti: Namazi i sabahut me xhemat dhe dhikri deri pas lindjes së diellit dhe falja e dy rekateve.

Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Kush e fal sabahun me xhemat dhe qëndron duke përmendur Allahun derisa të lind dielli, për të ka shpërblime si të një haxhi dhe umre të plotë, të plotë të plotë.”(Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.)

Së katërti: Falja e namazit me xhemat dhe falja e namazit vullnetar.

Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë: Kush shkon për t’i falur namazet obligative me xhemat është sikurse një haxhi dhe kush shkon për të falur namaz vullnetar është me vlerën e një umreje vullnetare.”(Sahihul Xhami, Albani e vlerëson hasen.)

Së pesti: Namazi në xhaminë Kuba.

Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Kush lahet në shtëpinë e vet, më pas vjen në xhaminë Kuba dhe falet në të, ka shpërblimin e një umreje.” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Së gjashti: Falja e Fitër Bajramit dhe e Kurban Bajramit.

Ibni Rexhebi thotë: “Muhabef bin Selimi ka thënë: “Dalja në Fitër Bajram ka shpërblimin e një umreje dhe dalja në Kurban Bajram ka shpërblimin e një haxhi.”

6. Projekti “KANATIRUL-FIRDEVS”

(pasuria e grumbulluar në sasi të mëdha)

Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Kush fal namaz vullnetar me dhjetë ajete, nuk regjistrohet për gafil (neglizhent), kush falet me njëqind ajete shënohet prej kanitinëve (adhuruesve të devotshëm e të denjë) dhe kush fal namaz vullnetar me një mijë ajete shënohet prej mukantirinëve (personi me pasuri të panumërt).” (Shënon Ebu Davudi)

Projekti ka të bëjë me faljen vullnetare për çdo natë me një mijë ajete, për çdo natë fiton pasuri të mëdha dhe të panumërta në xhenet. Por nëse nuk mund të falësh namaz vullnetar me një mijë ajete, fal namaz me njëqind ajete që të listohesh te “kanitinët”.

Hasan el-Basriu ka thënë: “Namazin e natës e lënë vetëm ata që kanë bërë gjynahe.”

Seid bin Xhubejri, kur hynin dhjetë ditët, angazhohej shumë në adhurim dhe thoshte: “Mos i fikni dritat në këto dhjetë net.”

Të mirat e namazit të natës:

1. Falësi i namazit të natës ka në xhenet dhoma që anën e jashtme e sheh nga brenda, kurse anën e brendshme e sheh nga jashtë.

2. Falësi i namazit të natës është njëri prej atyre të treve me të cilët Allahu qesh. E, kur Allahu qesh me robin e Tij, ai rob nuk do të ketë llogari.

3. Namazi i natës është traditë e njerëzve të mirë. Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë për të: Është traditë e njerëzve të mirë para jush, afrim tek Allahu i Lartësuar, pengim nga mëkatet, shlyerje e gjynaheve dhe dëbon sëmundjen nga trupi.” (Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.)Në këtë hadith ka pesë dobi të namazit të natës.

4. Allahu e ka fshehur shpërblimin për falësin e namazit të natës dhe thotë:Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.” (Sexhde: 17)

5. Namazi i natës në dynja e lehtëson qëndrimin në këmbë në Ditën e Gjykimit.

6. Nëse e bën nijet për namaz të natës dhe nuk mund të ngrihesh, të regjistrohet nijeti i bërë. Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Kur një njeri duke falur namazin e natës e mund gjumi, Allahu i Lartësuar ia shënon shpërblimin e namazit dhe gjumin sadaka. (Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.)

7. Projekti i vëllazërisë për Allahun

Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Prej robërve të Allahut ka njerëz të tillë që nuk janë Pejgamberë e as shehidë, ndërsa Pejgamberët dhe shehidët këta i shikojnë me kënaqësi për pozitën që kanë ata tek Allahu i Lartësuar.” I thanë: “O i Dërguar i Allahut, na trego kush janë këta.” Tha: Ata janë një popull që janë dashur për Allahun, nuk kanë qenë familjarë mes vete e as që i ka lidhur pasuria. Por, pasha Allahun, vërtet fytyrat e tyre janë me nur (dritë) dhe ata janë në dritë, ata nuk frikësohen kur frikësohen njerëzit dhe nuk pikëllohen kur mërziten njerëzit, dhe lexoi ajetin: “Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar.” (Junus, 62)

Po të propozoj që së paku një herë në këto dhjetë ditë t’i ftosh shokët e tu për iftar. Para akshamit bëni vetëm gjysmë ore dhikër e dua, kurse pas iftarit edhe një gjysmë ore dhe dëgjoni Kuran. Më pas dhuroju ndonjë libër ose CD, që të fitosh:

1. Sevapin e agjëruesit;

2. Sevapin e davetit në rrugën e Allahut;

3. Sevapin e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja;

4. Sevapin e ndihmës për të mirë.

8. Projekti i lidhjes familjare

Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: O njerëz! Jepni selam (përshëndetuni), jepni ushqim, mbani lidhjet farefisnore, falni namaz natën kur njerëzit janë në gjumë, do të hyni në xhenet me selame.” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Farefisnia mbetet e varur tek Arshi dhe thotë: “Kush e vazhdon lidhjen me mua, ai ka vazhduar lidhjen me Allahun. E, kush ndërpret lidhjen me mua, ai ka ndërprerë lidhjen me Allahun.” (Shënon Muslimi)

Atëherë kujdesu që së paku një orë në ditë ta ndash për:

1. T’u sjellë mirë ndaj prindërve;

2. Të vizituar ndonjë të afërm;

3. Të respektuar fqinjët;

4. Të gëzuar muslimanët.

Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu

Autor: Muhamed Husejn Jakub

Shkëputur nga libri “Plani 10 ditorë”

You may also like...