Porositë e arta – 1

Dija-20Porositë e arta (Pjesa e parë)

Lavdërimet e plota i takojn Allahut, Zotit të botërave.

Sa i përket porosisë, unë nuk di ndonjë porosi më të dobishme sesa porosia e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij, për atë që e kupton dhe e pason atë. I Lartësuari thotë: “Ne ju patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga All-llahu.” [Nisa: 131]

Pejgamberi [salAllahu alejhi ve sel-lem] e porositi Muadhin [radijAllahu anhu] kur e dërgoi në Jemen duke i thënë: “O Muadh, ke frikë Allahun kudo që të jesh, të keqen pasoje më një të mirë, e cila e fshien atë dhe me njerëzit sillu mirë.” (Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu)

Muadhi [radijAllahu anhu] kishte një pozitë të veçantë tek Pejgamberi [salAllahu alejhi ve sel-lem]. Ai i kishte thënë atij: “O Muadh! Pasha Allahun, me të vërtetë unë të dua ty.” (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, Nesaiu dhe të tjerë) E kishte zakon që të hyp së bashku me të mbi kafshën udhëtuese. Poashtu është transmetuar se për të ka thënë: “Ai është më i dituri i ummetit rreth hallallit dhe haramit.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hasen-sahih) Si dhe është transmetuar se ai do të jetë një hap para dijetarëve në Ditën e Gjykimit (Transmeton Hejthemiu). Gjithashtu prej gjërave që e tregojn vlerën e tij është se e dërgoi Pejgamberi [salAllahu alejhi ve sel-lem] si kumtues në emër të tij, si thirrës, si fekih, si mufti dhe si gjykatës i banorëve të Jemenit.

Poashtu e përgjasonte atë me Ibrahimin [alejhi selam], kurse Ibrahimi [alejhi selam] është imami i njerëzve. Ibën Mes’udi [radijAllahu anhu] thoshte: Muadhi ishte umet, i devotshëm ndaj Allahut, besimdrejtë dhe nuk ishte prej mushrikëve. Në këtë mënyrë ai e përgjasonte atë më Ibrahimin [alejhi selam].

Pasiqë Pejgamberi [salAllahu alejhi ve sel-lem] e porositi atë me këtë porosi, kuptohet se ajo është porosi përmbledhëse, dhe ajo është e tillë për atë që e analizon atë dhe njëkohësisht ajo është sqaruese e porosisë kuranore.

Sa i përket përmbledhjes së saj, ajo mund të sqarohet me atë se robi obligohet me dy gjëra: Me hakun e Allahut dhe me hakun e robërve të Tij. Pastaj, ai patjetër ndonjëherë do ta lëjë mangut obligimin që e ka përsipër, ose duke e lënë një vepër të obligueshme, ose duke e vepruar një vepër të ndaluar.

Pejgamberi [salAllahu alejhi ve sel-lem] tha: “Ke frikë Allahun kudo që të jesh”. Kjo është një fjalë shumë përmbledhëse, ndërsa pjesa “kudo që të jesh” e potencon nevojën e madhe për devotshmëri në fshehtësi dhe para njerëzve.

Pastaj tha: “të keqen pasoje më një të mirë, e cila e fshien atë”, njashtu siç e urdhëron mjeku të sëmurin që ta piej atë që ia përmirëson gjendjen e tij. Kurse gabimi është i pandarë prej robit. I mençur në këtë rast është ai i cili vazhdon të veprojë vepra të mira, me të cilat i fshien gabimet e tij. Të keqen e potencoi para së mirës në fjali, edhepse ajo që kërkohet prej tij tash është veprimi i së mirës, sepse qëllimi i kësaj të mire është fshierja e së keqes, e jo vet ajo e mirë. Ngjashëm me këtë ka thënë Pejgamberi [salAllahu alejhi ve sel-lem] kur urinoi ai beduini në xhami: “Hedhni mbi të një enë me ujë.” (Transmeton Buhariu)

Në këtë rast duhet që e mira të jetë prej llojit të së keqes, sepse kjo më shumë e fshien atë.

Shkruan: Shejhul-Islam Ibën Tejmijje [Allahu e mëshiroftë]
661-728 hixhrij

Përktheu dhe përshtati: Omer Zaimi

You may also like...