Pozita dhe vlera e sinqeritetit – 2

Sinqeriteti-5Pozita dhe vlera e sinqeritetit – 2

 

Kërkimi i dytë:Rëndëisa e sinqeritetit: 

Allahu i ka krijuar krijesat qofshin ato njerëz apo xhin që ta adhurojnë Allahun,  duke mos i bërë shok Atij, po ashtu i ka urdhëruar të gjithë ata që kanë logjikë, që të jenë të sinqertë, thotë Allahu në Kuran: ”E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë”.[1] Gjithashtu thotë:” Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje Allahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij! Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për Allahun!”.[2]

Kurse në ajetin tjetër thotë: ” Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe  vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve”.[3] Thotë Allahu gjithashtu: ”Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë.”.[4]

Fudajl ibn Ijadi-Allahu e mëshiroftë, thotë: Ne ajetin e sures Mulk është për qëllim t’ju sprovon se kush është më i sinqertë dhe më i qëlluari në punët e tij. – i thanë: O Ebu Alij si mund të jetë vepra më e sinqertë dhe më e qëlluar? – Tha Fudejli: Vepra kur është e sinqertë mirëpo jo e qëlluar nuk pranohet, derisa të jetë e sinqertë dhe e qëlluar, kurse e sinqertë është kur të bëhet për hir të Allahut ndërsa e qëlluar është kur të bëhet sipas sunetit profetik.[5] Pastaj lexoi ajetin ajetin e sures Kehf: ” e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë”.[6]

Thotë gjithashtu Allahu në Kuran:Kush ka fe më të mirë se ai i që sinqerisht i është bindur Allahut dhe, duke qenë bamirës”.[7] Prandaj dhe nga këto ajete kanë thënë: Nënshtrimi i fytyrës është: Sinqeriteti në qëllim që veprat të jenë  pastër për Allahun, ndërsa mirësia është: Pasimi i të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe suneti i tij-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.[8]

Në një hadith të saktë që e transmeton Enes ibn Malik-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Tri gjëra nuk i mohon zemra e muslimanit: Çdo vepër e bën sinqerisht për Allahun, i këshillon prijësit, i mbahen xhematit të muslimanëve sepse kush e pranon thirrjen islame ajo e rruan atë”.[9]

Sinqeriteti është shpirti i veprës së besimtarit si dhe cilësia me e rëndësishme e tij, sepse pa të vepra dhe mundi i tij bëhen: pluhur e hi.

Sinqeriteti është nga veprat më të rëndësishme të zemrës me pajtimin e dijetarëve islam, prandaj nuk ka dyshim se veprat e zemrës janë bazë, d.m.th. dashuria ndaj Allahut, të Dërguarit të Tij, mbështetja tek Allahu, sinqeritetin në të, frika ndaj Tij, shpresa tek Ai, ndërsa veprat  gjymtyrëve janë pasues të atyre, pra të zemrës. Prandaj nijeti e ka pozitën e shpirtit, ndërsa vepra e ka pozitën e trupit për gjymtyrët, të cilës poqëse i largohet shpirti nga ajo vdes, andaj njohja dipozitave të zemrës është më e rëndësishme se njohja e dispozitave të gjymtyrëve.

Andaj është obligim i çdo muslimani që të jetë i sinqertë çdoherë për Allahun në veprat e tij, të mos pretendojë me to mburje, krenari apo lavdërime nga njerëzit ose komplimente, mirëpo me veprën e tij synon fytyrën e Allahut të Lartëmadhëruar siç thotë Allahu në Kuran: ” Thuaj: “Kjo është rruga ime,në të cilën unë thras tek  Allahu .”.[10] Po ashtu i Lartëmadhëruari thotë: ”E kush flet më të mirë se ai që thërret në rrugë të Allahut.[11]

Sinqeriteti është nga cilësitë më të mëdha që obligohen me të të gjithë besimtarët, andaj ata më thirrjen e tyre, veprën e tyre synojnë fytyrën e Allahut dhe botën tjetër, njëashtu duan ti përmirësojnë njerëzit, duke u munduar ti nxjerin ata nga erësira në dritë.[12]

 

Kërkimi i tretë:Pozita e nijetit të mirë dhe rezultati i saj:

Nijeti është bazament i çdo vepre dhe rregulluesi i tyre, koka e çdo çështjeje, shtyllë e çdo çështjeje, baza e çdo ndërtimi mbi të, sepse është shpirti i veprës, udhëheqës i saj, ujitësi i saj, ndërsa vepra e ndjek atë, në qoftë se nijeti pranohet, pranohet çdo gjë me të në qoftë se ai nuk pranohet, nuk pranohet vepra e tij. Nëpërmjet sinqeritetit vjen suksesi, pa të vjen humbja, nëpërmjet tij dallohen gradat e dunjasë dhe ahiretit.[13] Për këtë arsye i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” Veprat janë sipas qëllimit, nijetit çdo kujt i takon ajo çfarë ka pasur për qëllim…[14] Thotë Allahu në Kuran:” Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve, e kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e Allahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërbllim të madh”.[15]

Kjo tregon për rëndësinë dhe pozitën e nijetit, andaj thirrësi në rrugë të Allahut si dhe të tjerët nga besimtarët kanë nevojë të madhe për ta përmirësuar nijetin e tyre, pasi që kur nijetin e ke në rregull atëherë prej tij robi fiton shpërblim të madh, madje edhe poqëse nuk vepron porse e ka nijetin e mirë ai përsëri përfiton shpërblim e këtë e vërteton fjala e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “Kur sëmuret robi i Allahut apo udhëton, i shkruhet shpërblimi i veprave që i ka bërë sikurse kur ka qenë i shëndoshë dhe vendas”.[16]

Njëashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: ”Çdo musliman që e ka traditë të fal namaz nate dhe e kaplon gjumi, e nuk arin të falet atë natë, këtij njeriu i shkruhet shpërblimi i namazit të tij, ndërsa gjumi i tij është sadaka për të”.[17]

Gjithashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” Kush mer abdest siç duhet, pastaj del për tu falur në xhami dhe duke shkuar i sheh njerëzit se janë falur, Allahu këtij personi ia jep shpërblimin e njejtë të atyre që e kanë falur namazin me xhemat, duke mos ia pakësuar shpërblimin aspak përballë tyre”.[18]

Po ashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” Kush i lutet Allahut sinqerisht të vdes si shehid, Allahu do t’ja mundëson atij pozitën e shehidëve edhe poqëse vdes në shtratin e tij”.[19]

Kjo edhe njëherë tregon për mirësinë e Allahut ndaj robërve të Tij, për këtë arsye i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë në luftën e Tebukut: ”Ne kemi lënë pas disa persona në Medine, të cilët kanë qenë me ju në çdo udhëtim që keni bërë, në çdo shpenzim që keni dhënë, si dhe në çdo luginë që keni kaluar”. – i thanë: O i Dërguari i Allahut, si mundet të jenë me ne kur ata kanë qënë në Medine? – U tha: ”Ata i ka ndaluar arsyeja”.[20]

Në nijetin e mirë Allahu i shumëfishon veprat e vogla, për këtë arsye i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha një personi që erdhi tek ai i mbuluar me hekur, i cili tha: O i Dërguari i Allahut a të luftoj apo ta pranoj islamin? – i tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” Pranoje islamin pastaj lufto”. Ky njeri pranoi islamin pastaj luftoi derisa u vra, pastaj i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha:” Punoi pak ndërsa u shpërblye shumë”.[21]

Një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe e pranoi islamin, pas kësaj i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ia mësoi islamin gjatë rrugës së tij, kështu që pas pak këmba e devesë së këtij njeriu hyri në vrimën e një urithi, kështu që nga shkaku i kësaj deveja e shqelmoi këtë njeri i cili ra nga deveja dhe vdiq. – Atëherë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha: ”Punoi pak dhe u shpërblye shumë”. – Hamadi e tha këtë tri herë.[22]

Në nijetin e mirë Allahu u jep bekim veprave të lejuara dhe me to e shpërblen robin, për këtë arsye i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur burri shpenzon për familjen e tij dhe shpreson në shpërblimin e Allahut, kjo i llogaritet atij sadaka”.[23]

Gjithashtu i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha Sad ibn ebi Vekasit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: ”Çdo shpenzim të cilin e shpënzon dhe me të kërkon fytyrën e Allahut, do të shpërblehesh për të derisa edhe për ushqimin që e fut në gojën e gruas tënde”.[24]

I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë gjithashtu: ”Dunjaja është për katër persona: një rob që Allahu e ka furnizuar me mall dhe dituri dhe ai me to ka frikë Allahun, i mban lidhjet farefisnore dhe i din obligimet e tij ndaj Allahut, ky njeri është në pozitën me të mirë, pastaj robi të cilit Allahu i ka dhënë dije e jo pasuri, mirëpo e ka nijetin e sinqertë dhe thotë: Sikur të kisha pasuri do të veproja sikurse filani, e ky me të vërtet me nijetin e tij, arin që të dy shpërblimin e kanë të njejtë, pastaj robi të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe nuk i ka dhënë dituri e ky harxhon mallin e tij atje ku nuk duhet dhe nuk e ka frikë Allahun, nuk i mban lidhjet farefisnore e as që i din obligimet e tij ndaj Allahu në pasurinë e tij, ky njeri është në pozitën më të keqe, si dhe robi të cilit Allahu nuk i ka dhënë as dituri e as pasuri e ai thotë: Sikur të kisha pasuri do të veproja sikurse filani, e ky njeri e ka me të vërtet këtë nijet, e këta të dy e kanë mëkatin e njejtë”.[25]

I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë duke transmetuar nga Zoti i tij se ka thënë: “Allahu i Lartëmadhëruar i ka caktuar veprat e mira dhe të këqija pastaj i ka sqaruar ata, andaj kush tenton nga një e mirë dhe nuk e bën, Allahu ia shkruan një të mirë të plotë…[26]

 

[1] Bejine:5.

[2] Zumer:2-3.

[3] Enam:162,163.

[4] Mulk:2.

[5] “Medarixhu-salikin” 2/89.

[6] Kehf:110.

[7] Nisa:125.

[8] Medarixhu-salikin” ,2/90.

[9] Transmeton Tirmidhiu nr. 2658, Ahmedi 5/183, Albani e ka saktësuar hadithin në “Mishkatu mesabih” 1/78.

[10] Jusuf:108.

[11] Fusilet:33.

[12] Shiko “Mexhmua fetava” Ibn Baz 1/349, 4/229.

[13] Shiko “Enijetu ve etheruha fil-ahkami sherijatu” Dc. Saliih ibn Ganim Sedlan 1/151.

[14] Transmeton Buhariu nr. 1, Muslimi nr. 1907, 3/1515

[15] Nisa:114

[16] Transmeton Buhariu 4/200 nr. 2996

[17] Transmeton Ebu Davudi 2/24 nr. 1314, Nesaiu 3/275 nr. 1784, Albani e ka bërë hadithin të saktë në “Irvaul galil” 2/204, “Sahihul xhami” 5/160 nr. 5567.

[18] Transmeton Ebu Davudi 1/154 nr. 564, Nesaiu 2/111 nr. 855, Ibn Haxheri thotë në “Fet’hul bari”: Zinxhiri I hadithit është I fortë 6/137.

[19] Transmeton Muslimi 3/1517 nr. 1909

[20] Transmeton Buhariu 3/280 nr. 2839, Ebu Davudi 3/12 nr. 2058, teksti është i tij.

[21] Transmeton Buhariu 3/271 nr. 2808 teksti është I tij, Muslimi 3/1509 nr. 1900.

[22] Transmeton Ahmedi në ‘Musned” 4/357

[23] Transmeton Buhariu 1/24 nr. 55, Muslimi 2/625 nr. 1002.

[24] Transmeton Buhariu 1/24 nr. 56, Muslimi 3/1250 nr. 1628.

[25] Transmeton Tirmidhiu 4/562 nr. 2325, Ibn Maxhe nr. 4228, Ahmedi 4/130, këtë hadith Albani e ka saktësuar në “Sahih Tirmidhi” 2/270.

[26] Transmerton Buhariu 7/239 nr. 6491, Muslimi 1/117 nr. 131.

 

Shkëputur nga libri “Shkëlqimi i sinqeritetit  dhe erësira e përfitimit të dunjasë”
Autor: Dr. Abdulmuhsin el-Kasim
Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

You may also like...