Pozita e të mbështeturit në Allahun e Madhëruar

Foto-80Pozita e të mbështeturit në Allahun e Madhëruar

Të mbështeturit në Allah është pozitë e lartë në fe, sepse Allahu këtë e ka cekur bashkë me adhurimin (ibadetin) duke thënë: “Adhuronie Atë (Allahun) dhe mbështetjuni Atij” . Gjithashtu e ka bërë atë shkakë për ta aritur dashurinë e Tij, i Madhëruari thotë: ”Me të vërtet Allahu i don ata që i mbështeten atij” .
Në mbështetjen në Allah, është kënaqësia e Allahut dhe hidhërimi i shejtanit, po ashtu të gjithë të Dërguarit janë prijës të cilët mbështeteshin në Allahun Fuqiplotë, Ibrahimi-paqa e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Zoti ynë tek ti mbështetemi vetëm prej tek Ti jemi kthyer dhe vetëm tek Ti është e ardhmja” . Shuajbi-paqa e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: ”Suksesi im është nga Allahu, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm tek Ai jam drejtuar” . Prandaj ai i cili mbështetet në Allahun njëmend, ky njeri hyn në xhenet pa llogari, kurse nuk duhet të habitemi kur ndonjëhere çështjet dhe bukuritë e kësaj bote mund ti arin neglizhenti përballë punëtorit, i cili nuk mund ti arin ato, apo mund të përparon ndonjëherë i pamunduri përballë të shëndoshit, ndërsa ajo e cila të çon çdoherë përpara është të mbështeturit në Allahun, pasi që çdo sukses dhe arritje është në dorë të Allahut.
Prandaj kur është pyetur imam Ahmedi për të mbështeturin në Allahun Fuqiplotë ka thënë: “Prerja e shpresës nga krijesat”. – Kurse të mbështeturit në sebepe nuk don të thotë se e humb seriozitetin e kërkimit të diçkahit.

• Marrja e shkaqeve nuk është në kundërshtim me mbështetjen ne Allahun Fuqiplotë:

Vëmendja vetëm në marjen e sebepeve e dobëson teuhidin, ndërsa mosmarja parasysh e sebepeve për të aritur deri tek qëllimi llogaritet dobësi në logjikë, ndërsa largimi nga shkaqet për të cilat ka urdhëruar sheriati është diskrimin i sheriatit. Prandaj çdo rob duhet që çdoherë të mbështetet me zemrën e tij në Allahun, e jo në shkaqet që i mer.
Ndërsa realiteti i të mbështeturit në Allahun është: Ti marish sebepet, ndërsa pas marjes së tyre mbështetja yte përfundimtare në zemrën tënde të jetë tek Ai i cili ka në dorë sebepet, i Cili po të doj e ndalon diçka që të ndodh, e po të doj e lejon që diçka të ndodh, apo bën shkaqe që ajo gjë mos të ndodh, duke i vënë pengesa, largesa për të ndodhë një gjë e tillë.
Ai i cili mbështetet njëmend në Allahun, nuk qetësohet vetëm me marjen e sebepeve për t’ja aritur qëllimit, por nga ana tjetër nuk i mohon shkaqet në përgjithsi, pra i mer parasysh, por përballë tyre rezultatin përfundimtarë e pret nga ana e Allahut Fuqiplotë. Gjithashtu robi në këtë çështje nuk duhet haroj aq sa mendon mirë dhe shpreson tek Zoti yt aq e ke edhe mbështetjen tënde ndaj Allahut. Për këtë arsye përsëri e potencojmë se të mbështeturit në Allahun sinqerisht nuk don të thotë se njeriu nuk duhet ti mer sebepet, të cilat Allahu i ka bërë të ligjshme ose i ka caktuar për të aritur një qëllim të caktuar. Prandaj Allahu na ka urdhëruar ti marim shkaqet po ashtu ka urdhëruar të mbështetemi në Allahun Fuqiplotë, prandaj nxitimi ynë me gjymtyrë kah Ai llogaritet bindje ndaj Tij, ndërsa mbështetja në të është besim ndaj tij. Njerzit duke mos realizuar si duhet mbështetjen në Allah qetsohen vetëm me sebepe.
Ndërsa ai i cili e lidh veten e tij me Allahun dhe nevojat e tij i drejton kah Ai, e lë punën e tij në duart e Allahut, Allahu këtij do ti përgjigjet në lutjen e tij dhe do t’ja plotëson nevojat e tij, si dhe do t’ja lehtëson rrugën e rëndë, ndërsa ai i cili lidhet me dikënd tjetër apo mbështetet në dijen dhe aftësitë e tij, forcën e tij, Allahu do ta lë në atë çfarë ai është mbështetur, madje ky person ka mundësi edhe të poshtrohet duke e nënvlerësuar ndihmën e Allahut dhe duke e mbivlerësuar veten e tij dhe aftësitë e tij. Madje këto persona mund ta japin tërë mundin e tyre, pra të përpiqen maksimalisht për t’ja aritur qëllimin, ata përsëri në fund nuk do të përfitojnë më shumë se sa që u ka caktuar Allahu. Prandaj ai i cili mbështetet realisht në Allahun, siç duhet me zemër Allahu këtë person ka mundësi ta furnizon me atë që e kërkon, madje edhe me shkaqet më të pakta që ai i vepron, ashtu siç i furnizon zogjtë të cilët zgjohen të uritur dhe kthehen të ngopur, mirëpo bëjnë një lëvizje të vogël, pra dalin në kërkim të rrizkut të tyre.
Për këtë autori i librit “Tejsirul-azizil-hamid” thotë: “Kjo është e njohur me shumë tekste dhe nga përvoja” .

• Frytet e të mbështeturit në Allahun e Lartësuar:

Në mbështetjen ndaj Allahut qëndron rehatia e mendjes, qetësimi i situatës, largimi i smirës së keqëdashësve, kjo është shkaku më i madh me anë të cilit robi ka mundësi ta menjanon padrejtësinë e krijesave ndaj tij dhe të këqijat e tyre, me anë të saj njeriu është i pamvarur nga ajo të cilën e posedojnë njerëzit në duart e tyre.
Shejhul-islam Ibn Tejmije ka thënë: “Çdo kush i cili shpreson tek krijesat dhe mbështetet në to, ky njeri vetëm se ka humbur në rrugën e tij”. Ndërsa ai i cili i nënshtrohet Allahut Fuqiplotë, ky e ka qëlluar rrugën e duhur dhe ka shpëtuar, shiko se si Zekerijau-paqa e Allahut qoftë mbi të, kur hyri në moshë të shtyrë iu dhurua fëmiju më i mirë, gjithashtu edhe Ibrahimit-paqa e Allahut qoftë mbi të, u përgëzua se do të ketë fëmij, ndërsa gruaja e tij kishte hyrë në moshën e shtyrë ku nuk mund të bënte fëmijë, madje ajo tha: “A do të lindi unë fëmijë pasi jam plakur ndërsa burrin gjithashtu e kam plak, kjo është diçka e çuditshme” .
Po ashtu Ibrahimi-paqa e Allahut qoftë mbi të, e la Haxheren dhe Ismailin në një luginë pa ujë dhe pa barishte (kultivim), ndërsa ai e urdhëroi familjen e tij që të falin namazin dhe ta japin zekatin, po ashtu Junusi-paqa e Allahut qoftë mbi të, nuk mbeti vetë në erësirën e peshkut.
Fudajl ibn Ijadi ka thënë: “Poqëse i largon shpresat nga krijesat dhe nuk dëshiron nga ato diç, Allahu do të jep çfarë të duash”.
O ti rob i Allahut ngrej duart nga i Gjithëfuqishmi, Fuqiploti, lidhi shpresat me Të, lere çështjen tënde tek Ai, shkëputi lidhjet e tua me krijesat dhe shpreso vetëm në Allahun. Prandaj kur forcohet mbështetja, shpresa në Allahun dhe zemra e plotë në lutje drejtuar Allahut, kjo lutje nuk kthehet bosh, Allahu thotë: “A nuk është Ai i Cili i përgjigjet lutjes së atij të cilit është në vështirësi kur ai i lutet dhe ia largon atij fatkeqësinë dhe ju bën juve mëkëmbës në tokë, prandaj vallë a ka të adhuruar tjetër veç Allahut, ju pak po mendoni” . Drejtohu nga Allahu me zemër të devotshme të nënshtruar do të hapet dera.

Të kërkuarit e dunjasë përmes fesë
Feja është shumë e lartë që të nënçmohet me anë të ndotjes së kësaj bote, vepra e mirë nuk rrin në këmbë veçse me anë të sinqeritetit, prandaj ai i cili veprat e ahiretit i bën për qëllime të kësaj bote do të dënohet me të.
I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Ai i cili e kërkon diturinë, e cila kërkohet vetëm për fytyrën e Allahut, mirëpo ky e mëson me të vetmin qëllim të përfiton prej saj qëllime të kësaj bote, ky person nuk do ta shijojë erën e xhenetit ditën e gjykimit” .
Prandaj vepra e mirë edhe në qoftë se është e shumtë, porsë nuk është me qëllim të mirë, kjo e çon njeriun deri në shkatërim të asaj çfarë ka punuar. Pasi që Allahu kur tregon për hipokritët tregon se ata: falen, agjërojnë, japin nga pasuria e tyre, luftojnë në rrugë të Allahut, madje lexojnë edhe Kuran, kurse për këtë të fundit i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shembulli i munafikut i cili e lexon Kuranin është si shembulli i rejhanës (lloj bime) erën e ka të mirë ndërsa shijen e ka të hidhur” . Kurse Allahu i Madhëruar për shkak të humbjes së sinqeritetit të tyre thotë për ta: “Munafikët do të jenë në fundin (në thellësitë më të mëdha) e xhehenemit dhe për ta nuk ka ndihmues” . Ndërsa i pari i cili do të digjet në zjarrin e xhehenemit është: lexuesi i Kuranit, luftëtari (muxhahidi) si dhe shpenzuesi i pasurisë, sepse këta veprat e tyre nuk i kanë bërë sinqerisht për Allahun, mirëpo i kanë bërë që të thuhet filani është lexues i Kuranit, filani është bujar, filani është trim.
Prandaj me fjalën tënde dhe veprën tënde kërko atë e cila është tek Allahu, sepse ajo është e cila mbet ndërsa çdo gjë pos saj do të zhduket.
Kështu që poqëse një rob bën një vepër e cila nga jashtë duket se bëhet me qëllim të mirë, mirëpo qëllimin e ka ta arin kënaqësinë e kësaj bote kjo është hipokrizi, dyftyrësi në vepra.
Ibn Rexhep ka thënë: “Prej cilësive më të mëdha të dyftyrësisë në vepër është: të bësh ndonjë vepër e cila nga jashtë tregon se është e mirë, porse qëllimin e ka të keq, dëshiron me anë të saj të përfiton të mirat e kësaj bote dhe kjo dëshirë i plotësohet, madje me të i arin qëllimet e tij. Për këtë vepër ai madje edhe gëzohet pasi që arin ti mashtroj njerëzit, në të njejtën kohë ai lëvdohet nga njerëzit, porse ne nuk duhet harojmë se këta lloj vepra janë karakteristikë e hipokritëve dhe jehudëve, në bazë të asaj që na ka treguar Allahu në Kuranin Famëlartë” .
Kush dëshiron të lavdërohet për një vepër të mirë, të cilën nuk e ka bërë, ky person kërcënohet me zjarrë, Allahu i Madhëruar ka thënë: “Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë, dëshirojnë të jenë të lavdëruar për atë që nuk e punuan, mos llogarit shpëtim për ta, ata kanë një dënim të dhimbshëm” .

Marrë nga libri “Hapat drejt lumturisë”

Dr. Abdul-Muhsin el-Kasim

Përktheu: Nexhat Ceka

 

You may also like...