Pozita e zekatit në islam – 2

Zekati-4Studimi i dytë: Pozita e zekatit në islam

Zekati është obligim i madh dhe pozita e tij është ndër më të mëdhat në islam, ashtu siç do të cekim në vijim:
1 – Zekati është shtylla e tretë e islamit, një ndër shtyllat fundamentale të islamit, duke u bazuar për këtë në hadithin Abdullah ibn Omerit -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë së i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe shkuarje në haxh.” Kurse në transmetimin e Muslimit qëndron:” Islami qëndron mbi pesë gjëra: Të adhurohet Allahu dhe të mohohet çdo adhurim jashtë tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, shkuarja në haxh, agjërimi i Ramazanit.”
2 – Zekati: Është cekur në Kuran bashkë me namazin, në shumë vende në Kuran, faktë i cili tregon për pozitën e madhe të saj tek Allahu, Allahu i Lartësuar thotë:” Faleni namazin, jepjeni zekatin dhe bini në ruku me ata të cilët bien në ruku.”
Po ashtu Allahu thotë:” Flitjuni njerëzve me të mirë, faleni namazin, jepni zekatin.” Ka thënë i Lartëmadhëruari gjithashtu:” Faleni namazin, jepeni zekatin dhe çdo gjë e mirë që e bëni për veten tuaj do ta gjeni tek Allahu, Allahu është i njohtuar me atë që e veproni, Gjithëshikuesi.”
Po ashtu Allahu e ka cekur bashkë me punët e mira ku thotë:” Nuk është e tërë e mira e kufizuar duke i kthyer fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut, ditës së gjykimit, engjëjve librit, pëjgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmëve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësi dhe për lirimin e robërve dhe ai që e fal namazin, e jep zekatin dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.” Gjithashtu thotë:” S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i prêt shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje.” Ndërsa në suren Nisa këtë e përmend në një formë tjetër kur thotë:” A nuk i ke parë ata të cilëve kur ju thuhet ndalni duart tuaja prej luftës, faleni namazin dhe jepnie zekatin…” Allahu i Lartësuar ndër cilësitë e dijetarëve të drejtë dhe besimtarë që i përmend thotë:” Por ata prej të tyre që kanë thesar të diturisë dhe besimtarët, besojnë atë që tu shpall ty dhe atë që u shpall para teje, besojnë edhe ata të cilët e falin namazin, e japin zekatin e besimtarët në Allahun e në jetën e ardhshme. Të tillët do tu japin shpërblim të madh.” Gjithashtu Allahu thotë:” Poqëse e falni namazin e jepni zekatin, u besoni të dërguarve të Mi, i ndihmoni ata dhe huazoni tek Allahu hua të mirë, do tua shlyej mëkatet tuaja.” Kurse në suren Teube thotë:” Poqëse ata (mushrikët) pendohen e falin namazin e japin zekatin atëherë atyre leshojuani rrugën.”
Allahu thotë:” Në qoftë se ata (mushrikët) pendohen, e falin namazin e japin zekatin atëherë ata janë vëllezërit tuaj në fe.” Gjithashtu Allahu thotë:” Me të vërtet kujdeset për xhamitë e Allahut ai i cili beson Allahun, ditën e fundit e fal namazin e jep zekatin.” i Lartësuari thotë në lidhje me cilësitë e besimtarëve:” E falin namazin, e japin zekatin e respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tiuj, mu këta do ti mëshirojë Allahu.” Allahu thotë për Isain-paqa e Allahut qoftë mbi të:” Me ka porositur me namaz dhe zekat derisa të jem gjallë.”
Po ashtu Allahu e lavdëron Ismailin-paqa e Allahut qoftë mbi të, kur thotë:” Ai e urdhëronte familjen e tij me namaz, zekat dhe Zoti i tij ishte i kënaqur me të.” Kurse në suren Enbija Allahu thotë:” Dhe u kemi shpallur atyre të bëjnë vepra të mira ta falin namazin ta japin zekatin.” i Lartësuari gjithashtu thotë:” Ata të cilëve poqëse ju japin pushtet në tokë e falin namazin e japin zekatin, urdhërojnë në të mirë, ndalojnë nga e keqja dhe përfundimi më i mirë është tek Allahu.”
Allahu thotë në suren Haxh:” Falni namazin, jepeni zekatin përmbahuni me Allahun se Ai është Ndihmëtari juaj, sa Mbrojtës i mirë sa Ndihmëtarë i madh që është.” Kurse në suren Nur Allahu thotë:” Burra të cilët nuk i mashtron as tregtia e as shitblerja nga të përmendurit e Allahut falja e namazit, dhënia e zekatit, kanë frikë ditën kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” Po në këtë sure Allahu thotë:” Ata (hipokritët) betohen me një betim të fortë në Allahun se sikur ti urdhëroshe ti, ata gjithsesi do të dilnin për në luftë. Thuaj: Mos u betoni! Bindja është e ditur (ju vetëm me gojë e thoni, e jo me zemër). S’ka dyshim, Allahu hollësisht di çfarë veproni.”
Allahu thotë në suren Neml:” Që e falin namazin dhe e japin zekatin dhe mu ata janë të bindur ndaj botës tjetër.” Në suren Llokman Allahu thotë:” Të cilët rregullisht e falin namazin dhe e japin zekatin dhe ata, e mu ata janë të plotëbindur për botën tjetër (ahiretin).” Në suren Ahzab Allahu thotë:” Falnie namazin, jepeni zekatin dhe respektojeni Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” Allahu thotë në suren Muxhadele:” E kur ju nuk vepruat dhe Allahu ua fali juve, pra ju faleni namazin jepeni zekatin.” Kurse në suren Muzemil Allahu thotë:” Faleni namazin jepeni zekatin, huazoni për hir të Allahut hua të mirë.” Gjithashtu në suren Bejineh Allahu thotë:” E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zekatin, se ajo është feja e drejtë.”
Në këto ajete të cilat i përmendëm Allahu e cek namazin dhe zekatin bashkë 26 herë në të njejtin ajet, ndërsa në 28 herë e cek në kontekst më namazin mirëpo jo në të njejtin ajet ajo është fjala e Allahut thotë:” Është sigurt se kanë shpëtuar besimtarët, ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit dhe ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë apo punë) dhe ata të cilët rregullisht e japin zekatin.” Ndërsa në tre vende zekati është cekur në veçanti, e ato janë në suren Araf, ku Allahu thotë:” Mëshira ime ka kaluar çdo gjë gjë atë do ta caktoj pë rata që janë të devotshëm e japin zekatin dhe besojnë në argumentet tona.”, në suren Rrum Allahu thotë:” Dhe çfarë të jepni nga pasuria për a shtuar e rritur (me kamatë), në pasurinë e njerëzve, ajo nuk do të shtohet tek Allahu, e çfarë të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim që t’I afroheni Allahut, të tillët janë ata që u shumifishohet (shpërblimi).” Gjithashtu është edhe fjala e Allahut:” Mjer për pabesimtarët të cilët nuk e japin zekatin këta botën tjetër e mohojnë.”
Këto ishin 30 vende në Kuran në të cilat ceket zekati në to. Ndërsa fjala sadaka dhe sadakat në Kuran përmendet 12 herë. Prej tyre janë fjalët e Allahut:” Merr prej pasurisë së tyre (që atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që ti pastrosh me të dhe tu shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. Allahu dëgjon e sheh.”, “ Allahu caktoi obligim që lëmoshat (zekati etj.) tju takojnë vetëm të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë zekatin), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtve në besim) e duhet dhënë edhe për lirimin nga robëria, të mbytërve në borxhe, (luftëtarëve) në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. Allahu e di gjendjen e robërve punon sipas urtësisë së vet.”
Ndërsa në disa vende në Kuran zekati nuk ceket as me termin zekat e as sadaka siç është shembulli në ajetet:” Të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre. Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë një pjesë të caktuar. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp.”, “ Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që u falin (të keqen) njerëzve e Allahu i do bamirësit.”, “ Ai nuk i nxiste për t’i ushqyer të varfërit.” Dhe shumë terme të tjera të gjitha këto tregojnë për rëndësinë e zekatit dhe pozitën e tij në islam.

Shkëputur nga libri “Zekati – dispozita dhe rregulla”
Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

You may also like...