Prezantimi i librit: Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë

1 - GruajaTë dhënat mbi librin:

Titulli i librit: Roli gruas në përmirësimin e shoqërisë
Autor: Muhamed Sali el-Uthejmin
Përktheu: Nexhat Ceka
Botues: Sh.B. Guraba – Gostivar

Parathënie e librit

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të keqes së vetvetes sonë dhe prej punëve tona të liga. Atë që Allahu e udhëzon, nuk ka kush e humb, e atë që Ai e lë në humbje, nuk ka kush e udhëzon.
Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut, Një e i Pashoq. Dëshmoj dhe deklaroj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Allahut, All-llahu e dërgoi me udhëzim dhe në fenë e vërtetë, kumtoi mesazhin, e çoi amanetin në vend, e këshilloi ummetin dhe luftoi për All-llahun me xhihad të vërtetë. Paqja dhe mëshira qofshin mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata të cilat e ndjekin deri në ditën e gjykimit.
Jam i lumtur që jam prezent në këtë ditë: e martë, 23 Rabiu thanit të vitit 1412 h. në fakultetin e vajzave, në Xhide, me qëllim që të sqaroij atë që e kam në shpirtin tim rreth kësaj teme të rëndësishme: “Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë”.
Them, duke kërkuar ndihmë tek All-llahu xhele shanuhu, të më mundëson që ta them të vërtetën:
Me të vërtetë roli gruas në përmirësimin e shoqërisë është shumë i rëndësishëm;

Ngase shoqëria përmirësohet në dy lloje:
Lloji i parë: Përmirësimi i jashtëm:

Ky lloj përmirësimi mund të realizohet nëpër tregje, në xhami si dhe në vende tjera publike. Në këtë lloj të përmirësimit dominojnë burrat, sepse ata zakonisht qëndrojnë në vende publike.

Lloji i dytë: Përmirësimi i shoqërisë pas mureve:

Ky lloj përmirësimi realizohet nëpër shtëpia. Në këtë lloj të përmirësimit, përgjegjësia më e madhe bie mbi vetë gruan, sepse gruaja është zonja e shtëpisë, ashtu siç thotë All-llahu xhel-le shanuhu duke iu drejtuar grave të Pejgamberit alejhis selam duke thënë në ajetin Kur’anor:
“Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme, falni namazin, jepni zeqatin dhe respektoni All-llahun dhe të dërguarin e tij. All-llahu ka për qëllim që nga ju, o familje e shtëpisë (se Pejgamberit) të largojë ndytësinë e mëkateve dhe t’ju pastrojë deri në skaj”.

Rëndësia e gruas në përmirësimin e shoqërisë:
Pas kësaj që u tha, mendoj se nuk gabojmë nëse themi se:përmirësimi i gjysmës së shoqërisë ose më shumë se kjo është i lidhur me gruan dhe atë për dy shkaqe:
Shkaku i parë:
Sepse gratë, për nga numri janë të barabartë me burrat ose më shumë se ata. Bile pasardhësit e Ademit janë më shumë gra, siç tregon për këtë çështje sunneti i Pejgamberit alejhis selam. Kjo çështje ndryshon prej një vendi në një vend tjetër, si dhe prej një kohe në një kohë tjetër. Ndodhë që gratë në një vend të jenë më shumë se burrat, apo e kundërta, siç mund të ndodh që gratë të jenë më pak se burrat, apo e kundërta. Sidoqoftë, gruaja ka rol të madh në përmirësimin e shoqërisë.
Shkaku i dytë:
Se rritja e gjeneratave, buron në prehrat e nënave. Me këtë na bëhet e qartë se ç’far roli dhe obligimi tw madh ka gruaja në përmirësimin e shoqërisë.

E lusim Allahun që ky libër të sheh botimin edhe atë disa herë pas botimit të parë e ti vyj shoqërisë tonë shumë në veçanti sot kur pikërisht personaliteti i gruas është në gjendjen më kritike se kurrë.

Autor: Muhamed Sali el-Uthejmin

Përktheu: Nexhat Ceka

Stafi i Sh.Q. Horizonti Plus – Tetovë

You may also like...