Programi fetar në Tv Art edhe në 10 netët e fundit të Ramazanit

Ramazani - Programi Tv Art-1I falënderuar është Allahu, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të dërguarin, Muhammedin, sal-lallahu alejhi ue selem, mbi familjen dhe mbi gjithë shokët e tij.

Me moton “30 netë Ramazanore – 30 ligjerata-këshilla” vazhdon programi fetar në Tv Art Tetovë për çdo natë, duke e patur parasysh se hyrëm edhe në 10 netët e fundit të këtij muaji të bekuar po ua rikujtojmë edhe një herë programin fetar pët këtë vit në Tv Art – Tetovë duke e vurë theksin se çfarë tema do të kemi mundësi të ndëgjojmë në netët e fundit për këtë muaji i cili do të na lej së shpejti duke na ikur sikurse era e lehtë që le pas vetes shumë të mira dhe begati…

Serialet & hoxhallarët:

1 – Oaza e besimtarit – Ramazani – Grup hoxhallarësh
– Emisione me moderatorët – S. Rushiti dhe E. Rufati
2 – Ta njohim Allahun – Nexhat Ceka
3 – Gjurmët e Ramazanit – Senad Ramadani
4 – Ata dhe Ramazani – Grup ligjëruesish
5 – Berqeti i Ramazanit –  Hafezat Dauti & Muhamed Hoxha

Kurse për këto dhjetë netë nga ligjeratat që do kemi rastin ti ndëgjojmë janë edhe temat mbi: Vlerën e Natës së Kadrit, vlerën e namazit të natës, obligimi i zekatit, sadakutl fitrit, etj.

E lusim Allahun që të jenë këto ligjerata dhe këshilla të sinqerta që të gjejnë vend në zemrat tona dhe të jenë të dobishme për popullatën tonë që i ndjekin përmes ekraneve teleizive kurse së shpejti edhe në kanalin tonë në youtube.com/fjalaebukur.net. Na ndiqni…

Stafi i sh.q. Horizonti Plus – Tetovë 

You may also like...