Programi fetar për Ramazan 2013 -Tv Art – Tetovë

Oaza e besimtarit“30 netë Ramazanore – 30 ligjerata-këshilla”

Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, sh.q. Horizonti Plus realizon edhe këtë vit me sukses projektin “Oaza e besimtarit – Ramazani” në kanalin lokal Tv Art në Tetovë.

Për të qenë edhe më të kënaqur besimtarët për Ramazan me programet e tyre fetare edhe këtë vit u vazhdua me moton “30 netë – 30 ligjerata”, ku këtë vit ligjeratat janë të ndara në 5 seriale edhe atë:

Seriali “Oaza e besimtarit – Ramazani” me 12 ligjerata e cila realizohet me moderatorët e nderuar Samir Rushitin dhe Ekrem Rufatin, ku trajtohen tema të veçanta mbi çështjet e agjërimit dhe muajit të Ramazanit.

Seriali “Ta njohim Allahun” serial i përbërë nga 5 ligjerata e realizuar nga hoxha Nexhat Ceka në të cilën ceket edhe njëherë pesha e njohjes së besimit islam e ajo është njohja e Allahut, përmes emrave, cilësive të Tij, të Dërguarit të Tij, Kuranit, ditës së gjykimit e kështu me radhë.

Seriali “Gjurmët e Ramazanit” serial i përbërë nga 5 ligjerata e realizuar nga hoxha Senad Ramadani në të cilën vihet theksi në kuptimin dhe thelbin e muajit të Ramazanit ose thënë ndryshe se çfarë gjurmësh duhet të lej Ramazani tek ne, se si ky muaj është muaji i veçantë i vitit i cili na e edukon se sit ë kalojmë një vit të tërë me normat dhe rregullat fetare për të cilat sot në këtë kohë dinamike kemi nevojë më shumë se kurrë.

Seriali “Bereqeti i Ramazanit” serial i përbërë gjithashtu nga 5 ligjerata e realizuar nga hoxhallarët Muhamed Hoxha dhe Hafezat Dauti ku rikujtohen momentet e veçnata të Ramazanit, siç është vlera apo begatia e iftarit, syfyrit, namazit të natës, natës së Kadrit e kështu me radhë.

Dhe seriali “Ata dhe Ramazani” ose “Selefi – të parët tanë dhe Ramazani” e përbërë nga 5 ligjerata e realizuar nga një grup hoxhallarësh ku ceket se si e kanë kaluar këtë muaj në shum aspekte gjeneratat e arta të këtij umeti, pra sahabët, tabiinët, tabi-tabiinët apo edhe dijetarët ndër shekuj, pra ata që janë shquar për devotshmëri e cila duhet të jetë një reflektim edhe tek ne se si duhet edhe ne të mundohemi ta kalojmë këtë muaj te begatshëm e të mëshirës së madhe të Allahut që lëshohet mbi robërit e tij besimtarë.

Na ndiqni çdo natë në Tv Art – Tetovë duke mësuar dhe duke shpalosur njohuri të reja mbi maragritarët e Ramazanit, ta shtojmë diturinë dhe ta njohim edhe më mirë këtë mysafir të Allahut e si pasojë ta presim dhe ta përcjellim si ma mirë që në fund të na falen mëkatet, të na pranohen adhurimet e si përfundim të fitojmë kënaqësinë e Allahut dhe të ndryshojmë vetëm se për të mirë me ndihmën dhe lejen e Allahut.

Stafi i sh.q. Horizonti Plus – Tetovë

You may also like...