Pse këshillës mbi durimin gjatë fatkeqësive

Foto-51Parathënie

Allahun të vetem pa shok e falenderojme dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, Allahun e lusim të na ruaj prej s’keqes e cila është pasojë e veprave tona dhe e vetveteve tona, këdo që Allahu e udhëzon në rrugën e drejte, nuk ka kush e humb dhe këdo që Allahu e devijon nga rruga e drejt nuk ka kush e udhëzon në të, besoj dhe deklaroj me të vërtetë dhe me të drejte se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut të vetëm pa shok dhe besoj dhe deklaroj se Muhamedi është rob, njeri dhe i Dërguari i Tij, bekimet paqja e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që i ndjekin ata me mirësi deri në ditën e gjykimit lësho bekime dhe paqë të madhe mbi ta.
Sa kaq:

Kjo është një broshurë e shkurt në lidhje me: “Shuarjen e nxehtësisë së fatkeqësive gjatë humbjes së të dashurve, humbja e frytit të zemrës dhe sulmit në gjoks”. Këtë broshurë e kam shkruar në esencë me datë 21/07/1417 h. kur njëri prej shokëve të mi më të dashur i vdiq fëmiju i tij, Allahu ia shtoftë shpërbimin atij që e sprovon, gjithashtu mos e privoftë nga shpërblimi i tij, i mundësoftë ti nënshtrohet urdhërit të tij, gjithashtu të jetë i kënaqur me caktimn e Allahut, i ëmbel qoftë apo i hidhur, si dhe këtë fatkeqësi ia zavendësoft me diçka më të mirë. Në këtë broshurë i kam përmbledhur disa ajete dhe hadithe të cilat ia dorëzova atij, që sadopak t’ja shuan dhimbjet e fatkeqësive, dhe të shpreson në shpërblimin e Allahut e të duron. Pastaj këtë broshurë ia kam dërguar çdokujt për të cilin kam dëgjuar se i ka vdekur ndonjëri nga fëmijët e tij dhe për këtë falenderimi i takon vetëm Allahut. Pastaj janë përsëritur edhe raste të tjera si këto fatkeqësi dhe fatkeqësi të tjera, sprova të ndryshme ku ishin të përfshirë shumë prej shokëve të mi, lusim Allahun që ti largon fatkeqësitë nga çdo besimtarë kudo që jeton dhe si do që jeton. Nga këto ndodhi e pashë të arsyeshme që ti plotësoj edhe disa ajete dhe hadithe tjera, që me këtë të shuaj fatkeqësitë që i kanë kapluar muslimanët me nxehtësinë e tyre, sidomos atyre të cilëve Allahu ua ka marë loçken e zemrës .

Shpresoj që Allahu me këtë broshurë tua hap zemrat të sprovuarve, pastaj ata vetë tu japin durim të tjerëve që janë sprovuar dhe kanë humbur loçkat e zemrave të tyre, apo të jetë ngushlim për të sprovuarit me fatkeqësi, si dhe të gëzohen për shpërblimin që i pret. Bazuar në hadithin e Abdullah ibn ebi Bekr Muhamed ibn Amër ibn Hazmit nga babai i tij e ky nga gjyshi i tij se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Çdo besimtarë i cili e ngushllon vëllaun e tij për fatkeqësinë që e ka kapluar, këtë njeri Allahu ditën e gjykimit e vesh me tesha të krenarisë” .

Prandaj nuk ka dyshim se kur muslimani i sprovuar e lexon këtë hadith i zgjerohet gjoksi i tij, shuhet nxehtësia e belasë që e ka kapluar dhe i kalon pikëllimi i tij, i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: ”Kush ia heq një brengë besimtarit nga brengat e kësaj bote, Allahu atij do tia heq një brengë nga ata të ditës së Kijametit” .

Një poet thotë:
Sabri emrin e ka të idhët në shijim mirëpo,
përfundimi i tij është më i ëmbël se mjalti

Allahun e lartësuar e lus me emrat e Tij të bukur dhe me cilësitë e tij të larta, që këtë vepër ta bëjë vetëm për hirë të fytyrës së Tij fisnike, të më bën dobi mua përgjatë jetës time po ashtu edhe pas vdekjes. Gjithashtu e lus Allahun që këtë vepër ta bën shuarje dhe lehtësim ndaj çdo mushkërie të ndezur të muslimanit që e ka goditur sprovë e madhe, poashtu ti bën dobi çdokujt që i bie në dorë kjo broshurë. Ai është më i miri që të lutet, është më shpresë dhënës dhe Ai na mjafton neve dhe sa mbrojtës i mirë që është Allahu. Përshëndetjet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij, si dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri ditën e gjykimit.

Autori: Ebu Abdurrahman
Seid ibn Ali ibn Vehf El-Kahtani
Përktheu: Nexhat Ceka

You may also like...