Pse mjekra – Dispozita dhe njohuri – 1

MjekraPse mjekra – 1

Faleminderimet I takojnë Allahut xh.sh. I cili I ngre në shkallë të lartë ata të cilët I binden , I perkushtohen fesë së Tij dhe e kanë frigë Atë , e I nëncmon ata të cilët janë larguar nga udhëzimi I Tij hyjnorë. Paqa , mëshira , bëgatitë dhe mirësitë e Allahut xh.sh. qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhamedin s.a.v.s. , mbi familjen e tij të pastër dhe të ndershme , mbi shokët e tij besnikë që e shoqëruan gjatë jetës së tij dhe mbi gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.
Në vijim : kjo është një pjesë nga puna dhe vepra e dijetarit të nderuar Muhamed ibn Ahmed ibn Ismail me titull “Argumentet e ndalimit të rruajtjes së mjekrës”. Në këto faqe do të mundohemi që në një mënyrë sa më të shkurtër dhë të qartë të sqarojmë dispozitën e fesë islame mbi mjekrën e bazuar mbi argumentet që kanë ardhur për të. Allahun xh.sh. që ti pranojë si vepër të mirë , duke shpresuar se do të më bëjnë dobi atë ditë kur nuk sjell dobi as fëmija e as pasuria , përvecse zemra e pastër , e shëndoshë dhe puna e mire.

1 – Rritja e mjekrës është nënshtrim ndaj Allahu xh.sh.

Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë: ” Kur Allahu ose I Dërguari I Tij ka vendosur për një cështje nuk I takon asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë cështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjedhje tjetër. E kush kundërshton Allahun dhë të Dërguarin e Tij , ai është larguar shumë larg të vërtetës.”(el-Ahzab:36). Gjithashtu thotë :” Le të ruhen nga ndëshkimi ata që kundërshtojnë rrugën e Tij se ata do ti zë ndonjë telash ose do ti godasë dënimi I hidhur. (en-Nur:63)
Në vazhdim do të përmendim disa hadithe që urdhërojnë rritjen e saj. Transmetohet nga ibn Omeri (Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tij) se i Derguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) ka urdhëruar të shkurtohen mustaqet dhe të zgjatet mjekra , transmetohet në “Sahihun” e Muslimit (Allahu xh.sh. e mëshiroftë). Po ashtu transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tij) se ka thënë : E kam ndëgjuar i Derguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) të thotë :” Zgjatni mjekrat , shkurtoni mustaqet dallohuni nga zjarrputistët.” Muslimi.
Në një rast tjetër kur dy të dërguar nga mbreti persian I asaj kohë u takuan me të Derguari e Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) të cilët kishin mjekra të rruara dhe mustaqe të gjata. Gjatë qëndrimit të tyre tek i Derguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) tregohet se i Derguari i Allahut kishte nuk e drejtoi shikimin e tij nga ata dhe më në fund u drejtua drejt tyre me këto fjalë :” Mjerë për ju , kush ju ka urdhëruar kështu?” – iu përgjigjën duke I thënë : Kështu na ka urdhëruar Zoti ynë! (duke aluduar tek mbreti I tyre) I Derguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) në atë rast tha :” Mua më ka urdhëruar Allahu im që ta rris mjekrën dhe ti shkurtoj mustaqet.” – hadithi është hasen. (Transmeton Ibn Xheriri dhe Ibn Sa’di. Sipas Albanit hadithi është i mirë)
Forma e urdhërore në këtë mnëyrë na bën neve të kuptojmë se ky urdhër duhet të vendoset në praktikë e si pasojë ai I cili e vendos në praktikë ai do të jetë I shpërblyer , ndërsa ai I cili e lën anash do të jetë I ndëshkuar. Duhet cekur gjithashtu se ky urdhër vlen për cdo njëri pra për cdo besimtarë qoftë ky besimtarë I thjeshtë apo klerik apo udhëheqës të komunitetit fetar në një vend apo shtet të caktuar I cili sigurisht nuk lirohet nga ky obligim.

2 – Rruajtja e mjekrës është mëkat

Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë :” E kush kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij , ai është larguar nga shumë larg të vërtetës.”(el-Ahzab:36) Ndërsa në një ajet tjetër Kur’anor Allahu xh.sh. thotë :” Kush kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij , për të është zjarri I xhehenemit , e aty ai do të jetë përgjithmonë , pambarim.”(el-Xhin:23). Më lart përmendëm urdhërin e të Derguarit të Allahut t (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) për rritjen e mjekrës , po ashtu mosrespektimi I urdhërit të tij konsiderohet mëkat. Allahu xh.sh. në Kur’an gjithashtu thotë:” Cfarë t’ju jap I Dërguari juaj mereni e cfarë t’ju ndaloj përmbahuni dhe këni frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues I ashpër.”(El-Hashr:7). Kurse i Derguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) thotë:” Atë cfarë unë ua ndaloj largojuni prej saj.”(Mutefekun alejhi). Urdhëri për rritjen e mjekrës dhe argumentet që flasin se ajo duhet të jetë e madhe , njëkohësisht ndalojnë rruarjen dhe shkurtimin e saj që është afër rruarjes , pasi që urdhëri për një gjë është ndalesë për të kundërtën.
I Derguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) gjithashtu ka ndaluar shkuljen e thinjave qofshin ata nga mjekra apo nga flokët. Në një hadith i Derguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) thotë :” Mos I shkulni thinjat sepse ata janë drita (nuri) I besimtarëve.” Ata të cilët e rruajnë mjekrën se arrijne këtë mirësi për të cilat i Derguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) ka thënë thotë janë drita e besimtarit.
Transmetohet nga burime të sigurta se Omeri (Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tij) dhe ibn ebi Ja’la (Allahu xh.sh. e mëshiroftë) – kadiu I Medines kanë refuzuar të pranojnë si dëshmitarë atë person I cili shkulë qimet nga mjekra e tij.
Po ashtu Imam Gazaliu dhe imam En-Neueui (Allahu xh.sh. i mëshiroftë) kanë thënë : Shkulja e qimeve kur ata fillojnë të rriten është imitim I fëmijës dhe hynë në rangun e veprave të urryera.

Rritja e mjekrës është synet i të Derguarit të Allahut
(paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të)

Allahu xh.sh. në Kur’an thotë:” Ju e kishit shembullin më të mirë tek I dërguari I Allahut.”(el-Ahzab:21) Poashtu në ajetin tjetër Allahu xh.sh. thotë :” Ne nuk dërguam asnjë të dërguar vetëm se që të me urdhërin e Allahut ti bëhet respekt atij,” (en-Nisa:64). Ndërsa i Derguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) ka thënë :” Udhëzimi më I mirë është udhëzimi im.” – transmeton Muslimi. Është vërtetuar nga përkshrimi I tij I jashtëm se i Derguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) ka pasë mjekër të shpeshtë dhë të gjatë, madhështore .
Transmetohet nga Enes ibn Malik (Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur prej tij) I cili thotë : Mjekra e tij s.a.v.s. ishte e plotë prej këtu e deri këtu. (duke treguar me dorën e vet nga njëra anë e fytyrës deri në anën tjetër) – transmeton ibn Asakir në “Tarih”.
Transmetohet gjithashtu se i Derguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) duke marë abdes , ka marë ujë me grushtin e tij duke larë pjesën e fundme të mjekrës , e pastaj duke fërkuar atë me duart e tij.(hadith sahih) Në këtë temë ka edhe shumë hadithe dhe përshkrime të sahabëve që janë transmetuar dhe të cilat flasin për mjekrës e madhe të i Derguari i Allahut t (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) atëherë si mos habitemi me njerëzit të cilët thonë se e duan i Derguari i Allahut n (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) e nuk I binden urdhërave të tij , apo nuk e duan pamjen e tij kurse në anën tjetër ushqejnë simpati për pamjen e disa mosbesimtarëve që madje mund të jenë edhe kundërshtarët e të Derguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të). Allahu xh.sh. në këtë rast na tërheq vërejtjen duke thënë në Kur’anin famelartë:” Thuaj(o Muhamed): Nëse e doni Allahun me ndiqni mua që edhe Allahu t’ju dojë juve.”(Ali imran:31). Prandaj kujdes o ti vëlla që nuk e ke kryer këtë obligim akoma se si do ti japish përgjigje në ditën e gjykimit kur do të kërkosh shefatin e tij , a nuk frikësohesh se most nëse do të thotë : A nuk isha unë shembull për ty?

Rruarja e mjekrës është tejkalim I kufijve dhe largim nga udhëzimi I i Derguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të)

Allahu xh.sh. thotë :” Kush I bindet të Dërgaurit , ai I është bindur Allahut e kush refuzon , Ne nuk të dërguam ty zotërues mbi ata .”(en-Nisa:80). Pasi që rritja e mjekrës është synet I tij I vërtetuar më fjalë , me vepër dhe me pamje , rruarja e saj është definitivisht largim nga udhëzimi I drejtë të i Derguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) dhe tradita e tij e pastër. Në një hadith i Derguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) thotë:” Ai I cili nuk e don synetin tim , nuk ështëi denjë të meritojë titullin pjesë e ymetit (bashkësisë) Islame” (mutefekun alejh). Në një transmetim tjetër thuhet :” Ai që bën një vepër që ne se kemi vepruar, I refuzohet dhe nuk I pranohet.” Transmeton Muslimi. Në një hadith tjetër i Derguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh. qofshin mbi të) thotë:” Ai I cili imiton një popull të huaj nuk është prej nesh.” (hadith hasen)

Përktheu nga boshnjakishtja : Ramadan  Iseni

Nga : Muhamed ibn Ahmed ibn Ismail

You may also like...