Që të mos shtohen guximtarët për të dhënë fetva

Qe te mos shtohen guzimtaret per te dhene fetvaQë të mos shtohen guximtarët për të dhënë fetva

Fejsal el-Baedani

Një ditë një njeri erdhi tek fekihu dhe myftiu i Medines Rebiatu Ereji-Allahu e mëshiroftë, të cilin e gjeti duke qarë dhe i tha: Pse po qan? A mos vallë të ka ndodhur ndonjë fatkeqësi? – Kur i degjoi këto fjalë myftiu Rebiatu Ereji-Allahu e mëshiroftë, e shtoi edhe më shumë të qarën dhe tha: Jo, mirëpo ajo që më ka shtyrë të qajë është fakti se kërkohet të jep fetva prej atij i cili nuk është kompetent për një gjë të tillë (nuk ka dije të mjaftueshme për atë çështje), si dhe në islam është shfaqur diçka tronditëse, disa persona që japin fetva këtu afër nesh janë më meritor për ti future në burg se sa disa vjedhës.
Këto fjalë të fekihur dhe muftiut të Medines në atë kohë Allahu e mëshiroftë, i ka thënë sepse fetvaja është diçka e madhe dhe e rrezikshme. Ka pozitë të lartë, është nënshkrim i madh, madje është nënshkrim për Allahun si dhe ndalesë ndërmjet Allahut dhe krijesave të tij. Në shumë tekste dhe gjurmë potencohet rreziku i guximit mbi të përderisa nuk je kompentent për një gjë të tillë.
Thotë Allahu në Kuran:” Thuaj:“ Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, mdaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni Allahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini se është e vërtetë”. Gjithashtu Allahu thotë në suren Nahl:” Mos i thoni asaj rrenës së gjuhve tuaja: “Kjo është hallall e kjo është haram” e të shpifni ndaj Allahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj Allahut , nuk kanë shpëtim”.
Abdullah ibn Amri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Allahu nuk e ngrit dijen duke e marë atë nga gjoksat e robërve të Tij, mirëpo e ngrit dijen me vdekjen e dijetarëve atëherë njerëzit i marin prijës (dijetarë për fetva) injorantët, të cilët i pyetin dhe japin fetva pa dije, këta njerëz shkojnë vetë në humbje dhe i çojnë të tjerët në humbje”.
Abdullah ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dijetari i këtij umeti thotë:” Kush jep fetva verbërisht dhe kjo shpërndahet në mesin e njerëzve, mëkatin e bartë ai që e jep fetvanë.
Nga ky kërcënim i fortë e vërejmë se për këtë arsye selefi dhe dijetarët e mëdhej kanë pasur frikë të japin fetva, fjalët e tyre në këtë kontekst janë të shumta.
Abdullah ibn Mesudi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Ai i cili ju jep fetva njerëzve për çdo gjë që pyetet, ai është i çmendur.
Berau-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: i kam aritur treqind nga sahabët, luftëtarë të Bedrit çdonjëri nga ata dëshironte që shoku i tij të jep fetva.
Ibn ebi Lejla-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: i kam mbërij 120 nga ensarët, shokët e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur pyetej ndonjëri prej tyre për diçka çdonjëri nga ata e këshillonte pyetësin tap yet një tjetër, edhe ai tjetri e këshillonte të shkoj ta pyet dikënd tjetër derisa pyetësi kthehej përsëri tek i pari prej tyre që e kishte pyetur.
Ata ibn Rebah-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Kam aritur disa njerëz të cilët kur i pyeste dikush diçka dhe jepnin përgjigje dridheshin nga frika.
Sufjan Etheuri-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Kam mbëri fukaha të cilët e urenin të përgjigjen në mesele fetare dhe të japin fetva, përpos se kur nuk kishin zgjidhje vetëm se të japin fetva.
Imam Maliku-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Nuk kam dhënë fetva përdërisa nuk kanë dëshmuar 70 vetë (nga njerëzit kompetent për çështjet fetare), se unë jam i aftë për një gjë të tillë.
Ebu Is’hak Esibij-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Në atë kohë shihja njerëz të cilët kur i pyeste dikush diçka, ata i çonin njerëzit prej një mexhlisi në tjetrin derisa njeriu arinte tek Seid ibn Musejebi, e gjitha kjo nga fakti se e urenin të japin fetva.
Ndërsa Seid ibn Musejebi-Allahu e mëshiroftë, kur jepte fetva apo thoshte diçka thuaj se çdoherë thoshte: O Allah më shpëto prej saj dhe më ruaj nga mëkati i saj.
Kurse Ibn Kajimi-Allahu e mëshiroftë, e qartëson më shumë këtë çështje dhe thotë: Selefi nga sahabët dhe tabiinët e urenin të shpejtuarit, nxitimin në dhënien e fetvasë si dhe çdonjëri prej tyre dëshironte që dikush tjetër ta mer këtë përgjegjësi mbi vete, mirëpo kur e shihnin se një gjë e tillë i është bërë obligative mbi të, atëherë e jepte mendimin e tij më të saktë mbi atë çështje, që pyetësi ta dijë dispozitën e asaj që ka pyetur duke u bazuar në Kuran, sunet ose në fjalën e halifëve të drejtë për atë që pyetej.
Kushtet e myftiut:
Nga shkaku që të mos jep fetva çdokush që mund ti jepet mundësia, dijetarët kanë vënë kushte për atë i cili jep fetva, kushte të cilat duhet patjetër ti përmbush ai i cili jep fetva, prej më kryesorëve janë:
1. Drejtësia dhe ixhtihadi-përpjekja për ta dhënë mendimin më të mirë në lidhje me një çështej të caktuar.
Neveviu-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Janë të pajtimit dijetarët se mëkatarit, të ligëtit nuk i pranohet fetvaja. Ndërsa el-Hatibi-Allahu e mëshiroftë, për këtë çështje sjell ixhmanë-konsesusin e dijetarëve të muslimanëve.
Ebu Jala-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Ai i cili nuk është kompetent për ixhtihadin nuk i lejohet të jep fetva dhe të gjykoj, madje për këtë tek ne nuk ka kurfarë kontestimi se ixhtihadi duhet të meret paraysh në këto dy gjëra.
Ai cili vëren sot në thirrjen islame të begatshme me shpresë te Allahu sheh se di disa njerëz shpesh shfaqen në vendet apo stolet ku jepet fetvaja. Në disa raste madje e fut edhe veten e tij në një mes tepër të rrezikshëm, ky tipar nuk ëvrehet vetëm tek të rinjtë tanë në fushën e thirrjes, mirëpo vërehet edhe tek njerëzit me peshë, me personalitet të njohur të cilët pretendojnë para popullit haptazi se janë udhëheqës të ringjalljes islame, administratorë të saj dhe të thirrjes së saj. Për këta vlen fjala e Ebul Hasan el-Esediut-Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: Dikush nga ju jep fetva për ndonjë çështje, që poqëse do të pyetej Omer ibn Hatabi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, për të njejtën gjë, do ti tubonte pjesëmarësit e Bedrit për atë çështje. Kjo është një çështje brenogosëse prej së cilës del në pah diçka edhe më interesante se fetvaja nuk lejohet të jepet me passim të verbër të dikujt-taklid. Ndërsa a thua vallë lejohet thjeshtë të jepet me injorancë? Siç thotë ibn Kajimi-Allahu e mëshiroftë.
Duke bërë krahasimin e këtyre dijetarëve me të tjerët vërehet dallimi, për këtë shembull e kemi halifin e drejtë Ali ibn ebu Talibin-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur është pyetur për një çështje, e ai ka thënë: Nuk kam dije për të. – Më pas tha: Kjo është më mirë se sa pastaj të pësosh keq, më mirë për mëlçinë ngase u pyeta për diçka të cilën nuk e dija dhe thashë: Nuk e di.
Abdullah Ibn Mesudi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Kush din diçka le ta thotë, e kush nuk e din le të thotë: Allahu e din, ngase prej dijes është për atë të cilën nuk e di, të thuash: Nuk e di, ngase Allahu i ka thënë të Dërguarit të Tij-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:” Thuaj: Nuk kërkoj prej jush shpërblim dhe unë nuk jam pej tyre që trillojnë (flasin pa dije).”
Një njeri erdhi te Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, për ta pyetur diçka, e ai i tha: Nuk e di këtë çështje. – Pasi që shkoi Ibn Omeri, pyetësi tha: Nuk ka gjë më të mirë se ajo që tha Ibn Omeri, u pyet për diçka që nuk e dintë dhe tha: Nuk e di.
Ndërsa fekihu i Medines Kasim ibn Muhamed-Allahu e mëshiroftë, thoshte: Njeriu të jeton injorant është më mirë se sat ë jep fetva pa dituri.
Vetëm shiheni se çfarë ndodhtë me shejhun e islamit Muhamed ibn Sirinin-Allahu e mëshiroftë, kur dikush e pyeste për ndonjë çështje fikhu se a është hallall apo haram, ai nxihej në fytyrë dhe ndëronte tërësisht gjendja e tij nga ajo që ishte para se t’ja bënin pyetjen.
Ebu Hanifeja-Allahu e mëshiroftë, Numan ibn Beshiri thotë: Kush flet diçka në çështjet e dijes qoftë ajo edhe duke pasuar dikënd në të, të mos mendoj se Allahu nuk do ta pyes se si ka dhënë fetva në fenë e Allahut? Ta dinë këta njerës se më këtë veprim tregojnë se feja është diçka joserioze për ta.
Imam Maliku-Allahu e mëshiroftë, imami i Darul-Hixhres (Medines) ndonjëherë i parashtroheshin 50 pyetje ndërsa ai nuk përgjigjej në asnjërën prej tyre dhe thoshte: Para se të përgjigjet dikush prej jush në ndonjë çështje le ta vendos veten e tij mbi xhenet, mbi xhehenem, le të mendoj se a do të shpëtoj në ahiret pas asaj që do të thotë, atëherë le të përgjigjet.
Njëherë imam Maliku-Allahu e mëshiroftë, është pyetur për një çështje dhe tha: Nuk e di. – Atëherë dikush për atë që u pyet i tha: Po kjo çështje për të cilën u pyete është çështje e vogël dhe e lehtë. – Tha: Në dije nuk ka diçka të lehtë, a nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut të Lartësyar në Kuran kur thotë:” Ne (ty o Muhamed) do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).” Andaj dituria e tëra është e rëndë, posaçërisht për atë për të cilën do të pyetesh në ditën e gjykimit.
Ebu Davudi-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Nuk mund ta numërojë se sa herë e kam dëgjuar imam Ahmedin-Allahu e mëshiroftë, kur është pyetur për ndonjë çështje që ka mospajtime midis dijetarëve vetëm se thoshte: Nuk e di. – Po ashtu ka thënë: E kam dëgjuar duke thënë: Nuk kam parë dikënd të jep fetva më mirë se Sufjan Ibn Ujejneja, gjëja më e lehtë të cilën e thoshte ishte: Nuk e di.
Kujdes:
Gjëja më e frikshme prej së cilës friksohemi nga ata të cilët tregohen shumë guximtarë për të dhënë fetva është të mos ju ngritet zëri akoma më lartë si dhe të mos përhapet lloji i këtyre njerëzve. Kështu që ti mbulojnë me perde pronarët e dijes dhe njerëzit competent për të, kështu që këta njerëz tu dalin përpara dijetarëve dhe ti manipulojnë njerëzit e thjeshtë. Për fat të keq guzimtarët për të dhënë fetva nuk arinë ta kuptojnë se janë të paditur dhe se gjëja më e mirë që arin njeriu është ajo çfarë i vijnë në dorë. Për këtë arsye e sheh se fillon të flas për çdo gjë, fillon nga bazat e sheriatit dhe qëllimet e tij, vazhdon dhe flet për gjërat e reja bashkohore dhe për çështjet e mëdha e problematike të këtij umetit në ditët e sotme, e në fund mbaron me llojet e ujrave dhe dispozitat rreth tyre. Andaj Allahu e mëshiroftë Ejub el-Sihtijanin-Allahu e mëshiroftë, kur ka thënë: Njerëzit më të guximshëm për të dhënë fetva janë ata që kanë më pak dije për çështjet që ka kundërshtim midis dijetarëve, ndërsa njerëzit që më se shumti ruhen nga dhënia e fetvasë janë ata që i dinë shumë mirë mendimet kundërshtuese midis dijetarëve. Andaj asaj që më shumë i friksohemi sot dhe që ndryshe është edhe marja e kompetencave për të dhënë fetva, janë njerëzit jokompetent për këtë gjë, se sa nga kërkuesit e dijes.
Prandaj është detyrë e dijetarëve tanë që sa ta shohim shfaqjen e embrionit të kësaj problematike ta shërojnë këtë sëmundje para se të mos bëhet kjo derë e rrezikut që sjell dobësi në devotshmëri, vetëpëlqim i vetvetes, mosrespekt ndaj dijetarëve, mosvlerësimi i tyre ashtu siç i ka vlerësuar Allahu, shfaqja e dijes e cila nuk përkon me rrugën e selefit, dalja nga kjo rrugë në dije, vepra dhe thirrje. Po ashtu me këtë ndodh devijimi i njerëzve në çështjet e sheriatit, pasi që ata referencë të tyre bëjnë njerëzit e paditur të cilët çdoherë kanë përgjigje për të gjitha çështjet, e të tjera pasoja që vin si pasojë e nxitimit në dhënien e fetvasë nga njerëzit jokompetent për këtë punë.
Andaj preukupimi i dijetarëve të vertetë është ndjekja e rrugës së dijetarëve të selefit të cilët ua tërheqnin vërejtjen njerëze për dhënien e fetvasë duke pasur parasysh se sa dije posedon sepse i shihnin njerëzit jokompetent dhe nuk i plotësonin kushtet për të dhënë fetva. E si do të ishte gjendja sikur ti shihnin në ditët e sotme njerëzit të cilët janë në mejdanin e thirrjes dhe të cilët nguten në dhënien e fetvasë, janë tepër guximtarë në këtë drejtim pa e pasur nivelin e duhur për këtë gjë si dhe mosposedimi i dijes së sigurtë duke ia shoqëruar adhurimin e paktë dhe të zbehtë të tyre.
Rrugët e shërimit
Ndoshta prej shërimeve më të mira të kësaj çështjeje është që dijetarët ta plotësojnë këtë zbrazëtirë për të cilën ka nevojë ky umet. Prandaj sikur dijetarët ta bënin punën e vet nuk do të përhapej dhënia e fetvave nga njerëzit jokompetent, për këtë arsye thuhet: Kurt ë vjen era e Allahut zhduket fortesa.
Po ashtu ajo çfarë ndihmon në zhdukjen e këtij fenomeni është që thirrësit islam në mënyrë të palodhshme të mundohen që ti mësojnë xhematin që janë në mejdan të thirrjes në islam ta marin diturinë shkallë shkallë, sepse çdoherë kur njeriu mëson diçka të re e kupton se sa i paditur ka qenë dhe se atij nuk i është dhënë nga dija vetëm se pak.
Po ashtu ajo që ndihmon në këtë drejtim është njohja e dijetarëve dhe metodologjisë së tyre të mësimdhënies dhe veprimit, pasi që kjo mbjell në zemrat e tyre dashuri ndaj dijetarëve, kthimi drejt personalitetit të qëlluar për këto çështje dhe dhënia e pozitës së merituar atyre që i ka ngritur më së larti Allahu dhe i Dërguari i Tij-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke i quajtur ata si trashëgues të profetëve.
E lusim Allahun të na ruan nga devijimi, sprovat dhe të mos na bëj prej njerëzve të paditur të cilët më shumë dëmtojnë se sa përmirësojnë në mesin e besimtarëve me fetvatë e tyre, me bujarinë dhe mirësinë Tënde o Mëshirues dhe Mëshirbërës, të lutemi o Allah të na e shtosh dijen dhe të na bësh nga ata që kanë shumë kujdes kur flasin mbi çështjet e fesë tënde. O Allah të lutemi të lëshosh mëshirë dhe begati mbi profetin Tënd fisnik, mbi familjen e tij të pastërt, mbi shokët e tij besnik dhe mbi gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

You may also like...