Së shpejti në hapje Radioja online Fjala e Bukur…

Së shpejti në hapje Radio Fjala e Bukur…

R.Fajale Bukur-1Falenderimi i takon Allahut, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi Muhamedin s.a.v.s.
Pas dëshirës që thirrja islame të depërtoj në çdo pore të shoqërisë tonë ku jetojmë me mundësitë dhe kapacitetet tona, me lejen e Allahut tani anagzhimeve tona do tja shtojmë edhe në një fushë tjetër të thirrjes, e ajo është hapja e një radioje fillimisht online, me dëshirë dhe shpresë se nesër atë do ta mund ta hapim edhe në sekuencat e linjës lokale për rrethin e Tetovës.
Radioja parashifet të ketë program islam gjatë tërë ditës me lexim Kurani, ligjeratave fetaere, ilahi dhe poezi islame, me një program të rënditur brenda mundësive tona si xhemat për ta mirëmbajtur dhe rregulluar, vetëm e vetëm që sado pak të kontribojmë në ringritjen e vetëdijes islame në mesin e popullatës tonë, e pse kur kjo është shumë lehtë e mundshme dhe në mesin tonë kemi vllezër të cilët me lehtësi të madhe na bëjnë kësi lloj shërbimesh të cilat janë në të mirën tonë personale si vepra të pranuara tek Allahu kurse në të njejtën kohë edhe në të mirën e shoqërisë, zëri i të cilës do ta përhap të mirën dhe do ta ndaloj të keqen.

E lusim Allahun të na jap sinqeirtet në veprat tona, lehtësi në realizimin e këtij projekti dhe bereqet në punën e saj në ditët në vijim.

Stafi i shoq. Horizonzi Plus – Tetovë


 

 

You may also like...