Reagimi i asociacionit të dijetarëve muslimanë lidhur me ndodhitë në Egjipt

Protestat-1I falënderuar është Allahu, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të dërguarin, Muhammedin, sal-lallahu alejhi ue selem, mbi familjen dhe mbi gjithë shokët e tij.

Asociacioni i dijetarëve muslimanë shpreh pikëllimin e tij të thellë lidhur me atë që tani ndodh në tokën e Kinanës në Egjipt. Jemi të pikëlluar për gjakun e shenjtë që po derdhet, për shpirtrat e mbrojtura që sulmohen dhe për pasurinë e pacenueshme që po uzurpohet/shkatërrohet nga ana e rebelëve dhe puçistëve mercenarë. Ne i ngushëllojmë familjet e të viktimave dhe lutemi për të lënduarit që Allahu ti mëshiron duke e përshpejtuar shërimin e tyre.
Në këtë kontekst ne si Asociacion e bëjmë publik këtë reagim:
1. Asociacioni i dijetarëve muslimanë i dënon veprimet e lëvizjes Temerud (rebelim) dhe të mbeturinave të sistemit të kaluar, të sponsorizuar nga çarqe të njohura jashtë Egjipti t që nuk i dëshirojnë Egjiptit dhe popullit të tij siguri dhe stabilitet. Asociacioni e mban qëndrimin se këto palë janë përgjegjëse për pasojat e rrezikshme eventuale fetare, ligjore, shoqërore, ekonomike etj…
2. I kujtojmë gjithë egjiptasit për ndalesën e gjakderdhjes. Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: “Kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit.” (El Maide, 32)
“Kushdo që vret një besimtar me qëllim, ndëshkimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me atë, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.” (En Nisa, 93) I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Njeriu do të mbetet në gjerësinë e fesë derisa të mos derdh gjak të mbrojtur.” (Buhari)
3. U bëjmë thirrje atyre që janë tubuar në sheshet e ndryshme që të përmbahen nga dhuna, të largohen nga ata që thërrasin në dhunë, që sulmojnë të pafajshëm. Distancohuni prej të tillëve që të mos rriten prania e tyre publike dhe ndikimi i tyre politik. I Lartësuari thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” (El Maide, 2)
4. Populli i Egjiptit duhet të jetë vigjilent për qëllimet e çarqeve çifute krishtere dhe shiite si dhe për qëllimet e bashkëpunëtorëve të tyre që dëshirojnë të varrosin/zhdukin përvojën e porsalindur egjiptiane, të luhatin stabilitetin e Egjiptit të ri, të pengojnë rrugëtimin e shtetit i cili filloi të rikthejë sovranitetin dhe të forcojë resurset dhe pozitën e tij. Mos lejoni që armiqtë ti realizojnë synimet e tyre.
5. I thërrasim egjiptianët që ta bashkëpunojnë në hair dhe devotshmëri, që të këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën dhe të jenë durimtarë. Konsultohuni dhe bashkëpunoni për të shtuar të mirën dhe për ta pakuar të keqen. Ruajeni unitetin duke iu shmangur përçarjes. Përçarja juaj e forcon ndikimin e prishësve. “Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli…” (El E’araf, 56) “Allahu, me siguri që do ta prishë punën e ngatërrestarëve.” (Junus, 81)
6. Asociacioni kërkon prej ushtrisë dhe institucionet e sigurisë që tu përmbahen zotimeve dhe përgjegjësive që i kanë marr përsipër dhe të mos përsërisin përvojën e Algjerisë.
7. Duke e zbatuar imperativin hyjnor: “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Ali Imran 103) asociacioni u bën thirrje gjitha forcave islame dhe kombëtare të bashkohen rreth një qëndrimi unik lidhur me këtë krizë, t’i marrin parasysh synimet e larta duke u larguar nga përçarja e cila do të shkaktonte humbjen e gjitha arritjeve në përudhen e kaluar. “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit.” (El Enfal, 46)

8. Asociacioni e përkrah nevojën që të rishikohen dhe përmirësohen gabimet e bëra nga pushteti duke kërkuar që mjetet e informimit si dhe nga drejtuesit e mendimit në botën arabe në përgjithësi dhe në Egjipt në veçanti, të janë të vetëdijshëm për amanetin e fjalës së thënë, për përgjegjësinë e drejtimit të opinionit kah interesi i përgjithshëm i Umetit duke e forcuar fuqinë dhe unitetin. Drejtuesit e mendimit dhe mediet nuk duhet të janë shkak i përçarjes madje edhe me një fjalë të vetme.

Allahun e lusim ta ruan Egjiptin, të bëj atë të sigurt dhe stabil, ti jep pasuri dhe begati ti ruan edhe vendet e tjera muslimane duke i larguar fitnet dhe sprovat ato publike dhe ato të fshehura. I falënderuar është Allahu, Zoti i botëve.

Kryetari i Asociacionit: Shejhu El Emin El Haxh
Sekretari i përgjithshëm: Prof. Dr. Nasir El Omer

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

You may also like...