Rëndësia e njohjes së emrave të Allahut – III (2)

Allahu-2Allahu-2Allahu-27Rëndësia e njohjes së emrave të Allahut – III (2)

E katërta:

Njohja e emrave dhe cilësive të Allahut, është origjina (baza) për njohjen e çdo gjëje tjetër. 

Allahu i Lartësuar, është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Urdhëruesi, që jep urdhërat “El keumij-jeh” për krijimin dhe formimin e gjërave, si dhe urdhërat fetare, që duhet të zbatohen siç ka thënë Allahu në Kur’an: ” Padyshim që i Tij është Krijimi dhe Komandimi ( urdhërimi). [El A’raf: 54]

Kështu, ai që nuk e njeh Allahun, me anë të emrave dhe cilësive të Tij, ai nuk njeh origjinën e krijimit dhe urdhërimit. Pra nuk njeh bazën për të njohur çdo gjë tjetër përveç Allahut.

E pesta: 

Shtimi i Besimit.

Besimi shtohet me dije dhe me punë. Sa më shumë që të njohë robi rreth Allahut dhe ajeteve te Tij, aq më shumë i shtohet besimi. Po kështu kur robi i përgjigjet urdhërave të Allahut, i shtohet besimi.

Besimi sikurse shtohet me dije dhe me punë, ai pakësohet për shkak të mangësisë së dijes dhe të punës. Allahu i lartësuar ka thënë: Sa herë zbret ndonjë sure, disa prej tyre (hipokritëve) thonë: Cilit prej jush iu shtua besimi? Sa për ata që besojnë ajo e ka shtuar besimin e tyre dhe ndjejnë kënaqësi. Por sa për ata në zemrat e të cilëve ka sëmundje (medyshije, mosbesim, hipokrizi), ajo do të shtojë dyshim e mosbesim në mosbesimin e tyre. [Et-Teube: 124- 125]

Besimtarët i besojnë ajetet e zbritura të Allahut dhe njohuritë e ligjet, që përmbajnë dhe vendosin të zbatojnë atë që ftohen për t’a zbatuar. Kjo padyshim ua shton besimin. Ndërsa munafikëve ua shton kufrin, ngaqë ata përgënjeshtrojnë dhe nuk pranojnë t’i përgjigjen Allahut.

Nuk ka dyshim se Emrat dhe Cilësitë e Allhut janë prej gjërave më të madhërishme që kanë sqaruar argumentat fetare. Kështu, ai që beson, kupton domethënien e tyre dhe punon sipas saj, atij i shtohet besimi shumë.

E gjashta: 

Ai që mëson përmëndësh, emrat e Allahut, kupton domethënien e tyre dhe punon sipas domethënies së tyre merr shpërblim të madh. 

Ebu Hurejre ka transmetuar se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Vërtet Allahu ka nëntëdhjet e nëntë emra njëqind pa një emër, të cilët janë të tillë që kush i mëson përmendësh, e kupton se çdo të thonë dhe punon sipas domethënies së tyre hyn në xhenet.” Transmeton Buhariu.

Ibnul Kajim ka thënë, se fjala “ihsa ?????” që është përmendur në hadithin e Buharit: “Me të vërtet Allahu ka 99 emra të cilët kush u bën “ihsa ?????” hyn në xhenet.”
Ka për qëllim tre kuptime:

1- Mësimi i këtyre emrave përmendësh. Siç ka ardhur në një transmetim tjetër: ” Kush i mëson ato përmendësh hyn në xhennet”.
2- Kuptimi i domethënieve të këtyre emrave.
3- Lutja e Allahut me këta emra dhe adhurimi i Tij, sipas domethënies së tyre.

E shtata:

Të madhërosh Allahun dhe ti lutesh Atij, me emrat e bukur dhe cilësitë e larta.

Emrat e bukur dhe cilësitë e larta të Allahut, tregojnë për Madhërinë e Allahut, prandaj emrat dhe cilësitë e Allahut, janë të shumtë. Përderisa emrat e Allahut dhe cilësitë e Tij u tregojnë robërve madhërinë e Krijuesit dhe përkryerjen e Tij, nuk ka dyshim se ata janë rruga më e madhërishme, që e marrin robërit për madhërimin dhe lutjen e Allahut.

Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar në Kur’an, që t’i lutemi Atij, me anë të emrave të Tij të bukur. Ai ka thënë: “Dhe të Allahut janë të gjithë emrat më të bukur, kështu që luteni Atë me ta…” [Al-A’raf: 180]

Lutja më madheshtore, me të cilën robi i drejtohet Allahut është, t’i lutet me emrat e Tij të bukur. Allahu ka thënë: “Dhe të Allahut janë të gjithë emrat më të bukur, kështu që luteni Atë me ta...” [Al-A’raf: 180]
Prandaj prej rregullave të lutjes është, që robi të lutet me anë të emrave të bukur. Madje nuk plotësohet besimi në emrat e bukur të Allahut, derisa robi të lusë Allahut me ta.

Lutja është dy llojesh: Dua’ul mes’eletu (lutja e kërkimit) si dhe duaja e adhurimit dhe e lavdërimit “duaul ibadeti ve thena ???? ??????? ? ??????.”

Duaja e kërkimit (duaul meseleti) është: “të kërkojë robi arritjen e asaj që që i bën dobi dhe largimin e shmangien e asaj që i bën dëm”. Përsa i përket emrave të bukur të Allahut “duaul meseleti” (lutja e kërkimit) bëhet duke i kërkuar Allahut, në çdo kërkesë apo nevojë që e kemi, me emrin që i përshtatet asaj nevoje (kërkese). Gjithashtu duke iu drejtuar Allahut me anë të emrave të Tij të bukur në lutje, si për shembull lutja e robit: “O Allah më fal mua dhe më mëshiro se vërtetë Ti je Mëkatfalës, Mëshirbërës.” Kështu na kanë ardhur lutjet në Kur’an dhe Sunnet, si p.sh. fjala e Allahut: “Zoti ynë mos i bën zemrat tona të shmangen nga e vërteta pasi Ti na ke udhëzuar dhe na dhuro mëshirë nga mëshira Jote. Vërtetë Ti je Dhuruesi më i Madh (El-Uehab).” [Al-Imran 8]

Gjithashtu lutja, të cilën Profeti alejhi selam, ia mësoi Aishes që ta thonte në natën e kadrit: “O Allah Ti je Falës. E do faljen e gabimeve e të gjynaheve prandaj më fal mua.” Transmeton Tërmidhiu dhe të tjerë dhe hadithi është i saktë.

Duaja e adhurimit (duaul ibadeti), do të thotë që ta adhurosh Allahun dhe ta lavdërosh Atë, me anë të emrave të Tij të bukur. Pra ta adhurosh dhe ta lavdërosh Allahun me çdo emër të Tijin, sipas domethënies së tij. P.sh.Të pendohesh vazhdimisht sepse Ai është “et-Tevab”.
Të bësh dhikër vazhdimisht sepse Ai është Gjithëdëgjues “Es-Semië’-??????”.

Ka thënë Ibnu Kajim El-Xheuzije:
Me të vërtetë njeriu, që bën adhurimin më të përkryer ndaj Allahut, është ai i cili e adhuron Allahun, me të gjithë emrat e Tij, të cilët i dinë njerëzit.

Në temat e ardhëshme inshaAllahu do të kemi shumë ajete dhe hadithe të cilët përmbajnë madhërimin e Allahut me anë të emrave dhe cilësive të Tij si dhe lutjen me anë të emrave dhe cilësive të Tij.

E teta: 

Njohja e Allahut në përputhshmëri me metodën e Kur’anit dhe të sunnetit të Profetit. 

Është shkak për mëkëmbjen në tokë dhe devijimi nga kjo rrugë është shkak për humbje, poshtërim dhe dekadencë.
Njohja e Allahut të Lartësuar, konform metodës së Kura’nit dhe Sunnetit, e forcon besimin e drejtë në Allahun dhe i bën robërit të ecin në rrugen e drejtë. Ecja në rrugën e drejtë i afron robërit drejt Zotit të tyre. Kështuqë Allahu do të kënaqet me ta, do të zbresë mbi ta mirësitë e Tij dhe kjo do të bëhet shkak për triumfim, fitore dhe mëkëmbje të mulimanëve në tokë. Si rrjedhojë do të realizohet premtimi i Allahut të Lartësuar: ”Allahu u ka premtuar atyre nga mesi juaj, që besojne dhe punojnë mirësi e drejtësi, se Ai patjetër do t’u sigurojë atyre, vazhdimësi në tokë, ashtu siç jua siguroi Ai këtë atyre, përpara tyre dhe se ai do t’u sigurojë fuqinë për të zbatuar e permbushur fenë e tyre, të cilën Ai e ka zgjedhur për ta. Dhe padyshim që Ai, do t’u japë atyre në shkëmbim, siguri e ruajtje pas frikës së tyre. Këta besimtarë të më adhurojnë vetëm Mua dhe të mos bashkojnë gjë tjetër me Mua. Por kushdo që nuk beson pas kësaj, këta janë fasikunë (të pabindur).” [En-Nur: 55]

Nëqoftëse muslimanët, do të devijojnë nga e drejta, që Allahu ka pëlqyer për ta, kjo do të jetë padyshim shkak për rënien e sovranitetit dhe pushtetit të tyre si dhe mëkëmbjes së armiqve kundra tyre.

Argumentet e Kur’anit dhe Sunnetit tregojnë, që përhapja e kufrit, shirkut, bidadit moszbatimit të islamit të saktë dhe përçarja, është shkaku kryesor i prapambetjes dhe i poshtërimit.

Gjithashtu edhe ngjarjet tragjike, që i ka kaluar bota islame dhe vazhdon të jetë në shumë prej tyre, dëshmojnë se largimi nga islami i saktë dhe përhapja e koncepteve të gabuara rreth islamit është shkaku kryesor i tyre.
Ibnu Tejmija ka dhënë shembuj të shumtë, për pasojat shkatërruese të humbjeve, devijimeve, dhe bidateve në botën islame. Ai ka thënë se: “Qeverija ‘Umuuije’ ka rënë për shkak të bidatit të Xhaëd ibni Derhem i cili mohonte cilësitë e Aleut”.

Në fundin e shekullit të pestë të hixhrit, kryqëtarët filluan të pushtonin fiset ‘shame’ njëra pas tjetrës, derisa e morën “Bejtul Makdesin” dhe më pas e rrethuan Damaskun, kështuqë banorët e Shamit ishin në gjendjen më të rënduar, midis kafirëve të krishterë dhe hipokritëve ateistë.

Ibnu Tejmija në lidhje me këto ngjarje, ka sqaruar: “Shfaqja e hipokrizisë, bidateve dhe e shthurjes, gjëra që bien në kundërshtim me fenë e të dërguarve, ka qënë shkak për të sunduar armiqtë mbi muslimanët.”

Nga ana tjetër ai ka sqaruar, se si ka ndikuar shfaqja e devocionit fetar dhe ndjekja në mënyrë të përpikt e fesë, në kohën e Nured-din Eshehid dhe Salahud-din Ej-jubi për luftimin e “Elubejdij-jin”, renegatëve, njerësve të prishur dhe kryqëtarëve.

Dijetari i shekullit Albani (Allahu e mëshiroftë), pasi që ka sqaruar rëndësinë e besimit sipas asaj që ka ardhur në Kur’an dhe në Sunnetin e saktë ka thënë: “Shumica e davetçijve të Islamit sot, i lënë muslimanët të përçarë në idetë dhe mendimet e tyre dhe nuk interesohen për ti bashkuar në Islamin e saktë, që ka ardhur në Kur’an dhe Sunnetin e saktë. Disa prej tyre, kryesisht interesohen për t’i orientuar në sjelljen Islame dhe disa të tjerë nuk kanë punë tjetër përveçse t’i arsimojnë pasuesit e tyre në politikë, ekonomi dhe të tjera sfera, rreth të cilave vërtitet fjala e shumicës së shkrimtarëve sot. Ndërmjet tyre vërejmë njerëz, që nuk falin namazin dhe megjithatë ata pretendojnë, se do të krijojnë shoqërinë Islame dhe do të gjykojnë me ligjin e Allahut! Sa larg që janë! Padyshim që një shoqëri e tillë, ku do të gjykohet me ligjin e Allahut, nuk mund të realizohet, vetëm nëqoftë se propoganduesit do të fillojnë me atë që filloi i Dërguari i Allahut, duke ftuar në rrugë të Allahut sipas asaj që ka ardhur në Kur’an dhe që e ka sqaruar i Dërguari i Allahut.”


Përgatiti dhe përshtati: Ismail Bardhoshi
Shkëputur nga libri “Besimi i ehli sunetit dhe xhematit në emrat dhe cilësitë e Allahut”

You may also like...