Rëndësia e njohjes së emrave të Allahut

Allahu-3701 – Rëndësia e njohjes të Emrave të bukur të Allahut dhe cilësive të Tij të larta

Dhe të Allahut janë të gjithë emrat më të bukur, kështu që luteni Atë me ta...” [Al-A’raf: 180]

Ai fillon krijimin, pastaj do ta përsërisë atë (pasi të jetë zhdukur) dhe kjo është shumë e lehtë për Të. Atij i takon El Methelul A’la ????? ?????? (përshkrimi më i lartë) në qiej dhe në tokë. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi më i Urti Gjithëgjykues” (Err-Rrumë 27).

Asgjë nuk i përngjan Atij dhe Ai është i Gjithëdituri, Gjithëshikuesi” (Esh Shura 11).

Falenderimi i takon Allahun për begatitë që na i jep dhe për punët e mira që arihen, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të dërguarin e Tij Muhamedin, familjen shokët dhe gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Si mundet të nxjerrë në pah pena e robit të dobët e të paaftë, dobitë e madhërishme që i arrin njeriu, me anë të studimit të kësaj teme.
Ata që e njohin Allahun dhe janë të vetëdijëshëm për Madhërinë dhe përkryerjen e Tij, kanë diskutuar rreth mirësisë të madhe që e kanë arritur duke njohur Allahun, ciëlësitë dhe emrat e Tij. Megjithëse me retorikën e tyre në këtë fushë, i kanë mahnitur mendjet, njohuria e tyre, që ka ndriçuar zemrat dhe ka udhëzur mëndjet, mbetet një pikë uji nga deti..

Tekstet e Kur’anit dhe të sunnetit, mbartin sekrete dhe drita, të cilat i shushasin mendjet dhe i ndriçojnë zemrat e njerezve.
Të mjafton që të kuptosh këtë që po sqrojmë fakti, se Njeriu më i ditur rreth Zotit të Tij Muhamedi, i cili është më i frikësuari i tyre prej Zotit, ka theksuar se nuk mundet ti llogarisë lavditë, të cilat i meriton Zoti i robërve. Ai ka thënë duke iu drejtuar Zotit të tij: “Nuk i llogaris dot lavditë e Tua”. Në rreshtat që vijojnë, do të përmendim disa pika, ku do të sqarojmë frytet dhe dobitë, që i arrijnë robërit me anë të njohjes së emrave dhe cilësive të Allahut.

E para: 

Rruga për njohjen e Allahut, është njohja e emrave dhe cilësive të Tij. 

Në qoftëse robërit dëshirojnë të njohin Zotin e tyre dhe të shtojnë dijen e tyre rreth Tij, nuk kanë rrugë tjetër, përveçse ta njohin Atë me anë të argumenteve të sheriatit, që e përshkruajnë atë dhe i deklarojnë emrat dhe veprat e Tij, sepse Allahu nuk shikohet në këtë botë.

Shikoje fjalën e Allahut ku na bën të njohur veten e Tij :
Allahu është Ai i Cili nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij. Ai është El Haj-ju El Kaj-jum (i Përjetëshmi, i Pafillim dhe i Pambarim, Mbajtësi dhe Mbrojtësi i gjithçkaje që ekziston). As kotje as gjumë nuk e kap Atë, e Atij është çdo gjë në qiej dhe në tokë. Kush është ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai përveçse me lejen e Tij. Ai di se çfarë u ndodh krijesave të Tij në këtë botë dhe çfarë do t’u ndodhë atyre në botën tjetër. Ata kurrë nuk do të përfshijnë ndonjë gjë nga dija e Tij, përveç asaj që Ai dëshiron. El Kurrsij-ja e Tij përfshin qiejt dhe tokën. Ai nuk ndjen aspak lodhje në ruajtjen dhe në mbrojtjen e tyre. Ai është më i Larti, më Madhështori” [El Bekare: 255].
Ky ajet njihet me emrin : “Ajetul Kursijj“. Ai është ajeti me i madh i Kur’anit siç ka ardhur në hadith të saktë. mbi madhështinë e këtij ajeti, dijetarët kanë thënë: “Ai përmban besimin e drejtë në adhurimin e Allahut dhe në emrat e cilësitë e Tij.”. Për më gjërë, shiko hadithet që ka përmëndur Ibnu Kethiri mbi komentimin e këtij ajeti, si dhe shpjegimin që i ka bërë.

Shiko gjithashtu tre ajetet e fundit të sures Hashër:
Allahu është Ai, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër të merituar, por vetëm Ai, i Gjithëdituri i gajbit (i çdo të fshehte dhe të panjohure) dhe të shfaqurës (i çdo të njohure). Ai është Gjithmëshirshmi, Mëshirploti. * Allahu është Ai përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër të merituar, por vetëm Ai, Mbizotëruesi, i Shenjti, i Gjthpërsosuri pa asnjë të metë, Gjithëdhuruesi i sigurisë (besimit), Gjithëvëzhguesi mbi krijesat e Tij,i Gjithfuqishmi, Urdhëruesi i Papërballueshëm, më i Larti Suprem. Lavdi i qoftë Atij. I Lartë është Ai nga gjithë çfarë i mveshin dhe i bashkojnë Atij. *Ai është Allahu, Gjithëkrijuesi, Shpikësi i pashembullt i çdo gjëje, Formësuesi i gjithçkaje. Të Tij janë emrat më të bukur dhe më të lartë. Gjithë çështë në qiej dhe në tokë lavdërojnë Atë. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithgjykues.” [Hashër: 22-24]

Shiko çfarë thotë Allahu për veprat e Tij në Univers: “A nuk e kanë ditur ata që mohojnë se qielli dhe toka ishin të bashkuara,pastaj ne i ndamë ata?dhe ne kemi bërë çdo gjë të gjallë, çdo lloj gjallese prej ujit. A nuk do të besojnë atëherë,pra? Ne kemi vendosur në tokë male të qëndrueshëm, se përndryshe ajo do të dridhej me gjithë ta: Ne vendosëm në të edhe vend kalime të gjëra (qafa malesh) për ta për të kaluar, që të mund të udhëzohen. Ne e kemi bërë qiellin çati, të sigurtë dhe të mbrojtur më së miri, megjithëatë ata u kthejnë shpinën shenjave të tij (dielli, hëna, yjet erërat, retëe tjer)” [El Enbija 30 – 33.]

Kur e pyeti Faraoni Musain për Zotin e Tij që e ka dërguar tek njerëzit. Musai ia bëri të njohur atij Zotin me anë të emrave, cilësive dhe veprave të Tij. “Faraoni tha: E çfarë është Zoti i botëve. Musai u tha: Zoti i qiejve dhe i tokës dhe i gjithçkaje që ndodhet ndërmjet tyre, nëse kërkopni të bindeni plotësisht. Faraoni u tha njerëzve përreth tij :A nuk e dëgjoni se çfar thotë? Musai u tha: Zoti juaj dhe Zoti i baballarëve tuaj të parë! Faraoni tha vërtetë që i Dërguari juaj që është sjellë tek ju është i çmendur! Musai u tha : Zoti i lindjes dhe i perëndimit dhe i gjithçkaje që ndodhet ndërmjet tyre, veç sikur ta kuptoni!” [Esh shuara 23- 28.]

Tekstet e sheriatit, që kanë ardhur në lidhje me këtë teme janë të shumtë. Madje i gjith Kur’ani bën fjalë për Allahun. Thelbin e mesazheve të larta qiellore, Kur’ani e ka përmbledhur në një ajet.

Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se ; nuk ka Zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni” [ El Enbija: 25]

Allahu i Lartësuar ka thënë, duke përmbledhur thelbin e asaj që ia shpalli të Dërguarit Tij Muhamedit: “Thuaju: Mua më është shpallur se i adhuruari juaj është një i adhuruar i vetëm. A do ti nënshtroheni Atij pra.” [El Enbija: 108]

Robërit nuk munden që ta konceptojnë realitetin e adhurimit, ta zbatojnë atë në fjalët dhe punët e tyre, në qoftëse nuk do të njohin cilësitë e Krijuesit të Lartësuar .

Nga kjo që sqaruam arrrijmë të njohim krimin e madh që e kanë bërë ata që mohojnë cilësitë e Allahut, emrat e Tij dhe veprat e Tij ose diçka prej tyre. Sepse në këtë mënyrë ata bllokojnë rrugën e njohjes së Allahut.

Autor: Ismail BARDHOSHI
Shkëputur nga libri: “Besimi i ehli sunetit dhe xhematit në emrat dhe cilësitë e Allahut”

You may also like...