Rëndësia e teuhidit – 2

Bukuri-76Rëndësia e teuhidit – Teuhidi i thjeshtëzuar – 2

11 – ÇËSHTJE TË RËNDËSISHME

Çështja e parë:
Që të tri llojet e Teuhidit janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe, në asnjë mënyrë, nuk mund të ndahen. Pra, nëse ndokush zbaton në veten e tij një lloj të Teuhidit por kundërshton një tjetër, ai assesi nuk mund të quhet muvahhid (????? ) (jetësues i Teuhidit).

Çështja e dytë:
– Duhet ditur patjetër se jobesimtarët të cilët i luftoi i Dërguari i Allahut, Muhammedi ? e pranonin Teuhidin rububijje, pra besonin se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi, Ai që jep jetë dhe vdekje, Ai prej të Cilit vjen dobia dhe dëmi, Rregulluesi i të gjitha çështjeve e kështu me radhë, mirëpo kjo nuk i bëri ata që të hyjnë në Islam. Argument për këtë është thënia e Allahut:

– Thuaj: “Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?” Ata do të thonë “Allahu”. E ti (o Muhamed) thuaj: “Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?”?9

Çështja e tretë:
Teuhidi uluhijje (i adhurimit) është çështja kryesore në të cilën thirrën të dërguarit, sepse ai është baza mbi të cilën ndërtohen të gjitha veprat dhe pa të cilën nuk vlen asnjë vepër. Në qoftë se nuk jetësohet Teuhidi, atëherë ndodh e kundërta e tij, e që është shirku. Teuhidi ishte shkaku i armiqësisë ndërmjet të dërguarve dhe popujve të tyre, prandaj ne duhet të kujdesemi për të, t’i mësojmë çështjet e Teuhidit dhe t’i kuptojmë bazat e tij.
9 – Sureja Junus, 31.

12 – RËNDËSIA E TEUHIDIT

1. Teuhidi shtylla më madhështore islame
Teuhidi është shtylla kryesore e Islamit dhe njeriu nuk mund të hyjë në fenë islame pa e dëshmuar atë, gjegjësisht pa ia kushtuar tërë adhurimin vetëm Allahut dhe askujt tjetër.
I Dërguari i Allahut, Muhamedi ? ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se askush dhe asgjë përveç Allahut nuk meriton të adhurohet dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij, pastaj falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe kryerja e haxhit.”10

2. Teuhidi gjëja më e rëndësishme dhe obligimi i parë
Për shkak të rëndësisë së tij, Teuhidit duhet t’i jepet përparësi ndaj të gjitha çështjeve tjera të rëndësishme.
Teuhidi është çështja e parë në të cilën duhet ftuar njerëzit, siç i tha i Dërguari i Allahut, Muhamedi ? Muadhit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kur e dërgoi për në Jemen: “Ti po shkon te një popull që janë ithtarë të librit, prandaj le të jetë gjëja e parë në të cilën do t’i thërrasësh dëshmia se askush dhe asgjë përveç Allahut nuk meriton të adhurohet”, ndërsa në një transmetim tjetër thuhet: “që ta njësojnë Allahun në adhurim”11.

3. Pa Teuhid nuk pranohen ibadetet
Teuhidi është kusht për vlefshmërinë e ibadeteve dhe bazë për pranimin e tyre. Ibadetet nuk mund të quhen ibadete pa Teuhid, sikundërqë namazi nuk mund të quhet namaz pa pasur abdes. Pra, shirku12, që është e kundërta e Teuhidit, shkatërron çdo ibadet që e shoqëron ai, sikurse hadethi13 që e prish

10 Muttefekun alejhi.
11 Muttefekun alejhi.
12 Shirk domethënë: T’i shoqërosh Allahut dikë a diçka në adhurim. Përkthyesi.
13 Hadethi është papastërti kuptimore dhe ndahet në hadeth të madh dhe të vogël. Hadeth i madh quhet papastërtia kuptimore për të cilën jemi të detyruar të bëjmë
13

abdesin. Ibadeti që bëhet pa Teuhid shndërrohet në shirk, i cili i shkatërron të gjitha veprat, madje atë që bie në shirk e bën prej banorëve të përhershëm të zjarrit të Xhehenemit.

4. Teuhidi shkak për siguri dhe udhëzim në këtë dhe në botën tjetër
Argument për këtë është fjala e Allahut:
“Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (zullum), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar”.14
Fjala padrejtësia që përmendet në këtë ajet nënkupton shirkun, siç na e ka sqaruar këtë i Dërguari i Allahut, Muhamedi ?.
Ibën Kethiri, në komentimin e këtij ajeti, thotë: “Domethënë ata që ia kushtojnë tërë adhurimin vetëm Allahut, i Cili është i Vetëm dhe s’ka rival, duke mos i shoqëruar Atij asgjë në adhurim do të jenë të sigurt në Ditën e Kijametit dhe të udhëzuar në dunja dhe në ahiret. Ai që e jetëson Teuhidin në mënyrë të plotë do të ketë siguri dhe udhëzim të plotë dhe do të hyjë në Xhenet pa u ndëshkuar.”
Shirku është padrejtësia më e madhe, kurse Teuhidi është kulmi i drejtësisë.

E shkëputur nga libri “Teuhidi i thjeshtësuar”

Autor: Abdullah ibn Ahmed El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrat

You may also like...