Rëndësia e teuhidit – 3

      2Rëndësia e teuhidit – 3

        5 . Teuhidi shkak për të hyrë në Xhenet dhe për të shpëtuar nga Zjarri

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ? ka thënë: “Kush dëshmon se askush dhe asgjë përveç Allahut nuk meriton të adhurohet, i Cili është i Vetëm, pa rival dhe se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij, dhe njëherazi dëshmon se Isai është robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij, se është fjala e Allahut që ia dërgoi Merjemes dhe një prej shpirtrave që i krijoi Ai dhe dëshmon gjithashtu se

gusël, ku hyjnë: xhunubllëku, lehonia dhe të përmuajshmet, kurse hadeth i vogël quhet papastërtia kuptimore për të cilën jemi të detyruar të marrim abdes. Përkthyesi.

14 Sureja el-en’am, 82.

14

Xheneti është i vërtetë dhe se Xhehenemi është i vërtetë do ta fusë Allahu në Xhenet me aq vepra që ai i ka bërë.15

I Dërguari i Allahut ? po ashtu ka thënë: “Allahu ia ka ndaluar Zjarrit ta djegë atë që thotë “la ilahe il-lallah” duke kërkuar kënaqësinë e Allahut.16

  1. Teuhidi shpëtim nga brengat e dunjasë dhe të ahiretit

Ibën Kajjimi ka thënë: “Teuhidi është strehimi i miqve dhe armiqve të vet”.

  1. Është strehim për armiqtë e vet, sepse i shpëton ata nga brengat dhe vështirësitë e kësaj dunjaje, siç thotë Allahu në Kuran:

? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ?

?Kur hipin në anije, ata i luten Allahut me devotshmëri të sinqertë, por kur Ai i sjell në tokë shëndoshë e mirë, menjëherë ata i veshin Atij ortakë (në adhurim).?17

  1. Ndërsa miqtë e vet i shpëton nga brengat dhe vështirësitë e kësaj bote dhe të botës së amshueshme. Ky është ligj i Allahut për robërit e Tij. Asgjë nuk i largon vështirësitë e dunjasë sikurse Teuhidi, për këtë arsye duaja e vështirësisë është e lidhur drejtpërdrejt me Teuhid dhe po ashtu duaja e Junusit ? me të cilën kushdo që lutet kur gjendet në vështirësi Allahu do t’ia largojë vështirësinë.18

15 Muttefekun alejhi.

16 Muttefekun alejhi.

17 Sureja el-ankebut, 65.

18 Duaja e vështirësisë është kjo: “La ilahe il-lallahu el-‘adhijmul-halijm, la ilahe il-lallahu rabbus-semauati ue rabbul-erdi ue rabbul-‘arshil-kerijm” [muttefekun alejhi], e cila në shqip domethënë: “Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Madhështorit dhe të Butit, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës dhe Zotit të arshit fisnik.

Kurse, duaja e Junusit, alejhis-selam, të cilën e bëri sa ishte në barkun e balenës është: “La ilahe il-la ente, subhaneke, innij kuntu minedh-dhalimijn” [Tirmidhiu] që në shqip domethënë: “S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje, Ti je i patëmeta, ndërsa unë i bëra zullum vetvetes”. Përkthyesi.

15

Asgjë nuk e çon njeriun në vështirësi të mëdha përveç shirkut dhe asgjë nuk e shpëton atë nga to përveç Teuhidit, ngase Teuhidi është strehim, mburojë dhe shpëtim për të gjitha krijesat.

  1. Teuhidi urtësia e krijimit të njerëzve dhe xhinëve

Allahu i Madhërishëm thotë:

? ? ? ? ? ? ? ? ?

?Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.?19

Domethënë: i kam krijuar për të Më njësuar (veçuar) në adhurim.

Dërgimi i pejgamberëve, zbritja e librave, hartimi i kushtetutave dhe krijimi i krijesave, të gjitha këto i bëri Allahu vetëm që të adhurohet vetëm Ai dhe askush tjetër.

19 Sureja edh-dharijat, 56.

 

E shkëputur nga libri “Teuhidi i thjeshtësuar”

Autor: Abdullah ibn Ahmed El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrat

You may also like...