Lidhjet Farefisnore


Respektimi i lidhjes farefisnore arrihet me veprimin e mirësisë ndaj tyre, edhe atë me çka mundet njeriu.Family

 

Imam Kurtubiu ,Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Obligohet respektimi i lidhjes farefisnore me dashuri, me këshilla mes veti, me drejtësi, me dhënien e të drejtave obliguese dhe atyre të pëlqyera, pastaj me shpenzim për të afërmin, dhe me mos përgojimin e të metave të tyre, etj.

Kuptimi i përgjithshëm i lidhjes farefisnore është respektimi i tyre sa mundet në të mirë, dhe largimin e sherrit prej tyre sa ka mundësi. Pra, çdo send varet prej mundësisë dhe prej fuqisë së njeriut, pastaj prej gjendjes dhe prej pozitës së tij, dhe prej marrëdhënieve familjare dhe prej asaj se sa i lehtësohet atij kjo gjë.”

You may also like...