Respektimi i prindërve porosi hyjnore – IV

Prinderit-614 – Respektimi i prindërve nuk veçohet vetëm nëse prindërit janë besimtarë

Islami i ka dhënë rëndësi të veçantë nocionit të quajtur “prind” madje edhe nëse prindërit e dikujt nuk janë musliman, pra besimtari e ka obligim që edhe ndaj prindërve jobesimtarë të sillet mirë, ti respektoj ato pasi që Allahu i Lartësuar ka thënë: “E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çfarë ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është kthyer kah Unë, pastaj kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njohtoj për atë që keni punuar”.
Esma bintu Ebu Bekër-Allahu qoftë e kënaqur prej saj, thotë: Njëherë më vizitoi nëna ime e cila akoma nuk ishte besimtare, në kohën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kështu që unë e pyeta atë: O i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, a ti mbaj unë lidhjet me nënën time? – Ai më tha: “Po”.
Sufjan Ibn Ujejne-Allahu e mëshiroftë, thotë: Atëherë Allahu zbriti ajeti: “Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja, Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë”.
Prej respektimit më të madh ndaj prindërve është tua mëson atyre islamin me të mirë sa të ketë mundësi sepse ato janë njerëzit më të vlefshëm që duhet të këshillohen me butësi, urtësi dhe mëshirë.

15 – Mosrespektimi i prindërve si mëkat i është bashkangjitur shirkut
Prej drejtave të mëdha që kanë fëmijët kundrejt fëmijëve të tyre është se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mosrespektimin e prindërve e ka përmendur menjëherë pas shirkut. Ebu Bekrete-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “A doni t’ju tregoj për mëkatet më të mëdha?” – Madje thonë sahabët na pyeti tri herë, thanë sahabët: Po o i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. – Tha: “Bërja shirk Allahut dhe mosrespektimi i prindërve” – Kur i tha këto ishte i mbështetur, pastaj u ul drejtë dhe tha: “Si dhe dëshmia e rrejshme”. – Thotë transmetuesi: “Dhe aq shumë e përsëriti këtë fjalë derisa tham sikur të ndalej”.
Umejr ibn Katade el-Lejthi-Allahu e mëshiroftë, përcjell se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: Cilët janë mëkatet e mëdha? – i tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Ato janë nëntë: Shirku ndaj Allahut, vrasja e njeriut pa të drejtë, ikja nga beteja e luftës, shpifja për imoralitet për gratë e ndershme, ngrënia e kamatës, ngrënia e mallit të jetimit, bërja e të keqes në xhami, tallësi me të tjerët si dhe ai i cili i bën të qajnë prindërit e tij nga mosrespektimi ndaj tyre”. Ndërsa tek Muslimi teksti është: “Largohuni nga shtatë mëkatet e mëdha”. – Thanë sahabët: Kush janë ato o i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të? – Tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: “Ti bësh shirk Allahut, sihri, vrasja e njeriut pa të drejtë që e ka ndaluar Allahu, ngrënia e kamatës, ngrënia e mallit të jetimit, ikja nga beteja e luftës, shpifja për gratë e ndershme”. Me shtojcën: “Mosrespektimi i prindërve, bërja keq në shtëpinë e shenjtë, kibla e gjallë e juaj dhe e vdekur për ju”.
Enesi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, është pyetur për mëkatet e mëdha. – E ai ka thënë: “Ti bësh shirk Allahut, mosrespektimi i prindërve, vrasja e njeriut dhe dëshmia e rrejshme”.
Mugireja-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Allahu ua ka ndaluar të mos i respektoni nënat tuaja, si dhe i uren tek ju: Ka thënë ky ka thënë ai (thashethemet), pyetjet e shumta dhe harxhimin e tepërt”.

16 – Prej respektimit të prindërve është njohja e pozitës që e kanë dhe duaja për ata
Ebu Mureja, robi i Umu Hanit vajzës së Ebu Talibit përcjell se njëherë ai udhëtoi bashkë me Ebu Hurejren-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, deri tek shtëpia e tij për akika. Kështu që kur hyri në shtëpinë e tij bërtiti me zë të lartë: Paqa, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ty oj nëna ime! – Ajo i thoshte: Edhe mbi ty qoftë paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut. – Pastaj Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i tha: Allahu të mëshiroftë si më ke edukuar mua kur kam qenë i vogël. – Ajo i thoshte: O biri im, edhe ty Allahu të shpërbleft dhe qoftë i kënaqur me ty ashtu siç më respekton mua në pleqëri”.

17 – Respektimi i prindërve është porosi e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të
Ebu Derda-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: Më porositi i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, me nëntë gjëra: “Mos i bën shirk Allahut askënd edhe në qoftë se të djegin, mos e le ndonjë namaz obligativ qëllimisht sepse kush e le një namaz me qëllim largohet nga ai mbrojtja e Allahut, mos pij alkool sepse alkoolo është çelësi i të gjithë të këqijave, respektoi prindërit edhe në qoftë se të kushtojnë ato me jetë, mos ju dil në grushtet prijësve musliman edhe poqëse mendon se vetëm ti je në të drejtë, mos ik prej betejës së luftës edhe poqëse të vrasin apo ikin shokët e tu, shpenzo për familjen tënde më tepër, mos e reh familjen tënde me shkop friksoi ata për hir të Allahut”.
Rahja me të drejtë këtu ka për qëllim ajo që ceket në fjalën e Allahut: “Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që Allahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fsheftës. E ato që keni frikë kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrihni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është më i Larti, më i Madhi.” Kuptimi është ta ndalon familjen nga fesati si dh eta edukon atë, madje këtë kuptim e përforcon edhe hadithi i Ibn Abasit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se: “I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka urdhëruar të varret shkopi në ndonjë vend në shtëpi”.

18 – Nga respektimi dhe pozita e lartë të drejtave të prindërve është se fëmiju dhe çfarë posedon ai janë të babait të tij
Kjo bazuar në hadithin e Abdullah ibn Amrit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se një njeri ka ardhur tek i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe i ka thënë: O i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, unë kam pasuri të cilën e shfrytëzon babai im? – Tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: “Ti dhe pasuria yte jeni të babait tënd pasi që fitimi i fëmijut të babait është nga përfitimet më të mira prandaj hani nga përfitimi i fëmijëve tuaj”.
Kurse në tekstin e Ibn Maxhes qëndron: “Babai im e shfrytëzon mallin tim. – Tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: “Ti dhe malli yt jeni të babait tënd”.

19 – Duaja e prindërve pranohet
Në hadithin e Ebu Hurejrës-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: ”Përcillet se një njeri ishte adhurues që e adhuronte Allahun në faltoren e tij, njëherë atë e vizitoi nëna e tij e ai ishte duke u falur, e i tha: O Xhurejxh unë jam nëna yte më fol. – Ai tha: O Zot nëna ime apo namazi im. – Dhe vazhdoi me namazin e tij duke mos i dhënë përgjigje nënës së tij. Të nesërmen përsëri vazhdoi namazin ashtu edhe në të tretën ditë, pra kur ajo e thiri ai tha: O Zot nëna ime apo namazi im. – Dhe vazhdoi me namazin duke mos i dhënë përgjigje nënës së tij. – Atëherë tha nëna e tij: O Allah mos vdektë pa e sprovuar me fytyrën e lavires. – Allahu ia pranoi duan nënës së tij dhe pas një kohë të gjatë një lavire nga beni israilët mbeti me barë, kur u përhap lajmi dhe fshatarët e shtrënguan të tregoj se i kujt ishte fëmiju në barkun e saj, ajo shpifi për Xhurejxhin se fëmijun që e kishte në bark është i tij. – Atëherë njerëzit e morën Xhurejxhin dhe e maltretuan duke i besuar për këtë asaj gruaje për turpin që e kishte bërë, madje ia prishën edhe faltoren në të cilën ai falej. Pas të cilës kur lindi fëmiju ai u tha njerëzve që ta pyesin fëmijun dhe pasi që fëmiju i sapolindur foli dhe tregoi se kush është babai i tij, njerëzit u mrekulluan dhe Xhurejxhi shpëtoi nga vrasja”.
Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Tre dua pranohen pa kurrfarë dyshimi: Duaja e prindit për fëmijun e tij, duaja e udhëtarit dhe duaja e atij që i është bërë padrejtësi”.

20 – Prej nderimit që ja bën Allahu atij që i respekton prindërit është se ja pranon duanë këtij personi
Për këtë është argument hadithi i tre personave të cilët u ngujuan në një shpellë në hyrjen e të cilës ra një gurë dhe ua zuri hyrjen dhe kur ata vendosën që të për ndonjë vepër të mirë që kanë bërë të bëjnë dua që Allahu tua lehtëson daljën nga ajo shpellë. – E njëri nga ata tre djelmosha të ngujuar isht që i kishte respektuar prindërit e tij, sa që një ditë kur kishte ardhur vonë në shtëpi me qumësht prindërit e tij i kishte zënë gjumi kurse fëmijët e tij qanin nga uria se donin qumësht, e ky nuk u dha fëmijëve të tij deri në mëngjes qumësht derisa u ngritëtn prindërit e tij që të pijnë e pastaj u dha edhe fëmijëve të tij. E ky tha: “O Allah nëse këtë vepër e kam bërë sinqerisht për ty atëherë na e lehtëso daljen nga kjo shpellë”. – Lëvizi guri dhe më pas edhe me duan e dy djelmoshave tjerë u lirua dalja dhe ata dolën.
Po ashtu tregimi i të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, për njeriun më të mirë të tabiinëve Uvejs ibn Karni-Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Besimtarë i cili e kishte nënën sëmurë dhe i shërbente asaj si më mirë për këtë arsye i këshilloi i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, sahabët se kur ta shihni Uvejsin në haxh kërkoni prej tij të bëj dua për ju sepse atij i pranohet duaja. Këtë këshillë e mbajti mend Omer ibn Hatabi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kështu që pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur u bë halife ai çdo vit i pyeste haxhilerët e Jemenit se mos vallë në mesin e tyre është Uvejs Ibn Karni. Dhe ndodhi një vit që ai erdhi kur e takoi Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, kërkoi nga ai që të bëj dua për të dhe i tregoi se për këtë gjë na ka treguar i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

21 – Nga pozita e lartë që kanë prindërit është se Allahu ia ka bërë haram xhenetin atij që nuk i respekton prindërit e tij
Kjo bazuar në hadithin e Abdullah ibn Omerit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Tri vetëve Allahu i Lartësuar ua ka ndaluar xhenetin: Konsumuesi i alkoolit, mosrespektuesi i prindërve dhe De’juthi”(besimtari i cili nuk brengoset se çfarë ndodh me nderin e familjes së tij madje lejon me vetëdije që të çnderohet familja e tij në çdo aspekt).

22 – Nga pozita e lartë që kanë prindërit është se Allahu nuk e shikon në ditën e gjykimit atë person që nuk i respekton prindërit e tij
Kjo bazuar në hadithin e Abdullah ibn Omerit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Tre vetë Allahu i Lartësuar nuk i shikon në ditën e gjykimit: Mosrespektuesin e prindërve, konsumuesin e alkoolit dhe dorëdhënësin që e përmend mirësinë që e ka dhënë”.

23 – Nga pozita e të drejtave të prindërve është se Allahu e ka bërë pozitën e tezes në atë të nënës kur mungon nëna e besimtarit
Argument për këtë është hadithi i Bera ibn Azib-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Tezja është në vend të nënës”.
Po ashtu edhe hadithi i Abdullah ibn Omerit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se një njeri i erdhi tek i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe i tha: O i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, unë kam bërë një mëkat të madh a ka pendim për mua? – Tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: “A ke nënë?” – Tha – Jo. – i tha: “A ke teze?” – Tha: Po. – i tha: “Respektoje atë”.

You may also like...