Respektimit të prindërve pas vdekjes së tyre

Prinderit-8Respektimit të prindërve pas vdekjes së tyre

Llojet e respektimit të prindërve pas vdekjes së tyre janë të shumta dhe të llojlojshme kurse ne do ti cekim disa prej tyre si ne vijim:
1 – Kërkimi i faljes për ta që ti fal Allahu
Kjo bazuar në fjalën e Allahut kur na e përkujton Ibrahimin-paqa e Allahut qoftë mbi të, dhe duan e tij, ku thotë: “Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë. edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim”.
Po ashtu edhe hadithi i Ebu Hurejrës -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtet Allahu ia ngrit robit të tij të mirë gradat në xhenet, e ai do të thotë: O Zot prej nga këto të mira? Do ti thotë Allahu: Me kërkimin e faljes nga fëmiju yt për ty”.
Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Të vdekurit i ngritetn gradat pas vdekjes së tij e ai thotë: O Zot prej nga këto? – i thotë Allahut: Fëmiju yt kërkon falje për ty.

2 – Duaja për të
Kjo duke u bazuar në hadithin e Ebu Hurejrës-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kur vdes njeriu veprat e tij ndërpriten përpos tri veprave: Sadakaja e rrjedhshme, dija e cila ka dobi si dhe fëmiju i mirë i cili lutet për të (të vdekurin)”.

3 – Pagesa e borxheve të tyre
Kjo bazuar në hadithin e Ebu Hurejres-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Shpirti i besimtarit është i lidhur me borxhin e tij derisa të paguhet”.

4 – Kryerja e zotimeve të tyre, dëmshpërblimi i betimit, vrasjes pa qëllim ose diçka tjetër në këtë drejtim
Të gjitha këto obligime hyn në hadithin e Ibn Abasit -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ku qëndron se: Një grua është zotuar të agjëron një muaj dhe nuk ka agjëruar derisa ka vdekur. Kështu që një nga të afërmit e saj ose motra e saj ose vajza e saj erdhi tek i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe Ia tregoi një gjë të tillë. – Kurse ai i tha: “A do t’ja paguaje borxhin e saj nëse ajo do t’ja kishte marë dikujt?”. – Ajo i tha: Po si jo. – Atëherë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i tha: “Allahu e meriton më tepër shlyerjen e borxhit ndaj tij”. Çdo borxh ndaj Allahut i cili është obligim si: Dëmshpërblimi, zotimi, haxhi farz, umreja gjithashtu edhe agjërimi hyn në fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: “Borxhi i Allahut ka më shumë të drejtë për ta shlyer”.

5 – Çuarja e testamentit të tyre ne vend
Pa dyshim se nëse prindërit lënë testament, këtë amanet obligohen fëmijët që ta kryejnë, pra ta çojnë në vendin e vet. Sa i përket shpejtimit të çuarjes në vend të testamentit është ose obligim ose i pëlqyeshëm, në qoftë se testament është vaxhib-obligim, atëherë shpejtimi është që të kalohet përgjegjësia, e poqëse është nafile atëherë shpejtimi ndodh që sa më shpejt t’ju mbrin shpërblimi prindërve. Është mirë që testament i tyre të shkon në vend përpara se të varosen.

6 – Agjërimi i ramazanit obligativ për ta
Kjo bazuar në hadithin e Aishes-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush vdes dhe i ka ngelur agjërim pa e agjëruar, agjëron për të i afërmi i tij”.

7 – Mbajtja e lidhjeve farëfisnore për të cilat shkas janë prindërit
Bazuar në hadithin e Ebu Berdait-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Hyra në Medine kur erdhi të më viziton Abdullah ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, më tha: A e din se pse kam ardhur tek ti? – i thashë: Jo. – Më tha: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke thënë: “Kush dëshiron ti mban lidhjet me babain e tij në varr, atëherë le ti mban lidhjet me vëllezërit e babait pas vdekjes së tij”. – Prandaj përmes babait tim Omerit dhe babait tënd ka pasur vëllaznillëk dhe dashuri, kështu që unë desha ta mbaj atë lidhje.

8 – Respektimi i shokëve të prindërve pas vdekjes së tyre
Kjo bazuar në hadithin e Ibn Omerit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Prej bamirësisë më të madhe ndaj prindërve është mbajtja e lidhjes së fëmijut me të dashurit e babait të tij”.
Përderisa nga mirësia ndaj të vdekurit është bamirësia ndaj shokëve të tij atëherë babai dhe nëna janë më meritor për t’ju bërë mirë pas vdekjes së tyre. Kjo marë nga hadithi i Aishes-Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila thotë: Nuk kam xhelozuar në ndonjërën nga gratë e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ashtu siç kam xhelozuar mbi Hatixhen nga shkaku se ai e përmendte shumë shpesh atë edhe pse unë asnjëherë nuk e kam parë atë. Kështu që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, edhe kur të therte ndonjë dele thoshte: “Çoni pak nga ky mish edhe shoqeve të Hatixhes”. – Ndërsa në një rast e hidhëruar i thashë: Hatixhja?! – Atëherë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, më tha: “E kam të mbjellur dashurinë ndaj saj”. Kurse në një version tjetër qëndron me tekstin: “…edhe kur të therte ndonjë dele atë ua dhuronte shoqeve të saja”.

9 – Dhënia e sadakasë për ta
Kjo bazuar në hadithin e Sad ibn Ubades-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili tregon se i vdiq nëna e tij pastaj e pyeti të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e i tha: O i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, më vdiq nëna e unë nuk isha present kur ajo vdiq, a më bën dobi poqëse jam sadaka për të? – Tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: “Po”. – i thashë: Atëherë ty të kam dëshmitar se kopshti im me hurma është sadaka për të.
Respektimi i prindërve duhet të jetë prezent si gjatë jetës së tyre ashtu edhe pas vdekjes së tyre prandaj atij që i ik respektimi i prindërve duke qenë ata gjallë një gjë e tillë mundet ta kompenson edhe pas vdekjes së tyre. Madje kjo mund të bëhet duke dhënë sadaka për to, duke kërkuar falje për to, duke bërë dua në përgjithësi për to, duke ua paguar borxhet atyre, duke i çuar në vend zotimet e tyre, duke i paguar dëmshpërblimet e tyre, duke e çuar në vend testamentin e tyre, duke i respektuar dhe mbajtur lidhjet farefisnore me të afërmit dhe të dashurit e tyre e të tjera, përmes të cilavee shpresojmë që Allahu ta shpërblen këtë fëmijë i cili është i kujdesshëm për ti respektuar prindërit e tij edhe pas vdekjes së tyre në mënyrën që është i kënaqur Allahu i Lartësuar.
Lavdërimi i Allahut, paqja, bekimet dhe begatitë e Tij qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e pasuan, e pasojnë dhe do ta pasojën rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka
Shkëputur nga libri “Respektimi i prindërve”

Dr. Seid ibn Alij ibn Vehf el-Kahtanij
Salzburg Austri
Përfundoi më 9.11.2011

You may also like...