Rreth Nesh

The important partSynimi ynë…

Qëllimi i Sh. Q. Horizonti Plus është që të promovojë dhe afirmojë vlera të mirëfillta islame tek popullata e rajonit tonë dhe më gjërë përmes aktiviteteve të ndryshme fetare, edukative, kulturore, duke ndekjur rrugën e të parëve tanë sipas Kuranit dhe sunetit.
E gjithë kjo për t’i udhëzuar njerëzit në rrugë të mirë dhe për t’i ndaluar nga devijimet.
Duke u nisur nga nevoja e përhershme për thirrje në islam, shoqata Horizonti- Plus, gjithë veprimtarine e saj e ka përqëndruar në këtë lëmi, pra, thirjes dhe edukimit të popullatës dhe njëkohësisht duke bashkëpunuar me të gjithë subjektet relevante, siç janë Myftinia e Tetovës, imamë dhe hoxhallarë të xhamive, shoqata të ndryshme, mediat lokale, njerëz të biznesit, studentë, nxënës dhe aktivistë të shumtë.
Objektivat e kësaj shoqate janë:

  • Organizimi i ligjëratave fetare
  • Organizimi i kurseve të ndryshme për të rinj
  • Ngritja e vetëdijes fetare tek të rinjtë për Islamin
  • Zhvillimi dhe qëndrueshmëria e thirrjes dhe aktiviteteve për Islam
  • Bashkëpunimi me organizata tjera për qëllime Islame dhe humane.

Gjatë këtyre katër viteve në hapsirat e shoqates Horizonti Plus, janë mbajtur dhe vazhdojnë të mbahen një sërë aktivitetesh.
Ne sektorin e burrave vlen të përmenden aktivitetet e mëposhtme:

  • Mbajtja e derseve te regullta javore nga ana e hoxhallarëve të ftuar ne shoqatë. Ghithsej 48 derse ne vit.
  • Mesimi i Kur’anit për të gjitha moshat. Leximin e Kur’anit deri me tani e kane mësuar reth 200 nxënës prej moshës 5 deri 60 vjec. Aktualisht mesojnë reth 40 nxënës te regullt, ndersa 5 prej tyre kanë filluar me hivz.
  • Organizimi i pikniqeve për nxënësit, te shoqëruara me lojra dhe gara diturie.
  • Botimi dhe shperndarja e fletushkave me tematika të ndryshme. Cdo muaj shpërndahen deri 2000 kopje, duke e cuar në 30,000 numrin e pergjithshëm të fletushkave të botuara nga ana e shoqatës.
  • Shpërndarja falas e DVD-ve, librave dhe materialeve te tjera propaganduese.
  • Mbajtja e derseve te regullta javore ne frekuencat e radio ‘’Famës’’ dhe Radio “Focus” (kjo e fundit ja 3 muaj), udhëheqja e emisionit “Të jetojmë me islamin” në Televizionin lokal Tv Art – Tetovë me fillim nga muaji i Ramazanit 2012, nga ana e teologut te shoqates dhe i hoxhallarëve tjerë nga Tetova dhe mysafir nga jashtë.
  • Organizimi i tribunave fetare në pallatin e kulturës.

Gjithashtu vlejnë të përmenden edhe aktivitetet e sektorit të grave:

  • Mbajtja e kurseve te gjuhës angleze për fëmijë. Gjithsej 30 nxënës kanë kryer shkallën e parë te kursit.
  • Mbajtja e ligjeratave të regullta javore ne hapsirat e shoqates.
  • Mësimi i Kur’anit . Momentalisht mësimin e ndjekin rreth 30 nxënës.
  • Organizimi i ligjeratave nëper xhami te ndryshme dhe mesimi i Kur’anit nga ana e teologeve te shoqatës. Ligjeratat mbahen ne 6 xhami në rrethinën e Tetovës.

E lusim Allahun e Lartëmadhëruar ta bëj të bereqetshme këtë punë të deritanishme, ti shtoj rrugët përmes të cilës realizohet thirrja islame nga ana jonë dhe të na jap sukses në çdo nisme duke na dhënë vullnet dhe ambicie për punë të pandërprerë dhe duke pritur nga Ai shpërblim ashtu siç din vetëm Ai ti shpërblen ata të cilët sinqerisht mundohen ta përhapin fjalën e tij ndër njerëz.

Stafi i Sh.Q. Horizonti-Plus

You may also like...