Rreziku i mosrespektimit të prindërve – II

Prindërit3 – Mosrespektimi i prindërve sjell rrezik për atë që nuk i respekton ato

I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është lutur kundër atyre që nuk i respektojnë prindërit e tyre në pleqëri. Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “U poshtërsoftë“.[9] Pastaj përsëri tha: “I poshtërsuar qoftë“. – Pastja përsëri tha: “I poshtërsuar qoftë“. – i thanë: Kush o i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të”. – Tha: “Kush i arin prindërit e tij të moshuar apo njërin prej tyre ose të dy pastaj nuk hyn në xhenet“.[10]

Imam Kurtubiu-Allahu e mëshiroftë, thotë: Kjo dua është përforcim kundër atyre që janë neglizhent në respektimin e prindërve dhe mund të kuptohet në dy aspekte:

1 – Ta ketë kuptimin: Se Allahu e rrëzon hundën dhe e vret, kjo vlen për atë i cili nuk ua jep hakun prindërve dhe nuk i respekton ata.

2 – Ta ketë kuptimin: Se Allahu e poshtërson ngase atij të cilit i ngjitet hunda-pjesa më lartë e fytyrës apo më fisnike, për toke deri në pikë të fundit është ndër poshtrimet më të mëdha, kjo vlen për çdokënd i cili është neglizhent, jopërfillës o obligimeve dhe suneteve të forta, kështu që kuptohet qartazi nga jashtë. Ndërsa veçimi i të përmendurit në pleqëri edhe pse respektimi i prindërve është obligim në çdo moshë të tyre, kjo potencohet nga nevoja e madhe që ka i moshuari për shërbim dhe respekt nga fëmijët si dhe nga dobësia dhe pamundësia e tyre në këtë moshë për ti kryer madje edhe gjërat më elementare për tu kujdesur për veten e tyre. Kështu që fëmiju duhet ta shfrytëzon rastin dhe ti respekton prindërit e tij që të mos e humb një shpërblimin kaq të madh që nuk e gjen dot pas vdekjes së tyre.[11]

Allahu i Lartësuar e ka veçuar kohën e pleqërisë që në të të respektohen sa më shumë prindërit, të mirën me të mirë, të afrohen me ta, të mëshirohen ngase në këtë gjendje ata kanë nevojë më shumë se kurrë për respekt nga ana shpirtërore dhe ndihmë nga ana fizike apo shëndetsore. Kjo pasi që dihet se në pleqëri ndryshon gjendja e tyre, ata dobësohen, plaken për këtë arsye Allahu i Lartësuar në këtë gjendje e ka bërë edhe më të obligueshme respektimin dhe nderimin e tyre se sa në moshë më të re. Gjithashtu se ata në këtë moshë bëhen barrë e rëndë për fëmijët e tyre, pasi që ata në moshë të shtyer kanë nevojë për kujdes ashtu siç kanë nevojë fëmijët e vegjël për kujdes nga nëna e tyre. Pra pikërisht për këtë arsye Allahu e ka veçuar me përmendje këtë moshë dhe këtë gjendje që i kaplon ata. Po ashtu kur njeriu jeton gjatë kjo çon deri tek lodhja e tij si zakonisht, bezdija, plogështia, mërzia me punët dhe obligimet e tij e nëse ky person i ka edhe prindërit e tij gjallë atëherë ato i bëhen edhe një obligim tepër delikatë shtesë në përditshmërinë e tij. Në këto rethana sheh tek njerëzit me iman të dobët se si ata fillojne e shfaqin hidhërimin e tyre, shfaqet edhe fryerja e damarëve nga hidhërimi nga prindërit madje e ngrejnë zërin dhe u kërcënohen atyre në disa raste, e kjo pa dyshim se është tepër dëmtuese apo thuajse shkatëruese për një shoqëri kur nuk ka kryhen obligimet në mes gjeneratave që secilës palë ti jepet e drejta e tyre e merituar.[12]

Allahu i Lartësuar thotë: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që mos të adhurohet dikush tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre apo që të dy i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj as “of-oh” as mos u bëj i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese)”.[13] Pra Allahu urdhëron fëmijun të jetë modest ndaj prindërve të tij, ti shtrin për ta flatrat e mëshirës, përuljes mëshirës duke shpresuar me këtë vepër shpërblimin tek Allahu, jo nga frika prej tyre apo nga ndonjë interes i caktuar që mund te këtë nga ata.

Po ashtu Allahu urdhëron të lutemi për prindërit tanë që Allahu ti mëshiroj ata, gjallë qofshin apo të vdekur, shpërblim për ta për edukatën që na e kanë dhënë neve, për kujdesin e tyre ndaj nesh, për mirësinë e tyre ndaj nesh, thotë Allahu i Lartësuar: “Dhe në shenjë mëshire shtrijë pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: Zoti im mëshiroi ata të dy sikurse më edukuan mua kur isha i vogël“.[14]

4 – Respektimi i prindërve është ndër veprat më të vlefshme

Kjo vepër pa dyshim është ndër veprat ëm të vlefshme si dhe vepër e cila të afron më shumë afër xhenetit, prej punëve më të dashura të Allahut pas namazit i cili është shtyllë prej shtyllave të fesë. Pasi që i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka lajmëruar kështu dhe i ka rënditur me lidhëzen “thume-pastaj” e cila shërben për rënditje të veçantë kronologjike.[1]

Abdullah ibn Mesudi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: E kam pyetur të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, cila vepër është më e vlefshme? – Ai më tha: “Namazi në kohën e vet“. – i thashë: Po pastaj? – Më tha: “Respektimi i prindërve“. – i thashë: Po pastaj. – Më tha: “Xhihadi në rrugë të Allahut“.[2] Këto mi tregoi i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, sikur ta pyetja më shumë ai do ti shtonte.

Në një version tjetër qëndron: U pyet i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: Cila vepër është më e dashur tek Allahu” – Tha  i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Namazi na kohën e vetë” – Po pastaj? – Tha: “Respektimi i prindërve“. – Po pastaj. – Tha: “Xhihadi në rrugë të Allahut”.[3]

Ndërsa në versionin tjetër: U pyet i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: Cila vepër të afron më shumë në xhenet? – Tha: “Namazi na kohën e vetë” – Po pastaj? – Tha: “Respektimi i prindërve“. – Po pastaj. – Tha: “Xhihadi në rrugë të Allahut“.[4]

5 – Respektimi i prindërve e kënaq Allahun e Lartësuar

Abdullah ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e prindërve, hidhërimi i Allahut është në hidhërimin e prindërve“.[5]

6 – Respektimi i prindërve të fut në xhenet

Ebu Derda-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke thënë: “Prindi është dera e mesme e xhenetit, poqëse don ose mbaje atë ose leje“.[6]

Nga Muavije ibn Xhahim-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcillet se ka ardhur tek i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe i ka thënë: O i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dëshiroja të lufton mirëpo para kësaj kam ardhur të konsultohem me ty. – i tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “A e ke nënën” – i thashë: Po. – Më tha: “Respektoje atë ngase xheneti është nën këmbët e saj“.[7]

Teksti i Taberaniut është: “A i ke prindërit gjallë” – i thashë: Po. – Tha: “Respektoi ata sepse xheneti është nën këmbët e tyre“.[8]

Autor: Seid Vehf el-Kahtani
Shkëputur nga libri “Respektimi i prindërve kuptimi, vlerat, etika dhe dispozitat”
Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

 


[1] “Xhamiul-ahkam-Kuran” Kurtubiu 10/243

[2] Mutefekun alejh, Buhariu nr. 527, 2780, 7534, Muslimi nr. 85

[3] Transmeton Buhariu nr. 527, 5970, Muslimi nr. 139, 85

[4] Transmeton Muslimi nr. 138, 85

[5] Transmeton Tirmidhiu 4/310, nr. 1899, Hakimi i cili e saktëson hadithin me kushtet e Muslimit, me të pajtohet edhe Dhehebiu 4/152, shejh Albani e saktëson hadithin në “Silsiletu ehaditha sahiha” 2/29, nr. 516 si dhe në “Sahihul edebul-mufred” fq. 33, nr. 2

[6] Transmeton Tirmidhiu i cili thotë: Hadithi është i saktë 4/311 nr. 1900, Abdul Kadër Arnauti thotë: Ashtu është si ka thënë, shiko “Tahkik xhamiul-usul” 1/404

[7] Pra pjesa yte e xhenetit në të cilën mund të hysh vetëm përmes kënaqësisë së saj, sikur kjo hyrje në xhenet me qenë e saj dhe të çon nga ajo. – “Hashjetu sindij ala suneni Nesai” 6/11, Transmeton Nesaiu 6/11 nr. 3104, Ibn Maxhe nr. 2781, Ahmedi në “Musned” 3/429, Hakimi dhe e saktëson. Me të pajtohet edhe Dhehebiu 4/15, Hejthemiu në “Mexhmeu zevaid” 8/138 dhe thotë: E transmeton Taberaniu në “Eusat” dhe burrat e zinxhirit janë të besueshëm. Abdulkadër Arnauti hadithin e bën të mirë, hasen në “Xhamiul usul” 1/403, ndërsa shejh Albani në “Sahihu sunen Nesai” 2/372 dhe thotë: Hadithi është Hasenu-sahih.

[8] Transmeton Taberaniu në “El kebir” nr. 2202, 2/189, Mundhiri në “Tergib ve terhib” 3/285 dhe thotë: E transmeton Taberaniu me zinxhir të mirë, shejh Albani në “Sahihu tergib ve terhib” 2/650 dhe thotë: Hadithi është hasenu-sahih, i mirë i saktë.

[9] “Regime enfuhu” d.m.th. në shqip: Hunda i raftë në tokë. “Sherh Nevevij ala sahihil Muslim”

[10] Transmeton Muslimi 4/197 nr. 2551

[11] “Muhhimu lima eshkele min telhisi kitabil-Muslim” 6/518

[12] “Xhamiul-ahkamul-Kuran” Kurtubiu 10/246

[13] Isra:23

[14] Isra:24

You may also like...