Rreziku i syefaqësisë – A hyn syefaqësia tek njerëzit e mirë?

SyefaqësiaRreziku i syefaqësisë – A hyn syefaqësia tek njerëzit e mirë?

Kurthet e shejtanit ndaj njerëzve janë të ndryshme, për çdo lloj njeriu shejtani i ka metodat e tij mashtruese, kështu që tregtarët i mashtron të meren me kamatë, gratë i bën që të zhveshen, duke u veshur me rroba tërheqëse, të ndaluara ndërsa njerëzve të devotshëm mundohet tu depërtoj përmes syefaqësisë për tua shkatëruar veprat.
Etibiu ka thënë për syefaqësinë: “Ajo është prej gjërave më të këqija të njeriut dhe prej kurtheve më të këqija të shpirtit njerëzor. Me këtë sprovohen dijetarët, adhuruesit si dhe ata që mundohen shumë për botën tjetër”. Po ashtu kjo është prej veprave më të dëmshme për robin.
Autori i librit “Tejsirul azizil-hamid” ka thënë: “Syefaqësia është më e frikshme dhe e rrezikshme për të devotshmit se sa sprova e dexhalit” .
Kurse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i këshillonte shokët e tij me këto fjalë: “A doni t’ju tregoj se për çfarë friksohem më shumë për ju se sprova e dexhalit?” –Thanë: Po o i Dërguari i Allahut. – Tha: “Shirku i fshehtë, çohet ndonjëri prej jush për tu falur dhe e zbukuron namazin e tij nga shkaku se e shikojnë të tjerët” . Ndërsa i devotshmi kur i bën veprat e tij për syefaqësi, dënohet përpara tjerëve ditën e gjykimit.
I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Njeriu i parë i cili do të gjykohet në ditën e gjykimit është shehidi, do ti vjen vepra e tij dhe ky do ta njoh atë, do ti thuhet çfarë ke bërë me të? Do të thotë: Kam luftuar për ty o Zot derisa rash shehid. Do ti thotë Allahu: Gënjen, ke luftuar të thuan njerëzit se je trim dhe kështu kanë thënë. Pas kësaj urdhëron Allahu që ky person të miret dhe të hidhet me fytyrën e tij në zjarrë. Pastaj tek Ai do të sillet një njeri që e ka lezuar Kuranin, ka mësuar dituri dhe i ka mësuar të tjerët. Do ti sillen veprat e tij përpara dhe ai do ti njoh ato, atëherë do ti thotë Allahu: Çfarë kë vepruar me dijen që e ke fituar? Do të thotë: Kam mësuar diturinë dhe i kam mësuar të tjerët dhe kam lexuar Kuran për ty. Allahu do ti thotë: Gënjen, ke mësuar që të të thonë dijetarë dhe ke lexuar Kuran që të të thonë lexues dhe kështu është thënë. Pas kësaj urdhëron Allahu që ky person të miret dhe të hidhet me fytyrën e tij në zjarrë. Pas këtij do të vij përpara Allahut i pasuri të cilit Allahu i dha pasuri e ky e shpenzoi atë dhe ka dhënë sadaka. Do ti sillet puna e tij përpara e ai do ta njoh atë dhe do ti thuhet: Çfarë ke bërë me të? Do të thotë: O Allah nuk kam lënë vend pa dhënë ku Ti ke dëshiruar që ajo të shpenzohet. Allahu do ti thotë: Gënjen, mirëpo ke vepruar kështu që të thuhet se ti je bujar dhe kështu është thënë. Pas kësaj urdhëron Allahu që ky person të miret dhe të hidhet me fytyrën e tij në zjarrë ” .
Prandaj o robi i Allahut mendo mirë rreth këtij hadithi madhështorë dhe shiko se të parët të cilët do të japin llogari ditën e gjykimit janë muxhahidi-luftëtari, sadakadhënësi dhe dijetari, madje që të gjithë këto do të hidhen në zjarrë nga shkaku i nijetit të tyre të prishur që e kanë pasur, edhe pse veprat të cilat i kanë bërë janë prej veprave më me vlerë tek Allahu, mirëpo josinqeriteti në vepër i ka bërë që të përfundojnë në zjarrin e xhehenemit.

• Nuk është kjo syefaqësi:

Një njeri i cili bën një vepër për fytyrën e Allahut, e më pas Allahu bën që njerëzit ta lavdërojnë atë, e ky nuk e ka parashikuar këtë porse kjo e gëzon, kjo dhunti që ja ka dhënë Allahu nuk e dëmton atë dhe kjo nuk konsiderohet syefaqësi.
Ebu Dherri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon se është pyetur i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për një njeri i cili bën vepra të mira dhe njerëzit e lavdërojnë për atë vepër, e ai tha: “Kjo është përshpejtim dhe përgëzim për besimtarin” .
Ndërsa ai i cili prej në fillim e zbukuron veprën e tij me qëllim që ta lavdërojnë njerëzit kjo është syefaqësi.

• Dënimi i syefaqësisë:

Shpresat e syefaqësisë janë të kota dhe mundi i saj është i pavlerë, kështu që do të jep llogari për qëllimin e tij negativ, si dhe do të dënohet dy herë, madje në këtë botë dhe në botën tjetër.

? Dënimi i tij në këtë botë:

Në këtë botë Allahu do ta poshtron, do t’ja zbulon të metat e tij dhe do të shihet realiteti i këtij njeriu. I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush dëshiron të dëgjohet me veprat e tij, Allahu do t’ja mundëson të dëgjohet për veprat e tij dhe kush dëshiron ti publikon veprat e tij para të tjerëve Allahu do t’ja publikon” .
Hatabi gjatë komentimin të këtij hadithi thotë: “Qëllimi është se ai i cili e bën një vepër pa sinqeritet dëshiron me të popullaritet dhe ti del emri, pra të shperblehet, ky njeri do të shperblehet me atë që ka pasur për qëllim, kështu që Allahu atë do ta popullarizoj, mirëpo për një kohë të shkurt pas kësaj Allahu atë do ta turpëroj, duke ja zbuluar brendësinë e tij edhe në qoftë se syefaqësia ia mbulon sekretet e tij në brendësinë e gjoksit të tij, Allahu përsëri do t’ja nxjer në pah veprat e tij”.
I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ai i cili ua mvesh vetes atë që nuk e posedon është si ai i cili vesh rroba të rrejshme (falco)” .

? Dënimi në ahiret:

Shpërblimi i syefaqësisë në ahiret është xhehenemi, Allahu i madhëruar ka thënë:”Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, ne atyre do t’ua plotësojmë shpërblimin e veprave të tyre dhe atyre nuk do t’u mungojë gjë. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehennemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar” .
Transmeton Muslimi në Sahihun e tij se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Njerëzit e parë të cilët do të llogariten ditën e gjykimit janë…” dhe i ka cekur shehidin, lexuesin e Kuranit si dhe sadakadhënësin mirëpo veprat e tyre s’kanë qenë për Allahun, e do tu thuhet çdonjërit nga këto kategori njerëzit: Ti je gënjeshtarë, mirëpo këtë vepër e ke bërë për tu thënë kështu e kështu. Këto lloj njerëzish Allahu do të urdhëron që të kapen për fytyrat e tyre dhe të hidhen në zjarrë. Prandaj syefaqësia në dunja poshtrohet e në ahiret dënohet.

You may also like...