Sa ka ditur përmendësh Halid bin Velidi nga Kurani?

Pyetje-pergjigjeSa ka ditur përmendësh Halid bin Velidi nga Kur’ani

Pyetja: A është e vertët se Halid ibn Velidi ka ditur përmendësh nga Kur’ani vetëm tre sure sepse ka qenë i zënë me xhihad në rrugë të Allahut, e në qoftë se kjo është e vërtet ku është e përmendur kjo?

Përgjigje: Falendrimi i takon Allahut, paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij, shokët e tij, familjen e tij të ndershme dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri ne ditën e gjykimit. Halid bin Velidi-Allahu qoftë i kenaqur prej tij është kalorësi i islamit, i njohur si ‘Shpata e Allahut’ kundrejt armiqve të Tij, pronar i shumë çlirimeve të mëdha, si dhe pjesmarës i shume luftërave të mëdha dhe vendimtare në historinë islame, ishte shumë i fortë dhe trim përballë armikut, kështu që në luftën e Mu’tes në dorën e tij janë thyer nëntë shpata siç transmeton Buhariu në sahihun e tij. Po ashtu e donte xhihadin shuem duke qenë me të ndihmës i fesë së Allahut dhe luftëtar kundër të keqes, kufrit dhe tiranis. Prandaj krejt jeta e tij profesionale llogaritet xhihadi. Kështu që a thënë: Për mua nuk është e dashur të më shtinë në një dhomë me një nuse e cila është e dashura ime, se sa një natë shume e ashpër dhe e ftohtë në të cilën unë e luftoj armikun tim.
Po ashtu transmetohet se para vdekjes ka thënë: E kam kërkuar vdekjen në luftë (si shehid) mirëpo kjo nuk ksihte qenë caktim për mua, vetëm se të vdes në shtratin tim, mirëpo nuk ka vepër me të cilën unë shpresoj më së shumti tek Allahu pas deshmisë-La ilahe ilallah, se sa një natë në të cilën kërcëllontë qielli duke rënë shi e unë me mburojën time, e suloja armikun gjatë saj. Pastaj tha: Në qoftë se vdes shikoni që armatimi im që më ka mbetur ta bëni paisje për luftëtarët në rrugë të Allahut.
Kur vdiq Halid bin Velidi-Allahu qoftë i kanqur prej tij, doli Omer ibn Hatabi-Allahu qoftë i kenaqur prej tij, në xhenaqen e tij dhe tha: Nuk duhet gratë e familjes se Velidit të lotojnë për Halidin, mirëpo vetëm se ata të cilat me të vërtet janë mërzitur shumë për vdekjen e tij. Pasi që jeta e tij ishte e lidhur me xhihadin në rrugë të Allahut, kjo atij nuk ia la mundësi që ai të transmetoj hadithe nga i dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, apo të mëson përmendësh nga Kur’ani Famëlartë.
Transmetohet se Halidi-Allahu qoftë i kenaqur prej tij, ka thënë: Më ka ndaluar xhihadi shume nga të marurit me të lexuarit e Kur’anit.
Prandaj kjo lloj pengese është e lavdëruar e jo e nënçmuar e cila e ka ndriçuar historinë islame në përgjithësi, kështu që e ka shendëritur tërë botën me civilizimin islam. Të cilën janë munduar pabesimtarët ta shuajnë, kështu që nuk ka diçka të keqe në të sepse siç dihet çdo kujt i lehtësohet ajo për të cilën është krijuar, prandaj prej sahabëve kishte dijetarë, fukaha, gjykatës, trima, luftëtar-muxhahida, sadakadhënës, adhurues…secili prej tyre sipas aftësive ku ishte më i prirur dhe cila nga këta vepra të mëdha të islamit Ishte më e dashur për zemrën e tij apo thënë ndryshe se çka ia ka bërë të dashur Allahu atij personi nga këto vepra madhështore, a thua vallë ne në cilën prej këtyre veprave duhet të na kënaqet zemra, apo për cilën prej këtyre jemi krijuar?
Për këtë arsye nuk është prej urtësisë që njeriut ti harohen të mirat e tij dhe veprave superiore të tij, shkaku se ai nuk ka pasur aftësi në ndonjë profesion tjetër të mund të jetë superior apo i ngjashëm me të tjerët. Kështu pra fjalët e Halidit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, nuk duhen keqkuptuar dhe të keqinterpretohen se ai ka ditur vetëm tre sure përmendësh nga Kur’ani, ashtu siç ceket në pyetje, mirëpo kjo don të thotë se ai nuk ka qenë si të tjerët nga sahabët në leximin e Kur’anit, pra sikurse Abdullah ibn Mesudi, Ubej ibën Kabi, e të tjerë-Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, me argument se ai ka thënë: Më ka penguar xhihadi nga leximi (I shumtë) i Kur’anit. E kjo nuk do të thotë se ai nuk ka lexuar fare nga Kur’ani. Është fakt se xhihadi të ndalon nga leximi i shumtë i Kur’anit por nuk të ndalon pengon mos lexosh fare Kur’an.
Gjithashtu shpekulimi i këtyre fjalëve për Halidin-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, është urejtja të cilën e kanë pasur kundrejt tij shpifësit dhe ziliqarët, sepse ai ishte shpata e ngritur çdo herë nda putave dhe tagutëve , kështu që hasim shpesh shpifje ndaj personalitetit të tij nga gjuha e armiqve të islamit të cilët dëshirojnë ti zhdukin përpjekjet e tij gjatë gjithë historisë duke haruar se ai ishte i quajtur ‘Shpata e Allahut’ kundrejt pabesimtarëve e cila nuk kthehej në këllëf asnjëherë derisa të mbaronte lufta kundrejt tyre. Gjithashtu dhe se ky komandant i njohur në historisë islame ka lënë pas vete shenja të paharuara të trimërisë dhe të udheheqjes në artet e luftës, si një strateg luftarak shumë i shquar, më diapazon të jashtzakonshëm në këtë fushë, faktë të cilat i vërtetojnë të ariturat e tij në jetëne tij. Kështu kanë qenë burrat të cilët ishin rreth të dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, sinonim i punës dhe sakrificës për fenë e Allahut, çdo herë në përpjekje për të ndërtuar atë civilizim që nuk ka shkelur më parë në sipërfaqen e tokës, i karakterizuar me adhurimin e pastërt në Allahun Fuqiplotë dhe i promovimit të vlerave të përkryera njereëzore duke pasuar njeriun më të moralshën në gjithë historinë e njerëzimit Muhamedin-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. E lusim Allahun që edhe neve të na mundësoj të ndjekim rrugën e tyre duke mësuar sa më shumë nga veprat e tyre të cilët i bënë ata të jetë Allahu i kënaqur prej tyre në këtë botë dhe në botën tjetër.

You may also like...