Sadakatul fitri, pastrim për agjëruesin

4SADAKATUL FITRI, PASTRIM PËR AGJËRUESIN:

1. Dispozita e sadakatul fitrit:
Sadakatul fitri është obligim(farz) të cilin e obligoi pejgamberi alejhi selam në fundin e Ramazanit, para Bajramit të Fitrit.

??? ??? ???? ?? ??? ??? ???? ?????:
??? ???? ???? ??? ???? ???? ???? ???? ????? ?? ????? ??? ????? ????? ?????? ??????? ??????? ??????? ?? ????????.
(???? ????)
Transmetohet nga Abdullah Ibën Omeri, Allahu qoftë i këmaqur me ta, se ka thënë;
” E ka obliguar Pejgamberi, alejhi selam, sadakatul fitrin prej ramazanit për çdo musliman rob apo i lirë, mashkëll apo femër, i madh apo i vogël prej muslimanëve.”
(Mutefekun alejhi).

2. Sasia e sadakatul fitrit:
Sasia e dhënies së tij:
Sa’a (përafërsisht 2400gram) prej ushqimeve të mira.
3. Llojet e sadakatul fitrit:
Nxjerrja e Sadekatul fitrit 2400 gram nga llojet e ushqimeve të bijve të Ademit alejhi selam.

Siç janë:
Hurmet, Elbi, Gruri dhe të ngjashme me to prej drithërave, d.m.th. ajo çka konsiderohet ushqim.
Andaj në shumicën e rasteve, merret nga ushqimi i atij vendi si: orizi, mielli i grurit dhe të ngjashme me to, (sasia e tyre 2400gram afërsisht).

4. Nxjerrja e sadakatul Fitrit:
Nuk lejohet nxjerrja e sadekatul fitrit në para, blerje rrobash, etj.
Ngase një gjë e tillë është në kundërshtim me veprimin e pejgamberit alejhi selam.
Ngase pejgamberi alejhi selam urdhêroi nxjerrjen e sadakatul fitrit në ushqim, e jo para dhe gjëra tjera.

Muhamedi alejhi selam, thotë:
?? ??? ??? ??? ???? ????? ??? ??.

” Kush vepron një vepër e cila nuk është simbas çështjes(udhëzimit) tonë, ajo vepër e refuzuar(nuk pranohet).”
(Muslimi : 1718, 18).

Ndërsa, Imam Ebu Hanifja e lejon nxjerrjen e sadekatul fitrit në para.

5. Koha e nxjerrjes së sadekatul fitrit:
Sadekatul fitrit mundet të nxirret në ditën e Bajramit, një ditë ose dy ditë para Bajramit.
Nuk llogaritet sadakatul fitêr nëse nxirret pas faljes së namazit të Bajramit.

E themi këtë duke u bazuar në hadithin të cilin e transmeton Ibën Abasi, radijAllahu anhuma, se ka thënë:

??? ???? ???? ??? ???? ???? ???? ???? ???? ????? ?????? ?????? ?? ?????? ??????? ?????? ????????.
???? ?????? ??? ??????? ??? ???? ??????? ??? ?????? ??? ??????? ??? ???? ?? ???????.
(???? ???? ???? ????)
“E ka bere obligim i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, zekatin e Fitrit, që të jetë pastrim për agjëruesin nga fjalët
e kota dhe të ndyra, dhe të jetë ushqim për të varfërit. Kush e jep atë para namazit [të
bajramit], ai është zekat i pranuar, kurse kush e jep pas namazit, ajo është lëmoshë e
rëndomtë.”
[Ebu Daudi dhe Ibn Maxhe, ndërsa e saktësoi Shejh Albani]

Allahu e dinë më së miri, përshëndetjet tona qofshin mbi Muhamedin alejhi selam,familjen dhe shokët e tij.

Shejh Muhamed Ibën Salih el Uthejmini, rahimehullah.

Nga arabishtja:
Suad B. Shabani.

You may also like...