Selefi dhe drejtësia – 8

Foto-808 – Selefi dhe të nënshtruarit e tyre ndaj hakut – drejtësisë

 

  1. Dhehebiu-Allahu e mëshiroftë thotë: Na ka treguar Lejthi-Allahu e mëshiroftë, nga Akili e ky nga ibn Shihabi se ebu Idris El-Haulani i ka treguar Jezid ibn Umejres i cili ishte nga shokët e Muadh ibn Xhebelit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se sahabiu i nderuar Muadhi nuk kishte ndejë në të cilën këshillonte e në fund të saj mos thoshte: Allahu është gjykuesi, i Drejti, i Lartëmadhëruar qoftë emri i Tij, janë shkatëruar skeptikët – njerëzit që dyshojnë dhe e ceku një hadith në këtë drejtim.
  2. Njëherë i thash Muadhit: Çfarë të bën aq të sigurtë se el-Hakemi flet fjalë të të humburve (dalaletit)? – më tha:

Po janë shumë i sigurtë, largohu nga fjalët e dyshimta të el-Hakemit të cilat i thotë ai, por mos mendo se ai nuk mund të kthehet në të vërtetën. Ndoshta kthehet dhe e pason të vërtetën kur ta dëgjon, sepse e vërteta është nurë-dritë.[1]

  1. Abdurahman ibn Abdullah ibn Mesudi transmeton nga babai i tij se dikush erdhi tek ai e i tha: O ebu Abdurahman mësoni disa fjalë të përgjithshme e të dobishme. – Abdullahu i tha:

Mos i bën shirk Allahut, qëndro me Kuranin gjithmonë, kush ta tregon të vërtetën mere prej tij, qoftë ai njeriu më i urejtur tek ti, e kush ta afron të pavërtetën e të kotën refuzoje atë edhe nësë ai është më i dashuri i yti.[2]

  1. Edul Ahuesi tregon se Abdullah ibn Mesudi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: Mos ta ndjek ndonjëri prej jush dikënd për çdo gjë të fesë. Në qoftë se ai bë kufër edhe ky bën kufër. Në qoftë se ai beson edhe ky beson, në qoftë se e keni patjetër ta ndiqni ndokënd, ndiqni ata që vdiqën duke qenë në të vëtetën, sepse i gjalli nuk ka siguri të mos bie në fitne.[3]
  2. Abdurahman ibn Jezidi tregon se Abdullah ibn Mesudi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: Mos u bëni imatu! – e pyetën:

Çfarë është imatu? – ua ktheu duke u thënë:

Kur dikush thotë: Unë jam me njerëzit, në qoftë se udhëzohen edhe unë do të udhëzohem, në qoftë se ata devijojnë edhe unë do të devijoj. Çdo njëri nga ju le të vendos të mos bën kufër edhe në qoftë se të gjithë bien në kufër.[4]

  1. Na ka treguar Hemami se e ka dëgjuar Kataden-Allahu e mëshiroftë, duke thënë: Na ka treguar Mutarafi e tha:

Shkuan tek Zejd ibn Suhuni i cili na thoshte: O robër të Allahut, bëhuni besnik dhe merni të tjerët me të mirë sepse mjet për të aritur tek Allahu janë vetëm dy cilësi: frika dhe dëshira. Një ditë iu afrova dhe e kishin shkruar një libër ku ndërmjet tjerash i kishin rradhitur këto fjalë: Allahu është Zoti ynë, Muhamedi-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është pejgamberi ynë, Kurani është prijësi ynë, kush është me ne, ne jemi me të e kush nuk është me ne, duart tona janë kundër tij. Kështu që e mernin këtë libër dhe ia shfaqnin çdo njërit dhe i thoshin: A pajtohesh me të gjithë o filan? Të gjithë ishin prezent derisa mu afruan mua e më thanë:

A pajtohesh me këtë o djalosh? – u thashë:

Jo më thanë:

Mos u ngutni me Zejdin, çfarë thua o djalosh? – u thashë:

Allahu e ka marë besën një herë prej meje dhe unë nuk ja jap besën dikujt tjetër pos tij. Kështu që u kthyen të gjithë nga unë u pajtuan me mendimin tim, madje numri i atyre që më përkrahën në këtë mendim shkoi deri në tridhjetë vetë.[5]

  1. Erebiu thotë: E kam dëgjuar imam Shafiun-Allahu e mëshiroftë duke thënë: Në qoftë se shihni lë librin tim diçka që vjen në kundërshtim me sunetin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, atëherë thoni çfarë ka thënë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kurse fjalën time lejeni.[6]
  2. Erebiu thotë gjithashtu: E kam dëgjuar imam Shafiun-Allahu e mëshiroftë, duke thënë: Pasi i tha një njeri:

O ebu Abdullah a punon ti sipas këtij hadithi? – i tha imam Shafiu-Allahu e mëshiroftë:

Kur të shihni të më tregohet një hadith i vërtet i të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e unë të mos veproj sipas tij, ju jeni dëshmitarë se më kanë dalë mend.[7]

  1. El-Humejdi ka thënë: Njëherë imam Shafiu-Allahu e mëshiroftë transmetoi një hadith dhe unë i thashë:

A vepron ti sipas këtij hadithi? – ai ma ktheu:

Vallë a mos me pe se dola prej kishe apo se kam në mesin tim (në brez) rripin e priftërinjëve, e që ta dëgjoj hadithin e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e të mos të them siç thotë ai?![8]

  1. Erebiu ka thënë: E kam dëgjuar imam Shafiun-Allahu e mëshiroftë, duke thënë: Cili qiell do të më mban dhe cila tokë do të më strehon, në qoftë se transmetoj ndonjë hadith të Dërguarit të Allahut -paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe nuk them siç thotë ai?![9]
  1. Dhehebiu-Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Në “Musnedin” e imam Shafiut-Allahu e mëshiroftë, qëndron: Kemi dëgjuar se na ka treguar ebu Hanife ibn Semaku, e ky nga ibn Ebu Dhibi e ky nga el-Mekberiu e ky nga ebu Shurejhi se i Dërguari i Allahut -paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” Kujt i vritet dikush nga familja e tij, ai mund të zgjedh ndërmjet dy opcioneve: Në qoftë se dëshiron e mer dijen, e në qoftë se dëshiron urdhëron ekzekutimin.”[10]

I thashë ibn ebu Dhibit: A punon me këtë hadith? – ai mu kthye më ra në gjoksë, filloi të më bërtas e të më kritikon ashpër për këtë fjalë duke më thënë:

Unë ta tregoj hadithin e të Dërguarit të Allahut -paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, e ti më thua a punon me këtë hadith. Në qoftë se nuk punoj sipas këtij hadithi atëherë me çfarë të punoj, këtë e kam obligim unë, të punoj me një hadith që e dëgjoj madje edhe çdo besimtarë tjetër obligohet të punoj me atë hadith që e ndëgjon. Sepse Allahu me të vërtetë ka zgjedhur Muhamedin-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të,  ndaj gjithë njerëzisë, e përmes tij njerëzit e kanë mësuar rrugën e udhëzimit, për këtë arsye çdo njeri e ka për borxh ta ndjek atë dhe ti bindet atij, e kjo pa dyshim se vlen për çdo besimtarë.[11]

  1. Ebu Ajna tregon: Kur e bëri haxhin El-Mehdiu e hyri në xhaminë e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, gjithë të pranishmit u çuan në këmbë përveç ibn ebu Dhibit. Atëherë el-Musejb ibn Zuhejri i tha:

Çohu në këmbë se ky është prijësi i besimtarëve. – i tha ibn ebu Dhibi:

Njerëzit çohen në këmbë vetëm Zotit të Gjithësisë. – atëherë el-Mehdiu tha:

Lereni se me këto fjalë që tha, ma ka rënqethur lëkurën dhe çdo qime e imja në kokë mu ngrit përpjetë.[12]

  1. Imam Shafiu-Allahu e mëshiroftë ka thënë: Kur është sjellë dikush në mendjemadhësi me mua për ta kuptuar të vërtetën, vetëm se ai person ka ra poshtë në sytë e mi, kurse ai i cili e pranonte të vërtetën atë e doja dhe e respektoja pa masë.[13]
  2. Hatim el-Esami ka thënë: Kur kam polemizuar me dikënd dhe ai ia ka qëlluar jam gëzuar, ndërsa kur gabonte mërzitesha.[14]

 

Përktheu: Nexhat Ceka
Marrë nga libri “Ku jemi ne nga morali i Selefit të parëve tanë të mirë”

[1] Sijeru Alamu Nubela 1/457

[2] Sifetu Safve 1/457

[3] Sifetu Safve 1/421

[4] Sifetu Safve 1/421

[5] Sijeru Alamu Nubela 4/193

[6] Sijeru Alamu Nibela 10/34

[7] Sijeru Alamu Nibela 10/34

[8] Sijeru Alamu Nibela 10/34

[9] Sijeru Alamu Nibela 10/35

[10] Buhariu nr.6880

[11] Sijeru Alamu Nibela 7/142

[12] Sijeru Alamu Nibela 7/143

[13] Sijeru Alamu Nibela 10/33

[14] Sijeru Alamu Nibela 11/487

You may also like...