Selefi dhe fikhu – dituria në fe – 6

Quill and inkSelefi dhe fikhu – dituria në fe

– Sufjan ibn Ujejne (Allahu e mëshiroftë) tregon se Amr ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: Nuk është i mençur ai i cili dallon të mirën nga e keqja, mirëpo ai i cili e njeh më të mirën e dy të këqijave (zgjedh nga të dy të këqijat më të voglën).
– Xhafer ibn Muhamed ka thënë: Kini kujdes nga grindjet në fe, sepse kjo e rëndon zemrën dhe e mbjell nigakun.
– Ibn Abdulberi (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij “Etehmid” ka thënë: Këtë libër e kam shkruajtur prej memories time ngase origjinali i saj mungon.
– Abdullah Amr el-Abid i ka shkruajtur njëherë imam Malikut (Allahu e mëshiroftë) duke e këshilluar që të vetmohet e të bëj sa më shumë vepra të mira. – Atëherë imam Maliku (Allahu e mëshiroftë) ia kthen duke i shkruajtur:
Me të vërtet Allahu i ka caktuar veprat e më pas ka shpërndarë edhe riskun, ndoshta dikujt i hapen dyert e namazit e nuk i hapen dyert e agjërimit, ndërsa dikujt tjetër i hapën dyert e sadakasë e nuk i hapen ato të agjërimit, dikujt tjetër i hapen dyert e xhihadit e nuk i hapen dyert e adhurimeve tjera, kurse për mua shpërndarja e diturisë është prej veprave më të mira e unë jam shumë i kënaqur me këtë rrugë që më është hapur mua, kurse atë që e ke ti nuk e kam unë porse shpresoj tek Allahu që të dy të jemi në rrugë të hajrit.
– Gjithashtu ibn Abdulberi e ka cekur në librin e tij “El-ilm” se ibn Vehbi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Në fillim të jetës sime iu dhashë adhurimit, derisa shejtani filloi të më bën vesvese mbi Isën (paqa e Allahut qoftë mbi të) birin e Merjemes se si Allahu e ka krijuar atë! Apo diç të ngjajshme me të. Atëherë për këtë iu ankova një hoxhës, i cili pasi që më ndëgjoi më tha:
O ibn Vehb, mere rrugën e diturisë. – Kjo u bë shkakë që unë ti jepem dijes dhe gjithë jetën ta kaloj duke e kërkuar atë.

– Tregon Muzeniu për veten e tij dhe thotë: Thashë me vete: Në qoftë se mundet dikush të më ndihmon për atë që ndjej në brendinë time mbi çështjet e teuhidit. E ai ishte imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë). Kur më treguan për të shkova ta takoj, ai atëherë ishte në xhamine e Misrit (Egjypt), pasi që e takova dhe u njohtuam i thashë:
Në brendinë time më bren një nga çështjet e Teuhidit, kurse unë isha i sigurt se askush pos teje nuk mund të më ndihmon nga njerëzit në këtë çështje. – kurse ai me ti ndëgjuar këto fjalë u hidhërua dhe tha:
E çfarë ke? A e din se ku gjendesh? – i thash:
Po e di në Misr. – kurse ai më tha:
Në këtë vend Allahu e ka fundosur Firaunin. – pastaj vazhdoj: A ka ndonjë transmetim nga i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) çfarë urdhëron të pyesish për këtë çështje? – i thashë:
Jo – atëherë më tha:
A kanë diskutuar sahabët për këtë çështje? –I thashë:
Jo – më tha:
A e din sa yje ka në qiell? – i thashë:
Jo – më tha:
E sa kometa? – i thashë:
Jo – më tha:
A e din vallë se prej çfarë janë krijuar ata, për përmbajtjen e tyre, kur lindin apo llojet e tyre? – i thashë:
Jo – më tha:
Diçka që e sheh me sytë e tu nuk mund të flasish për të, atëherë vallë a mund të flasish për Krijuesin e tyre? – vazhdoi dhe më pyeti për një çështje në abdes e unë iu përgjigja gabimisht. Ma shpjegoi çështjen në katër kuptime ndërsa unë asnjërën nuk e kisha qëlluar. Atëherë më tha:
Një çështje për të cilën ke nevojë pesë herë në ditë nuk e dije dhe nuk kujdesesh për ta mësuar, ndërsa pyet për diçka që të rëndonka në zemër për Krijuesin tënd, mirëpo kur të të vim vesveset e tilla atëherë kthehu te Krijuesi yt, tek Allahu me fjalët e tij të larta ku thotë:” Zoti juaj është një, i Vetëm, Ai është Mëshiruesi, Mëshirbërësi në krijimin e tokës dhe qiejve…” Pra argument për Krijuesin i ke krijesat e tij dhe mos ju qas diturisë për të cilën nuk arin mendja e njeriut ta kupton.
Muzeniu thotë: Prej atëherë u pendova.
– Ismail el-Kadi (Allahu e mëshiroftë) tregon dhe thotë: Hyra njëherë te halifja Muetet Bilah dhe më ofroi një libër në të cilën vërejta se ishin mbledhur lehtësimet dhe lëshimet e dijetarëve. i thashë:
Mbledhësi i këtij libri është zindik (dyfytyrësh) – ai më tha:
A nuk janë këto hadithe të vërteta? – i thashë:
Po si, mirëpo ai i cili e ka lejuar nje dehës nuk e lejon martesën mu’tah , e ai i cili e ka lejuar mu’tan nuk e ka lejuar muzikën, nuk ka dijetarë vetëm se ndonjë gabim dhe ai i cili punon me krejt gabimet e dijetarëve ai nuk ka fe, pastaj urdhëroi që ta djeg atë libër.
– Ibn Bata ka thënë: E kam dëgjuar imam Berbeharin (Allahu e mëshiroftë) duke thënë: Ndejat (mexhliset) e këshillimit janë hapja e dyerve të dobisë ndërsa ndejat e me qëllim të polemikave janë mbyllja e dyerve të përfitimit.
– Ibnul Arabiu tregon për Ebu Hasen Enurin dhe thotë: Vdiq kurse njerëzit para ti bisedonin për diçka e cila më shumë meriton të heshtet, ngase ishte çështje për të cilën gjykon vetëm mendimi. Kur ata nuk kanë heshtur për një çështje si është puna për ata të cilët do të vin pas tyre?
Gjithashtu thotë: Biseda e tyre ishte rreth kuptimit të shumësit se çka nënkupton secili me botëkuptimin e vet, gjithashtu bisedonin për zhukjen e disa krijesave, pajtoheshin në emrat e tyre por nuk pajtoheshin në kuptimin e tyre sepse ajo çfarë gjendet në një emër nuk mund të përkufizohet sepse kjo konsiderohet prej definimeve.
Kështu është puna edhe me dijen njerëzore mendore, nuk ka mbarim as shije për këtë kanë thënë: Kur të shohësh dikënd i cili flet për shumësin dhe definimet logjike apo përgjigjet për to, dije se ky person meret me gjëra boshe dhe nuk është kompetent për këtë, sepse sikur të ishte kompetent nuk do të pyetej për të ngase pronarët e saj nuk pyesin për të, shkaku sepse nuk mund ta cilësojnë.
– Pas kësaj Dhehebiu (Allahu e mëshiroftë) thotë: Po pasha Allahun kanë hyrë shumë thellë dhe janë zhytur tepër, kanë hyrë në sekretet e mëdha, kurse me vete nuk kanë diçka tjetër veç iluzioneve dhe supozimeve kurse zhdukja, fshirja, rrethi tërë këta janë vesvese dhe iluzione të thjeshta, madje kështu nuk ka vepruar as Ebu Bekri e as ndonjë nga sahabët apo nga tabiinët. E kur ti pyesësh se ku bazohen në mendimet e tyre thonë: Janë sekrete, e në qoftë se u dorëzohesh atyre ta prishin besimin që posedon dhe gjendja yte bie në konfuzion e huti. Kurse i sheh robërit e mirë me urejtje, lexuesit e Kuranit dhe hadithit i sheh me syrin e largët dhe thua me vete: i varfëri i mjerë nuk i kupton sekretet.
Ndërsa Tesavuf janë morali, sjellja dhe dashuria të cilat transmetohen nga sahabët e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke qenë të kënaqur me Allahun, duke pasur frikë çdoherë Allahun, duke bërë xhihad në rrugën e Allahut, duke pasur etikën e sheriatit në lexim të Kuranit me koncentrim, meditim, me namaz nate të shoqëurar me frikërespektë. Me agjërim të vazhdueshëm, me vepra të mira, me dhënie përparësi të tjerëve, me mësimin e të paditurve, me të qenurit modest ndaj besimtarëve, krenar përpara pabesimtarëve megjithatë Allahu është Ai i cili udhëzon për në rrugën e drejtë.
Kështu edhe dijetari kur zhvishet nga tesavufi dhe morali i lartë ky llogaritet boshë, ashtu siç llogairtet rrëshqitje nga rruga e drejtë e sufiut i cili është i zhveshur nga dituria e sunetit.

Përktheu: Nexhat Ceka
Marrë nga libri “Ku jemi ne nga morali i Selefit të parëve tanë të mirë”

You may also like...