Selefi dhe moslakmia e tyre për post – 6

Selefi-5Selefi dhe moslakmia e tyre për post – 6

1 – Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë: Mësojeni dhe kuptojeni mirë fenë para se të udhëhiqni. Kurse Sufjan Etheuri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Kur njeriu e mëson fenë siç duhet ai nuk kërkon post.
2 – Tregon Musa ibn Ukbe për luftën e “Dhatu Selasil” në krye me Amr ibn Asin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) në perëndim të Shamit. Amri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) në këtë luftë pasi që e pa gjendjen u friksua për ushtrinë e tij prandaj dhe kërkoj ndihmë nga i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) që ti dërgoj ushtarë shtesë. i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) i dërgoi një ushtri shtesë, në të cilën mernin pjesë edhe Ebu Bekri me Omerin (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre) kurse si prijës të tyre e kishte zgjedhur ebu Ubejden. Kur aritën tek Amr ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) u tha:
Unë jam emiri juaj. – muhaxhirët ia kthyen duke i thënë:
Ti je emiri i ushtrisë tënde, neve për prijës i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) na e ka caktuar ebu Ubejden. – kurse Amri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) u tha:
Ju nuk jeni tjetër vetëm se ndihmë të cilën e kërkova unë. – kur e vërejti ebu Ubejdeja (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) se Amr ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) u prek ndaj përgjigjes që ia kthyen disa nga ushtarët e tij, ai pas që ishtë njeri që e respektonte sunetin ashtu siç duhet, ishte i ndjeshëm ndaj polemikave, njeri i butë e i devotshëm u tërhoq dhe ia la udhëheqjen Amr ibn Asit (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
3 – Nga Hudhejfeja (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmetohet se i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) kur i dërgoj ushtarë shtesë Amr ibn Asit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) na luftën e “Dhatu Selasil” tha:” Unë do tju dërgoj njeriun më besnik.” – dhe e dërgoi ashtu siç kërkuan shokët e tij, më besniku i tij ishte Ebu Ubejde el-Xherahu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij).
4 – Amr ibn Sad se babai i tij Sadi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) një ditë ishte me dhentë e tij kur paprtimas erdhi djali i tij Omeri, kur e pa nga larg nuk e njihte dhe tha: Allahu më ruajt nga e keqja i këtij udhëtari! – Kur ia afrua djali i vet ai e njohti e djali i vet i tha:
– O babau im a je i kënaqur me dhentë e tu të jetosh si bedevi (nomadë), kurse të tjerët në Medine përpiqen për të fituar pushtetin. – atëherë babai i tij Sadi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i ra në gjoks djalit të vet dhe i tha:
Hesht, sepse unë e kam ndëgjuar të Dërguarin e Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) duke thënë:” Allahu me të vërtet e don robin e devotshëm, të pasur dhe të fshehtë.”
5 – El-Museueri tregon se njëherë kur bisedohej se Abdurahman ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) mund të futet në Shura – kandidat për kryetar. Unë dëshiroja shumë që ai të zgjidhej si krytarë për shkak të meritave të tij të larta, e nësë ai tërhiqej të zgjidhej Sadi. Kur një ditë më takoi Amr ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) dhe më tha:
Çfarë mendon daja yt Abdurahmani në qoftë se zgjidhet dikush tjetër por tij për kryetar, kurse ai e din se është më i miri se i zgjedhuri? – pasi i ndëgjova këto fjalë shkova tek Abdurahmani dhe Ia thashë fjalët që i dëgjova. – Kurse ai ma ktheu:
Të betohem në Allahun se për mua është më e dashur ta merni një thikë dhe të ma vendosni në fyt e pastaj të më mbytni se sa të më zgjidhni për kryetar shteti.

6 – Ibn Ez-heri tregon nga babai i tij e ky nga gjyshi i tij se kur Othmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ishte i plagosur për vdekje e thiri Humranin, shërbëtorin e tij dhe i tha:
Shkruaj që në qoftë se unë vdes të më zavendëson mua në postin e halifit Abdurahman ibn Aufi. – Humrani duke nxituar shkoj tek Abdurahman ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) dhe kur e takoi i tha:
Muzhde! – Abdurahmani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i tha:
Çfarë paska ndodhur? – i tha Humrani:
Othmani në testamentin e tij të vdekjes e ka lënë që zëvendësi i tij pas vdekjes së tij të jesh ti o Abdurahman. – Kur i dëgjoi këto fjalë Abdurahmani nuk kaloi shumë kohë e përcolli Humranin, i ngriti duart lart në qiell dhe u lut: O Allahu o Zoti im, në qoftë se duan të më zgjedhin kryetar mua pas Othmanit më bë që të vdes para tij. – dhe nuk kaluan as gjashtë muaj pas asaj dite dhe Allahu ia mori Abdurahman ibn Aufit shpirtin – Allahu qoftë i kënaqur prej tij.
7 – Tregon Sejid ibn Musejeb (Allahu e mëshiroftë) se Sad ibn ebi Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) kishte dërguar njerëz tek Abdurahman ibn Aufi që ti tregojnë se ata gjithë do të votojnë për të që ai të bëhet zëvendësi i Omer ibn Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) nëse ai vdes, kur Omeri ishte i shtrirë në shtrain e vdekjes pas plagosjes së tij. Atëherë Abdurahmani ia ktheu në një letër duke i shkruajtur:
Nëna mos të pastë o vëlla! Nuk mund dikush ta mer atë post pas Omer ibn Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) e që të mos fajësohet nga njerëzit për postin që ka mar.
8 – Dhehebiu ka thënë: Prej veprave më të mira të Abdurahman ibn Aufit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) është dorëheqja e tij prej postit në Shura – qeverinë e shtetit të atëhershëm islam kur vdiq Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) dhe kur donin ta vendosnin atë si halif – prijës së muslimanëve, kurse ai u distancua dhe urdhëroj që të zgjedhja të jetë sipas votimit ku e përkrahu edhe ai vet zgjidhjen e Othman ibn Afanit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) si prijës të besimtarëve, i cili edhe u zgjodhë me shumicën e votave të këshillit të lartë shtetërorë. Jo vetëm kaq por Abdurahmani nuk e preferoj për kandidat për prijës të besimtarëve as edhe djalin e xhaxhait të tij Sad ibn Vekasin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili njihej për meritat e larta të tij si sahabi, porse Abdurahmani donte të rinte larg pushteti në çdo aspekt, madje nuk dëshitonte as kushëririn e tij ta kishte prijës të besimtarëve.
9 – Ibn Ajashi tregon nga babai i tij se kur u zgjodh për guvernator i Horasanit Jezid ibn Muhelebi ka shkuar në Horasan dhe i ka pyetur banorët e saj duke u thënë:
Ma tregoni njeriun më të mirë në mesin tuaj. – Banorët ia rekomanduan ebu Berdete el-Eshariun. – Pastaj kur e pa me syte e vetë se sa njeri i mirë ishte, madje shumë më i mirë se si ja kishin përshkruar, tha:
Të autorizoj ty për velij-përgjegjës për këtë dhe për këtë vend. – Por ai pasi që e emëruan për veli atij nuk ju bë qejfi aspak, prandaj i shkruajti një letër Jezidit ku i kërkoj falje për dorëheqjen e tij dhe e la postin. Nuk kaloi shumë kohë kur i erdhi letër nga Jezidi se ai ia ka refuzuar dorëheqjen. Atëherë ai mori rrugën dhe shkoi ta takon emirin personalisht. Pasi që mbriu tek Jezidi, u përshëndetën dhe u ulën të bisedojnë ebu Bekreteja i tha:
O guvernatori i Horasanit, a ka mundësi të të tregoj një hadith që e ka ndëgjuar babai im nga i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)? – i tha Jezidi:
Po urdhëro tregoje ta ndëgjoj edhe unë. – atëherë ebu Berdete tha:
Ka thënë i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të):” Kush e mer përsipër një post për të cilin post e din në vetveten e tij se ai nuk është kompetent për këtë (ose nuk mund t’ja jap hakun), le t’ja përgatit vetvetes një karige në zjarrin e xhehenemit.” E unë personalisht dëshmoj se unë nuk jam kompetent për postin që ma keni dhënë. – Jezidi atëherë i tha:
Tash më ke bërë edhe më të sigurt në përzgjedhjen time që kam bërë. Pra unë nuk e pranoj dorëheqjen tënde, prandaj tani kthehu në vendin tënd dhe vazhdoje punën. Ebu Berdete doli jashtë, pasi u mendoa për një kohë përsëri u kthye mori leje për të hyrë tek Jezidi, e pasi që hyri brenda i tha:
O emir i nderuar a ka mundësi të të tregoj një hadith tjetër që e ka ndëgjuar babai im nga i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)? – i tha Jezidi:
Po urdhëro tregoje ta ndëgjoj edhe unë. – i tha ebu Bekrete:
Ka thënë i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të):” I mallkuar është ai i cili kërkon diçka për fytyrën e Allahut dhe i mallkuar është ai i cili i kërkohet diçka për fytyrën e Allahut e ai nuk e jep atë që i kerkohet, përderisa nuk kërkon ti shkëput lidhjet me dikë të e të hidhërohet.” E unë të kërkoj që për hir të fytyrës së Allahut të mos ma japish atë post që ma ke dhënë, atëherë Jezid ibn Muhelebi pranoi.
10 – Jusuf ibn Esbat tregon se Sufjan Etheuriu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Njeriu ma pak që mund të bëhet asket është kur i afrohet ndonjë post, mund ta shohësh dikënd asket në ushqim, në pasuri, në veshje mirëpo kur i afrohet ndonjë post atëherë hidhërohet për të dhe armiqësohet me njerëzit për të.

Përktheu: Nexhat Ceka
Marrë nga libri “Ku jemi ne nga morali i Selefit të parëve tanë të mirë”

You may also like...