Selefi në dhënien e fetvasë – 8

Bukur-6Selefi dhe fetvaja – 8

 

  1. Tregon Nafiu se dikush e pyeti ibn Omerin-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, për një çështje kurse ai e uli kokën dhe nuk ju përgjigj. Me këtë njerëzit menduan se ai nuk e ka dëgjuar pyetjen mirë, atëherë pyetësi tha:

Allahu të mëshiroftë a nuk e dëgjove pyetjen time? – i tha:

Po, porse ju mendoni se Allahu nuk do të më llogarit për çdo gjë pët të cilën më pyetnie unë përgjigjem. Tani të lutem më lerë të qetë të kujtohem një kohë që të kem mundësi të të përjigjem, e në qoftë se kam mundësi të të jap përgjigje mirë, e në qoftë se jo të të tregoj se nuk e di.[1]

  1. Tregon Maliku nga Nafiu i cili thotë: Gjatë kohës së haxhit ibn Abasi dhe ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, qëndronin secili në vendin e vet. Kështu që unë një ditë shkoja tek njëri e një ditë tek tjetri. E vërejta se ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, jepte fetva çdonjërit që e pyeste kurse ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ma shumë i kthente ata që e pyesnin pa përgjigje.[2]
  2. Shuajb ibn ebu Hamza tregon se Zuhri ka thënë: Na është transmetuar se Zejd ibn Thabit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, është pyetur për diçka, pyeste: A ka ndodhur kjo? Në qoftë se kishte ndodhur atëherë përgjigjej me atë çfarë e dinte, e në qoftë se i thonin se nuk ka ndodhur, thoshte: Lereni deri sa të ndodh.[3]
  3. Gjithashtu transmetohet për Zejd ibn Thabitin -Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se kur e pyeste dikush për diçka, ai thoshte: Për Allahun a ka ndodhur kjo? Në qoftë se i thonin po, atëherë jepte përgjigje, e në qoftë se i thonin jo, atëherë nuk fliste asgjë.[4]
  4. Sahnuni ka thënë: Ata të cilët ishin para jush, kur ndonjëri prej tyre dëshironte të flas për diçka e cila do ti bënte dobi tjerëve e frenonte veten dhe nuk fliste, nga shkaku mos ti rritet mendja, mirëpo kur i vetëpëlqente heshtja fliste. Dhe thoshte: Ai i cili është më i guximshëm për të dhënë fetva, ishte ai i cili kishte më pak dituri.[5]
  1. Është pyetur Sahnuni: Ai i lejohet dijetarit të thotë: Nuk e di për atë të cilën e di? Tha: Për çështjet të cilat janë decide në Kuran dhe në sunet jo, mirëpo për çështjet analogjike po sepse nuk është i sigurtë a ja ka qëlluar apo jo.[6]
  2. Gjithashtu tregohet se halifeja Zijadetullah ka dërguar dikënd ta pyet Sahnunin për një çështje, e ai nuk i është përgjigjur. Atëherë Muhamed ibn Abdusi i thotë:

Dil prej këtij vendi, dje pas namazit dole bashkë më kadiun e sot nuk ju dhe përgjigje?! – ai tha:

A dëshiron ti jap përgjigje atij i cili don të bëhet fekih duke i marë fjalët e mia dhe të dikujt tjetër, sikur të kishte pyetur me qëllim të kuptimit të çështjes fetarisht do ti përgjigjesha.[7]

  1. Abdu Ez’heri ka thënë: E kam dëgjuar Edarimiun duke thënë: Erdhi tek unë Sixhzi i cili kishte shkruar prej Jezid ibn Harunit dhe Xhafer ibn Aunit e më tha:

O ebu Seid! Me vinë disa njerëz e më parashtrojnë pyetje e unë frigohem ti lë pa përgjigje. – i thashë:

Pse? – më tha:

Sepse i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:” Kush pyetet për ndonjë dituri e ai këtë e fsheh, ky person do të frenohet me frena zjarri.[8] – më tha:

I Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë për diçka të cilën e din, kurse ti nuk ke përgjegjësi për atë të cilën nuk e din.[9]

  1. Nga Ejubi transmetohet se e ka dëgjuar Kasimin në Mina duke e pyetur të tjerët, e ai thoshte: Nuk e di. Kurse kur filluan të insistojnë me të madhe, atëherë u thoshte: Uallahi nuk dimë për çdo gjë që na pyesni, sikur ta dijmë përgjigjen nuk do ta fshihnim prej jush, sepse kjo nuk na lejohet.
  2. Gjithashtu Jahja ibn Seid thoshte: E kam dëgjuar Kasimin duke thënë: Ne nuk e dimë çdo gjë që na pyesni, për njeriun është më mirë të jeton i paditur pasi ta njoh të vërtetën e Allahut mbi vete se sa të flas pa dituri.[10]

[1] Sifetu Safve 1/566

[2] Sijeru Alamu Nubela 3/222

[3] Sijeru Alamu Nubela 2/438

[4] Sijeru Alamu Nubela 2/438

[5] Sijeru Alamu Nubela 12/66

[6] Sijeru Alamu Nubela 12/65

[7] Sijeru Alamu Nubela 12/66

[8] Ebu Davudi 3658, Albani e ka klasifiku si hadith sahih me nr.3106

[9] Sijeru Alamu Nubela 13/322

[10] Sifeti Safve 2/89

Përktheu: Nexhat Ceka
Marrë nga libri “Ku jemi ne nga morali i Selefit të parëve tanë të mirë”

You may also like...