Selefi në frigën e tyre ndaj Allahut – 4

Selefi-2Selefi në frigën e tyre ndaj Allahut
dhe kujdesi i tyre se janë nën mbikqyrjen e Tij

1 – Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) shpesh thoshte: Çdo njërit prej jush i kalon nata dhe dita kurse exheli (vdekja) i afrohet, veprat tuaja janë të regjistruara, kurse vdekja vjen papritmas, ai i cili mbjell diç te mirë shpreson të korrë me gjithë qejf, kurse ai i cili mbjell keq prêt të korrë pishmanllëk, prandaj çdo njëri do të korri atë që e ka mbjellur. Për këtë arsye nuk mund ta përshpejtosh hisen e të ngadalshmit e as hisen e punëtorit për derisa nuk e ka caktuar Allahu, prandaj kujt nuk i bie ndonjë e keqe Allahu atë e ka ruajtur, të devotshmit janë zotërinj, fukahatë (dijetarët) janë udhëheqës, ndejtja me to është shtim i diturisë.
2 – Tregon el-Kasiu: Na ka treguar ebu Jemani nga Hariz ibn Uthmani e ky nga ebu Hasen Umran ibn Nemran se ebu Ubejdeja vëzhgonte nëpër ushtri dhe thoshte: Ndoshta dikush i ka teshat e pastërta mirëpo e ka fenë e ndytur, të njollosur. Ndoshta dikush është bujar ndaj vetes së tij mirëpo nuk ia din vlerën asaj, prandaj shpejtoni bëni vepra të mira për të këqijat që i keni bërë.
3 – Ibn Shevedhebi tregon se kur i është afruar vdekja ebu Hurejres (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) filloi të qante, dikush i tha:
Pse po qanë ? – ai i tha:
Rruga e gjatë, largësia e shpëtimit, përgatitja e pamjaftushme dhe friga nga përfundimi i keq janë ato që më bëjnë të qaj, pasi që akoma nuk e di a do hidhem në zjarrë apo do të mëshirohem e do të futem në xhenet.
4 – Ibn Suri transmeton se Ibn Sirini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Unë e di shkakun pse kam mbetur borxhli nga mëkati im, kur i thash një personit: O muflis – i falimentuar. Pastaj vazhdon ibn Suri dhe thotë:
I thashë ebu Sulejman Edaranit (Allahu e mëshiroftë) për këtë fjalë të Ibn Sirinit, e ai ma ktheu: Kanë patur aq pak mëkate sa që e kanë hetuar nga ju vin të këqijat, kurse mua dhe ty na janë shtuar aq shumë mëkatet sa që nuk e dim se nga na vijnë të këqijat.
5 – Ibn Xhabiri ka thënë: Më ka treguar xhaxhai im Jezidi nga Ata el-Horasani se ka thënë:
Unë nuk ju këshilloj për dunjanë sepse ju jeni të kujdesshëm e vraponi pas saj, mirëpo ju porosis të keni kujdes për ahiretin, prandaj shfrytëzojeni vendin i cili kalon shpejt për vendin e përjetshëm. Konsiderojeni dunjanë si vend të huaj, sepse një ditë do ta leni atë, bëhuni sikur e këni shijuar vdekjen, sepse do ta shijoni. Dijeni se ahireti është diçka në të cilën do të vendoseni, dhe pasha Allahun do të vendoseni në të përgjithmonë. Ahireti është shtëpia e të gjithë njerëzve, prandaj nuk njeri i cili mer rrugën për udhëtim vetëm se mer me vete furnizim, prandaj ai i cili në udhëtim i ka pregatitjet me vete është i lumtur, ndërsa ai i cili nuk i ka pregatitjet pendohet keq. Kur del dielli i fortë nuk ka ku të strehohet, kur ti pihet ujë nuk gjen dot as për tu freskuar më të, udhëtimi në dunja është i përkohshëm ndërsa i mençur është ai njeri i cili punon për udhëtimin e tij të përjetshëm.

6 Bekr ibn Abdullah ka thënë: Kur ta shohësh dikënd i cili është ma i madh se tij në moshë thuaj vetvetes: Ky ma ka kaluar mu në iman e vepra të mira dhe është më i mirë se unë. Kur të shohësh dikënd më të rijë se tij në moshë thuaj vetvetes: Kam bërë më shumë mëkate se ky, prandaj ky është më mirë se unë. E kur ti shohësh moshatarët, shokët e tu duke të respektuar thuaj vetvetes: Kjo është begati e cila vjen nga ata, e kur të shohësh se nuk të respektojnë thuaj vetvetes: Kjo vjen si pasojë e mëkateve të mia.
7 – Kasim Ibn Muhamed tregon: Ishim njëherë në udhëtim me Abdullah ibn Mubarekun (Allahu e mëshiroftë) kurse në mendjen time çdoherë qëndronte dhe thosha se me çfarë vepre na e ka kaluar ky njeri dhe është bërë kaq i njohur në mesin e njerëzve? Kur është për tu falur edhe ne falemi si ai, e në qoftë se ai agjëron edhe ne agjërojmë sikurse ai, në qoftë se ai lufton edhe ne luftonim në krah të tij, në qoftë se ai bën haxh edhe në bënim haxh bashkë me të. Kështu që një ditë prej ditëve kur ishim në rrugë për në Sham, erdhi nata dhe në ndaluam në një vend për të ngrënë darkë dhe për të fjetur.
Pasi që u shua feneri pas pak kohe kur shumica prej nesh flejtën, dikush u çua për të gjetur diçka që ta ndez atë përsëri dhe kur u ndez feneri e pam Abdullah ibn Mubarekun të zgjuar, mjekra e të cilit ishte e lagur plotësisht nga lotët e tij. Atëherë thash me vetvete: Me siguri është kjo frikë e tij ndaj Allahut me të cilën na e ka kaluar. Pasi që çdoherë kur ai veçohej nga njerëzit përkujtonte dhe meditonte mbi ditën e gjykimit, e si pasojë qante pandërprerë gjatë natës.
8 – Murveziu thotë: i thashë imam Ahmedit (Allahu e mëshiroftë): Si u gdhive? – me tha:
Si mund të zgjohet një njeri që Allahu kërkon prej tij ti kryen obligimet ndaj Tij, i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) prêt prej tij që ta pason sunetin e tij, dy melek kërkojnë nga unë ti përmirësoj veprat e mia, epshi im dëshiron që unë të devijoj, iblisi dëshiron të bie në imoralitet, meleku i vdekjes prêt lejen për të ma marë shpirtin kurse familja ime kërkon të kujdesem për kafshatën e tyre.
9 – Ibn Hubejki tregon: Më tha mua Hudhejfe el-Murashij: Prej katër gjërave ki kujdes: Sytë e tu, gjuhën tënde, epshin tënd dhe zemrën tënde. Kujdesu çdoherë që syri yt të mos sheh në haram, kujdesu që gjuha ytë të flet vetëm atë që e ken ë zemër, kujdesi që zemra yte të mos uren askënd prej muslimanëve, të mos ndjek të metat e tyre dhe kujdesu që epshi yt mos të të mar përpara. Dije se sikur mos ti posedosh këto cilësi atëherë mer dhe hidh mbi kokën tënde rërë. (Kjo tek arabët do të thoshte se ai njeri nuk ka asnjë farë vlere).
10 – Tregon Kadi Hysejn për hoxhën e tij Kafalin se shpesh në ligjeratat e tij qante, pastaj e ngrinte kokën lartë dhe thoshte: Sa të pakujdesshëm jemi në atë të cilën kërkohet prej nesh.

11 – Muhaveli thotë: Më vizitoi njëherë Behim el-Axheli dhe më tha: A mund të më udhëzosh për dikend nga shokët e tu me të cilin mund të udhëtoj për në haxh. – I thashë:
Po do të udhëzoj. Pastaj shkova tek një njëri i lagjës time të cilin e njihja mirë si njeri të devotshëm dhe i njohtova që të dy, e si pasojë Behimi shkoi në shtëpi. Kur e takova ditën tjetër Behimi më tha:
A mund të më gjesh një njeri tjetër sepse ai nuk më konvenoi mua. – ju drejtova e i thash:
Pse mjer për ty? Të betohem në Allahun se nuk kam parë dikënd në Kufe më të sjellshëm se ai. Gjithashtu kam udhëtuar me atë bashkë me anije dhe nuk mbaj mend diçka prej tij vetëm se të mira. – Më tha:
Unë për të ndëgjova se kur fillonka të qaj rrugës nuk din të ndalet e kjo do të na prish kënaqësinë e udhëtimit. – atëherë i thash:
Mjerë për ty, njeriu qan ndonjëherë ngase mërzitet apo nga shpirtmadhësia po ti vallë a nuk qan asnjëherë? – më tha:
Po si jo, qajë, porse për të më thanë se qan tepër shumë. – i thashë:
Shoqërohu me të ndoshta do të përfitosh nga ai. – më tha:
Do të kërkoj prej Allahut më të mirën. – Kur erdhi koha për tu nisur në rrugë, i pregatitën devet e tyre, atëherë Behimi u ul nën hijen e një muri, dorën e tij e vendosi nën mjekrën e tij dhe filluan ti rrjedhin lotët mbi faqet e tij, pastaj mbi mjekrën e tij, mbi gjoksin e tij e më në fund edhe mbi tokë.
Mua afrua komshiu im, të cilin ia preferova Behimit të udhëtoj më të për në haxh dhe më tha:
O Muhavel, ky shoku yt ja filloi, ky nuk mund të bëhet shoku im për në udhëtim. – i thashë:
Ki mëshirë ndoshta mërzitet për shkak ndarjes nga familja e tij. Behimi na kishte ndëgjuar e mu afrua dhe më tha:
Qajta sepse mu kujtua udhëtimi për në ahiret, dhe vazhdoi përsëri të qaj duke rënkuar. – Kur e vërejti këtë gjendje fqiu im më tha:
Nuk e di pse e kam marë udhëtimin me ty dhe me Behimin, ju të dy është dashur ta merni me vete Davud et-Tajin dhe Selam ebu Ahvesiun (dy besimtarë të njohur që qanin shumë nga frika prej Allahut) e bashkë me Behimin të qani bashkë derisa të vdisni duke qarë. Kurse unë (Muhaveli) çdoherë i ria pranë të dyve dhe thosha me vete: i lumi unë, ndoshta ky është udhëtimi më i mirë në jetën time. Gjatë tërë udhëtimit tonë për në haxh e vërtetova se fqiu im ishte njeri tepër bujar, tregtarë, shpirtgjërë, shikonte vetëm punën e tij, njeri i cili qante kohë pas kohë. Porse para mbritjes mu drejtua duke më thënë: Kësaj radhe unë u ndikova nga dikush, e ky njeri ishte Behimi. Këto biseda për Behimin, vetë Behimi nuk i kishte ndëgjuar, madje nga ajo që pash tek ai (devotshmërinë e tij) mendoja se nëse do ti ndegjonte nuk do të shoqërohej me ne.
Pasi që e mbaruam haxhin u kthyem në shtëpitë tona, ndërsa shoqëria në mes tyre u përmirësua aq shumë sikur ata të mos kishin shokë të tjerë përveç njëri-tjetrit.
Pas aritjes nga haxhi e vizitova komshiun tim për tja dhënë një selam. Kurse ai mu drejtua dhe më tha:
Allahu të shpërbleft o vëllau im, për të mirën që ma ke bërë, nuk më është besuar se ndërmjet këtyre krijesave ka njerëz sikur Behim el-Axheli. Të betohem në Allahun se më gostiste mua edhe pse unë kisha më shumë se ai, më shërbente gjatë rrugës më shumë se unë atë, edhe pse unë isha më i ri dhe më i fuqishëm se ai, e ai ishtë i moshuar dhe i dobët, më pregatiste ushqim kurse ai vetë vazhdimisht agjëronte. i thashë:
Po çfarë ndodhi me ty, pasi që në fillim kur filloj të qaj ti nuk e pëlqeve dhe nuk doje të udhëtosh me të? – ma ktheu:
Qarja e tij më zbuti zemrën, më kënaqte kur më fliste pse po qan, e shpesh ndodhte që edhe unë të qaj me të edhe pse nuk u vinte mirë atyre që ishin me neve. Mirëpo pas një kohe edhe bashkëudhëtarët tonë filluan të qajnë kur ndëgjonin arsyet se pse Behimi qante, dhe thoshin: Pse këta të qajnë kur ne të gjithë do ta kalojmë një rrugë për në ahiret.
Pasi që dola nga ai shkova të vizitoj Behimin, kur e takova pasi që shkëmbyem selame i thashë:
Si kalove me shokun tënd? – mu përgjigjë:
Si me shokun më të mirë, e përmendte Allahun shumë, lexonte Kuran vazhdimisht, lotonte dhe ndikohej shumë shpejt, ishte i durueshëm në udhëtim. Allahu e shpërbleft për çdo gjë çfarë ka bërë për mua.

Përktheu: Nexhat Ceka
Marrë nga libri “Ku jemi ne nga morali i Selefit të parëve tanë të mirë”

You may also like...